Lajmet

“Ji falenderues” – Fjalimi motivues i Keanu Reeves

Fjalimi ka qëllim që të jeni mirënjohës ndaj kujtdo që ju ka ndihmuar në jetën tuaj.

Published

on

Më poshtë do të mund të lexoni fjalimin e Keanu Reeves në “TLC Chinese Theatre” me titullin: “Ji falenderues”.

Është një ndër fjalimet më të bukur, i cili do t’ju motivojë pamasë për të qenë falenderues dhe mirënjohës ndaj kujtdo që ju ka ndihmuar në jetën tuaj.

“Është një nder i madh të jem këtu mes jush, në këtë vend historik dhe magjik. Arsyeja se pse unë ndodhem në këtë festival, është sepse punoj me artistë kaq të mëdhenj, sa jeni të gjithë ju këtu. Dhe nuk do të isha këtu, nëse nuk do të punoja me artistë kaq punëtorë, kaq të talentuar dhe kaq humanë sa ju.

Unë kam qenë pjesë e disa filmave, të cilat ju i keni vlerësuar, ndërkohë që mua ma kanë ndryshuar jetën totalisht. Jam falenderues ndaj të gjithë njerëzve që i kanë pëlqyer filmat e mi. Pa mbështetjen tuaj, unë nuk do të isha këtu.

E nisa rrugën time të aktrimit, kur isha 15 vjeç në Toronto, Kanada. Dua ta falenderoj nënën time, pasi kur e pyesja nëse është ok që unë të vazhdoj për aktor, ajo më thoshte gjithmonë: “Bëj çfarë të duash zemër, është jeta jote dhe mund ta jetosh si të duash”.

Kështu që, me makinën time të parë, kur isha 18 vjeç, udhëtova drejt Los Angeles në Kaliforni. Kisha vetëm një ëndërr, që bësoj e kanë pasur të gjithë artistët në fillimin e karrierës së tyre. Doja të isha nëpër foto, nëpër postera, nëpër filma, seriale, kinema. Doja të isha i njohur për artin tim. I doja dhe i dua filmat, t’i shoh dhe t’i realizoj vetë. Kjo ishte ajo që më nxiti më shumë të luftoja për karrierën time si aktor.

Sigurisht që në rrugëtimin tim, kam pasur plot njerëz që më kanë ndihmuar pamasë. Isha i ri dhe ka pasur kaq shumë persona që më kanë mbështetur pamasë. Lista është aq e gjatë, saqë unë i falenderoj të gjithë pa i përmendur, pasi jam i sigurtë se do harroj ndonjë prej tyre. Të njëjtën gjë dua t’jua kërkoj të gjithë juve. Ndoshta nuk do ta keni mundësinë të mbani fjalime përpara një publiku kaq të gjerë, siç po mbaj unë fjalim përpara jush. Por të gjithë e kemi mundësinë t’i falenderojmë personat e rëndësishëm, qoftë edhe në një takim, në një kafe me ta.

Falenderojini të gjithë ata që ju kanë ndihmuar, që ju kanë mbështetur, që ju janë gjendur pranë. Ju nuk e keni idenë sa shumë e ngroh zemrën një falenderim i sinqertë dhe i papritur. Falenderimi im për ju është shumë i përgjithësuar, por imagjinoni pak sa shumë do e gëzoni dikë të veçantë duke e falenderuar specifikisht për çfarë ka bërë për ju. Jo vetëm që ai person do e kuptojë se i jeni mirënjohës, por do të bindet se dhe ai ju ka ju si shtylla të rëndësishme mbështetjeje në jetë.

Falenderoni pa ndrojtje! Lumturojini ata që ia vlejnë për ju. Jo gjithçka ka lidhje me anën materiale, fjalët janë më të rëndësishme se gjërat e blera me lekë e që një ditë do të prishen.

Faleminderit të gjithëve!”/bota.al

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara