Lajmet

Jep dorëheqje diplomati rus në OKB: Kurrë nuk jam ndjerë kaq i turpëruar

Ai dënoi Vladimir Putinin për luftën e tij agresive kundër Ukrainës

Published

on

Shumë shtete kanë zgjedhur të largohen nga Rusia dhe të mos bëjnë më biznes me të ose të largojnë nga vendi i tyre diplomatët rusë.

Së fundmi një diplomat rus në OKB ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ai “kurrë nuk ka qenë kaq i turpëruar” nga vendi i tij, ndërsa dënoi Vladimir Putinin për luftën e tij agresive kundër Ukrainës, sipas raporteve, shkruan The Guardian.

Boris Bondarev, një këshilltar i misionit rus në zyrën e OKB-së në Gjenevë, kritikoi ministrinë e jashtme ruse – ku ai ka punuar për 20 vjet për gënjeshtra dhe joprofesionalizëm, raporton vëzhguesi i të drejtave UN Watch.

“Për njëzet vite të karrierës sime diplomatike kam parë kthesa të ndryshme të politikës sonë të jashtme, por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt të këtij viti”, deklaroi ai.

Lufta agresive e nisur nga Putini kundër Ukrainës, dhe në fakt kundër gjithë botës perëndimore, nuk është vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë.

Ata që e konceptuan këtë luftë duan vetëm një gjë – të qëndrojnë në pushtet përgjithmonë, të jetojnë në vila luksoze, të shëtisin me jahte duke gëzuar fuqi të pakufizuar dhe pandëshkueshmëri të plotë.

Për ta arritur këtë, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë aq persona sa është e nevojshme. Mijëra rusë dhe ukrainas kanë vdekur tashmë vetëm për këtë”, tha ai.

Ai tha se puna e ministrisë së jashtme ishte katastrofike gjatë viteve të fundit. Ai ishte veçanërisht kritik ndaj ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov, për të cilin tha se ishte kthyer nga një “intelektual profesionist dhe i arsimuar” në “një person që transmeton vazhdimisht deklarata kontradiktore dhe kërcënon botën me armë bërthamore”.

“Sot Ministria e Jashtme nuk ka të bëjë me diplomaci. Gjithçka ka të bëjë me persona që nxisin luftën, gënjeshtra dhe urrejtje. Ajo u shërben interesave të pak njerëzve, të atyre pak njerëzve, duke kontribuar kështu në izolimin dhe degradimin e mëtejshëm të vendit tim. Rusia nuk ka më aleatë dhe nuk ka asnjë për të fajësuar veç politikës së saj të pamatur”, deklaroi ai tutje.

Ai përfundoi duke thënë se nuk mund të vazhdonte më të punonte për Ministrinë e Jashtme dhe të ishte dëshmitar i kësaj lufte të përgjakshme dhe të panevojshme.

Neuer tha se Bondarev ishte një “hero”, duke shtuar: Tani po u bëjmë thirrje të gjithë diplomatëve të tjerë rusë në Kombet e Bashkuara – dhe në mbarë botën – të ndjekin shembullin e tij dhe të japin dorëheqjen.

Vendi

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktimat dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mblidhen komisionet parlamentare në Kuvend

Published

on

By

Dita e sotme në Kuvendin e Kosovës do të jetë e ngjeshur me aktivitete parlamentare, meqë disa komisione do të mblidhen për të diskutuar ndryshimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026, planet e punës për sesionin vjeshtor dhe nisma të tjera ligjore. Punimet nisin në orën 10:00, ku Komisioni për Kulturë do të trajtojë rishikimin e buxhetit në fushën e tij, Komisioni për Ekonomi do të diskutojë planin e punës vjeshtor, ndërsa ai për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e vet.

Në orën 11:00, diskutimet buxhetore do të vazhdojnë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Më pas, në orën 13:00, shqyrtimi i ndryshimeve buxhetore do të vijojë paralelisht edhe në tri komisione të tjera: atë për Mjedis e Bujqësi, për Arsim e Shkencë, si dhe për Administratë Publike e Media.

Dita e mbledhjeve do të përmbyllet në orën 14:00 nga Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese. Ky komision do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet Liga e Kampionëve: Sonte në program nëntë përballje me stacione kryesore në Madrid e Stamboll

Published

on

By

Ethet e futbollit elitar evropian zbarkojnë sërish në fushë sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadrat më të mëdha të continentit do të përballen në nëntë duele mjaft interesante, ku secila pikë ka peshë të jashtëzakonshme në garën për kualifikim.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë në Madrid, ku Atletico Madridi përballet me Manchester Unitedin, si dhe në Stamboll te dueli i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Barcelonës. Sfida mjaft interesante priten edhe në Angli e Itali, me Arsenalin që pret Lille-n, ndërsa Interi do të kërkojë fitoren në shtëpi përballë Club Brugge. Ndërkohë, Napoli udhëton drejt Spanjës për një përballje të fortë me Villarrealin.

Në takimet e tjera të kësaj xhiroje, Bayern Mynihu do të ndeshet me Vikingun, RB Leipzigu do të masë forcat me PSV Eindhovenin, ndërsa Lensi pret Sportingun e Lisbonës. Programi i sotëm hapet me përballjen mes Sabahut dhe Slavia Pragës.

Sa i përket orarit, sfidat Lens – Sporting dhe Sabah – Slavia Pragë startojnë nga ora 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera të mbrëmjes do të luhen nga ora 21:00. Me këtë rikthim, skuadrat do të luftojnë për çdo pikë, në një format të ri ku secila ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre në garë.

Continue Reading

Të kërkuara