Lajmet

Jetëgjatësia në Kosovë, më e ulëta në rajon – 1/3 e vdekjeve te grupmoshat e reja si rezultat i sëmundjeve kronike

Published

on

Inovacioni në teknologji, digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe sistemi i informacionit shëndetësor, u vlerësuan si një domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm shëndetësor në Kosovë.

Në konferencën vjetore të organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPK), u tha se shërbimet shëndetësore në vend nuk janë të kënaqshme, duke theksuar se jetëgjatësia e njerëzve në Kosovë është ndër më të ultat në rajon.

Specialistja në Departamentin e Shëndetësisë në Bankën Botërore në Kosovë, Mrika Aliu, ka thënë se sëmundjet kronike ose jo-ngjitëse janë në rritje drastike dhe se rreth 80 për qind e vdekjeve në Kosovë janë si rezultat i sëmundjeve të zemrës e kancerëve të ndryshme.

Ajo ka shtuar se është edhe më shqetësuese se rreth 1/3 e vdekjeve të grupmoshes 20-29 është si rezultat i sëmundjeve kronike.

“Projekti i ri që është dizajnuar me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, roli ynë është në financim, ofrimin e mbështetjes teknike dhe mbikëqyrjen e zbatimin e këtij projekti. Objektiven kryesore e ka në ndërtimin e mekanizmave qeverisës edhe kapaciteteve institucionale për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Nëse i këqyrim indikatorët e popullatës në shëndetësi, besoj edhe pajtohemi edhe prej jetës së përditshme se nuk janë shumë të kënaqshme. Për shembull jetëgjatësia e njerëzve në Kosovë është ndër më të ulëtat në rajon. Mos të flasim se është me e ulët se mesatarja e BE-së. Sëmundjet kronike ose jongjitëse janë në rritje drastike, diku 80 për qind e vdekjeve në Kosovë janë si rezultat i sëmundjeve të zemrës, kancereve të ndryshme. Por çka është edhe më shqetësuese se është se diku 1/3 e vdekjeve të grupmoshes 20-29 vjeç që është fuqia e ardhshme punëtore, është si rezultat i sëmundjeve kronike. Tash nëse flasim edhe për zhvillimin e sektorit privat dhe të ekonomisë nëse nuk e kemi një popullatë të shëndetshme, as sektori publik as privat nuk jemi duke bërë punë të mirë përderisa nuk fokusohemi që t’i përmirësojmë këtë indikatorë të popullatës. Rreth 38 për qind e shpenzimeve në shëndetësi vijnë nga paratë e qytetarëve. Më shumë se gjysma e tyre shkojnë në barna, shërbime laboratorike dhe shërbime të tjera. Është për tu brengosur sepse në një farë forme shumë shpejt mund t’i qes qytetarët nga një status të mirëqenies së mirë në një status i varfër”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shtuar se për këto arsye projekti i ri i Bankës Botërore, që është dizajnuar me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, fokusohet në ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, i cili bazohet në tri shtylla kryesore.

“Për këtë arsye edhe projekti i ri fokusohet në ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Tri shtyllat në kuadër të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore që fokusohet projekti i ri janë, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, shtylla e dytë është mbështetja teknike në zbatimin e ligjit të ri të sigurimeve shëndetësor dhe pjesë kryesor do të jetë në investimin e sistemit të integruar shëndetësor”, ka thënë ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit Evropian të Spitaleve Private, Ilaria Giannico, ka thënë se Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në kujdesin shëndetësor është njëra nga prioritet e Komisionit Evropian.

Sipas saj, Inteligjenca Artificiale do të jetë e ardhmja e kujdesit shëndetësor.

“Për sa i përket digjitalizimit, ne jemi anëtar dhe kemi qenë anëtar tash me shumë se 10 vite te Grupit të Akterëve në Shëndetësi që është një organ që ka krijur Komisioni Evropian, dhe ku i ftojnë të gjithë akterë që punojnë në sektor që ti prezantoj propozimet për ndryshime legjislative që nxjerr Komision. Në takimin e fundit që kemi pasur para disa javën kemi diskutuar dhe po diskutojmë tani çështje më të rëndësishme për sa i përket shëndetësisë elektronike që janë Inteligjenca Artificiale në kujdesin shëndetësor që siç e dini do të jetë e ardhmja. Në shumë vende ajo është e pranishme. Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në kujdesin shëndetësor është njëra nga prioritet e Komisionit Evropian, dhe tash ata kanë publikuar një anketë që kanë pyetur të gjithë akterët që të japim mendimet tona për një tersi pyetjesh rreth asaj se si përdoret Inteligjenca Artificiale”, ka thënë ajo.

Drejtor i kompanisë “Ciberbit Portugal”, Jorge Xavier, tha se kompani e tij ofron e zhvillimin e softuerit në sektorin e shëndetësi dhe se 100% e konsumatorëve të tyre deri me sot kanë qenë ofrues privat të kujdesit shëndetësor.

“Jemi kompani teknologjike, ofruesit e kujdesit shëndetësor janë konsumatorët tanë. Jemi në treg që nga viti 2019, 100 për qind e konsumatorëve tanë deri me sot kanë qenë ofrues privat të kujdesit shëndetësor jo sepse e kemi zgjedhur por ka të bëjë me disa çështje specifike në organizmin e sistemit shëndetësor”, ka thënë ai.

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Vendi

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

lajme

Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

Published

on

By

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.

Continue Reading

Lajmet

“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”

Published

on

By

Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”

Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:

“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”

Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.

Continue Reading

Të kërkuara