Kulturë

JLo rrëfen detajet nga propozimi i Ben Affleck

Isha kaq e lumtur sa lotët më rridhnin në faqe.

Published

on

Pas 20 vitesh të ndarë dhe kur nuk mendonin se jeta do t’i bënte më ndonjëherë bashkë, JLo dhe Ben Affleck rinisën romancën e tyre që kësaj here po lulëzon më shumë se kurrë.
Ata janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndihen shumë të dashuruar ndaj Ben Affleck mendoi t’i propozojë edhe njëherë partneres, kur ajo s’e priste fare.
Ndryshe nga herën e parë, kësaj here propozimi ishte fare i thjeshtë dhe pa asnjë mundim. Por Jennifer Lopez e cilëson si gjënë më romantike në botë. Ndodhi një të shtunë mbrëma teksa të dy rrinin së bashku në shtëpi dhe këngëtarja po relaksohej në vaskë.
“Të shtunën në mbrëmje, në vendin tim më të preferuar (vaska), dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi. Për mua ishte tërësisht e papritur dhe thjesht e pashë në sy, buzëqesha dhe nisa të qaj duke menduar në kokën time sesi pas 20 vitesh, kjo po ndodhte sërish. Nuk i ktheva përgjigje fare, por ai e kuptoi dhe tha: “Ta marr si ‘Po’”? Patjetër që ishte një po!

Isha kaq e lumtur sa lotët më rridhnin në faqe. Nuk kishte asgjë luksoze tek ai propozim, por ishte gjëja më romantike që mund të imagjinoja ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e qetë e një të shtune në shtëpi, kur dy njerëz premtuan se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz me shumë fat, që i erdhi një shans i dytë për të përjetuar dashurinë e vërtetë!”- tregoi ajo e emocionuar.

Continue Reading

Magazinë

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Published

on

Aktori i “Nip/Tuck”, Dylan Walsh, 61 vjeç dhe familja e tij përjetuan një aksident automobilistik të frikshëm këtë fundjavë në Rumson, New Jersey.

Sipas TMZ, automjeti, një Ford Explorer 2022, u përplas me dy shtylla elektrike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të makinës.

Makina fillimisht po lëvizte në drejtim të veriut rreth orës 5 të pasdites përpara se të devijonte papritur në korsinë jugore dhe të godiste shtyllën e parë, tha Departamenti i Policisë së Rumson. Makina vazhdoi të lëvizte dhe përfundimisht u përplas në një shtyllë tjetër të shërbimeve.

Dy nga pesë pasagjerët u transportuan në Riverview Medical Center për shkak të dhimbjeve, ndërsa aktualisht nuk është bërë e qartë se kush ishte duke drejtuar veturën. Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rrezikut dhe janë rikuperuar, sipas një deklarate për Page Six.

Familja shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të policisë, zjarrfikësve dhe stafit mjekësor.

Ky aksident ndodh më pak se një muaj pas vdekjes së ish-bashkëshortit të tij në “Nip/Tuck”, Julian McMahon, i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancer në moshën 56-vjeçare.

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm Frank Caprio

Published

on

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve. Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim.

Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën e merituar  “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të 2023, Caprio bëri publike diagnozën e iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 festoi përfundimin e trajtimit me ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga 1985 deri në pensionimin e tij më 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

Continue Reading

Magazinë

“Nuk janë në komunikim të vazhdueshëm”, a ka mbaruar romanca e Katy Perryt me ish-kryeministrin kanadez?

Published

on

Romanca midis yllit amerikan të muzikës pop Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, e cila kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, sipas burimeve të huaja, tashmë ka marrë fund.

Edhe pse u panë për darkë së bashku në Montreal, dhe Trudeau më vonë ndoqi një nga koncertet, entuziazmi fillestar duket se u shua shpejt. Komunikimi është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, dhe arsyeja kryesore thuhet se është axhenda e tyre e ngjeshur dhe presioni publik.

“Nuk ka asgjë negative në lidhje me këtë. Ata nuk janë në komunikim. Kjo mund të ndryshojë, tani për tani, kështu është. Është qetësuar situata”, tha burimi.

Sipas burimeve pranë çiftit, ish-kryeministri kanadez nuk ishte i përgatitur për kaq shumë vëmendje të shkaktuar nga marrëdhënia e tyre.

“Ishte vetëm takimi i parë dhe fotot përfunduan menjëherë në media. Atij nuk i pëlqeu”, zbuloi një burim për Daily Mail. Gjithashtu u shtua se Perry nuk është në humor për një lidhje serioze tani për tani, duke pasur parasysh se ajo ende po rikuperohet nga ndarja me aktorin Orlando Bloom.

“Ajo është e zënë, ai është i zënë. Po ndodhin shumë gjëra dhe ngazëllimi fillestar është zbehur”, tha burimi.

Pavarësisht se shumë veta u habitën nga lidhja, burimet pohojnë se mes tyre kishte tërheqje të fortë dhe “lidhje të menjëhershme”.

Megjithatë, për momentin – sipas një burimi të brendshëm – ata janë vetëm miq, pa ndonjë dramë apo konflikt të veçantë në sfond.

Si kujtesë, Justin Trudeau u divorcua nga gruaja e tij Sophie Gregoire në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë. Megjithatë, Katy Perry konfirmoi së fundmi fundin e marrëdhënies së saj afatgjatë me Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy.

Continue Reading

Lifestyle

E thotë shkenca: Ja si ndikon të lexuarit në shëndetin tonë

Published

on

Që kur ishit të vegjël, të gjithë ju kanë treguar rëndësinë e të lexuarit. Por pse vërtetë është kaq e rëndësishme? Veç faktit që leximi ofron një dëfrim, promovon të menduarin e thellë dhe ka aftësinë që t’ju dërgojë kudo në botë me kthimin e një faqeje, ka edhe fakte shkencore që leximi është i mrekullueshëm për shëndetin tuaj.

Cilat janë benefitet e vërteta të të lexuarit?

Librat kanë fuqinë jo vetëm që t’ju inspirojnë, të edukojnë dhe të lëvizin njerëzit, por gjithashtu ta bëjnë jetën më të mirë dhe më të shëndetshme.

Ka gjashtë arsye shkencore pse të të lexuarit është e mrekullueshme për ju.

Mund të përmirësojë memorien tuaj;

Ulë nivelin e stresit;

Mund të jetë terapeutike;

Përmirëson funksionimin e trurit;

Rrit fuqinë e përqendrimit tuaj;

Mund të ndihmojë që të jetoni më gjatë. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara