Kulturë

Jesy Nelson po rikthehet si solo artiste

Published

on

Fansat e “Little Mix” u shokuan dhjetorin e vitit të kaluar kur Jesy Nelson u largua nga grupi për t’u fokusuar në shëndetin mendor.

Anëtaret e grupit, Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall, mbështetën vendimin e saj dhe u zotuan se do t’i qëndrojnë pranë.

Por duket se diçka ka ndryshuar. Këngëtarja të enjten mbrëma publikoi një video në Instagram duke njoftuar se po kthehet si solo artiste.

“Kapitulli i ri”, shkroi ajo mes tjerash në mbishkrimin e videos.

“Për mua, kjo është muzika që gjithmonë ëndërroja ta bëja. Nuk mendoj se dikush e ka pritur këtë. Është kapitull i ri për mua. Nëse vërtet besoni në diçka dhe doni që të ndodhë, ju mund ta arrini atë”, ishte videoja.

Burime të shumta i thanë mediave të huaja se ajo po rikthehet si solo artiste./UBTNews

Kulturë

“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë

Published

on

By

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive.

Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i shtrenjtë sa Positano, në Bregun e Amalfit, në Itali.

Në fakt, ekzistojnë katër vende tërheqëse të “Botës së Vjetër” të cilat ofrojnë akomodim dhe ushqim me kosto më të lirë:

1-Vlora, Shqipëri; 2-Liqeni i Ohrit, Shqipëri/ Maqedoni e Veriut; 3-Nessebar, Bullgari; 4- Batumi, Gjeorgji.

Vlorë, Shqipëri

E vendosur midis maleve dhe detit, Vlora është destinacioni kryesor turistik në bregdetin e Shqipërisë, “perla e fshehur” e një vendi që është bërë pika e nxehtë e verës së ardhshme të Evropës.

Vlora është një qytet i qetë me një qendër historike të rinovuar së fundmi, me një trashëgimi të pasur kulturore, dhe një vijë bregdetare mahnitëse – të mbushur me apartamente të larta, bare plazhi të gjalla dhe taverna mikpritëse që shërbejnë ushqime të freskëta deti gjatë gjithë ditës.

Vlorë, Shqipëri

Ky qytet i bukur bregdetar do të mundësojë fluturime direkte brenda Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është planifikuar të hapet në vitin 2026.

Çmimet mesatare në Vlorë, Shqipëri

Vakt i Lirë – (Restorant) 8 dollarë

Vakt me 3 pjata për 2 persona – (Restorant i nivelit të mesëm) 28 dollarë

Akomodim i lirë – (Hostel) 14 dollarë

Akomodim i nivelit të mesëm (Hotel/B&B/shtëpi pritjeje me 3 yje) 59–69 dollarë

Hotel me 5 yje (Luksoz gjithëpërfshirës) 184–295 dollarë

Tarifa e taksisë (Për 0, 5 milje) 1,90 dollarë

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në kufirin malor midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra të Evropës, me një ekosistem unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike.

Një anije lundron mbi liqenin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra evropiane, 18 Mars 2023

Imagjinoni një varg qytetesh buzë liqenit të kryqëzuara me rrugë me kalldrëm, me anije shumëngjyrëshe të ankoruara pranë porteve të tyre piktoreske, kisha mahnitëse të lashta dhe madje plazhe me guralecë – të shtrira pranë klubeve të lundrimit.

Mos humbisni Qytetin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë.

I ndërtuar kryesisht midis shekujve VII dhe XIX, ai ka manastirin më të vjetër sllav (Shën Pantelejmonin) dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin që datojnë nga shekulli XI deri në fund të shekullit të XIV.

Continue Reading

Magazinë

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Published

on

Beyonce e përfundoi turneun e saj “Cowboy Carter” me një koncert spektakolar në Las Vegas dhe e shfrytëzoi performancën lamtumirëse për të mbledhur një numër të madh të ftuarish surprizë.

Ajo ribashkoi grupin legjendar “Destiny’s Child” për kënaqësinë e një publiku të madh në koncert.

Gjatë koncertit në Allegiant, Michelle Williams dhe Kelly Rowland iu bashkuan Beyonce për të performuar një përzierje të hiteve siç konfirmohet nga videot nga rrjetet sociale. Në një nga videot, mund të shihni se si treshja, u ngjit në skenë dhe e filloi performancën me “Lose my Breath” para një publiku entuziast.

Rowland dhe Williams e ndihmuan Beyonce-n të interpretonte këngën e saj “Energy” nga albumi i saj ‘Renaissance’, gjatë së cilës ata performuan “mute challenge”-in e njohur.

Ata e përfunduan ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001 “Bootylicious”.

Ky ishte ribashkimi i parë i “Destiny’s Child” në skenë që nga performanca e Beyonce në ‘Coachella’ në vitin 2018.

Continue Reading

Lifestyle

Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë

Published

on

Sipas një renditjeje të fundit nga InterNations, e publikuar nga Forbes, Valencia në Spanjë është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar, për të huajt që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit të tyre.

Sondazhi përfshiu mbi 12,500 ekspatë në 53 qytete të 35 vendeve, dhe u bazua në cilësinë e jetës, lehtësinë e përshtatjes dhe aspektet financiare personale.

Valencia mori vlerësime të larta për transportin publik të aksesueshëm, mundësitë për aktivitete dhe sigurinë.

Një ekspat holandez e përshkroi jetën si “e qetë dhe e shijshme”, duke përmendur mikpritjen, kuzhinën e shkëlqyer, kulturën gjallëruese dhe klimën e butë.

Spanja dominon edhe më tej listën me Málaga dhe Alicante në vendin e dytë dhe të tretë. Málaga u vlerësua për atmosferën mikpritëse dhe cilësinë e lartë të jetës, ndonëse disa shprehën vështirësi në tregun lokal të punës. Alicante mori pikë të larta për strehimin e përballueshëm dhe infrastrukturën digjitale të zhvilluar, gati 70% e të anketuarve e konfirmuan këtë.

Edhe Madrid dhe Barcelona janë pjesë e 25 qyteteve më të mira në botë për të jetuar si ekspat, një tjetër dëshmi e fuqisë sërishme të Spanjës si destinacion i preferuar ndërkombëtar.

Continue Reading

Magazinë

Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste

Published

on

Fushata e re reklamuese e Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste” dhe “aluzioneve raciste”.

Fushata titullohet “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi. Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj.

Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personaliteti dhe ngjyra e syve.

Sydney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: “Xhinset/gjenet e mia janë blu”. Nuk është e qartë se cilën nga dy fjalët po përdor, pasi shqiptohen njësoj.

Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë në TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.

Continue Reading

Të kërkuara