Kulturë
Jennifer Aniston zbulon marrëdhenien e saj me Brad Pitt
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKa kaluar më shumë se një dekadë që kur çifti i famshëm i asaj kohe Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u ndanë.
Aktorët u martuan në vitin 2000, ndërsa pesë vite më vonë njoftuan ndarjen e tyre, e cila bëri bujë të madhe në media.
Brad Pitt më pas vazhdoi me romancat e tij, dhe u martua me Angelina Jolie me të cilën sot ka gjashtë fëmijë.

Që nga ndarja e Pitt me Jolie, fansa të shumtë të Aniston kanë aluduar për një ribashkim të mundshëm të çiftit të famshëm të viteve 2000.
Gjatë një bisede me Jennifer në TV Show ‘Show Howard Stern’, ajo u shpreh “Ju e dini, Brad dhe unë jemi miq. Siç, ne jemi miq dhe flasim”.
“Nuk ka asgjë të çuditshme, përveç atyre që ndoshta shikuan diqka tjetër dhe dëshironin ashtu”.
Ka kaluar gati një vit që dyshja folën për herë të parë, që nga ndarja e tyre në vitin 2005.
“Ishte absolutisht argëtuese”, kështu u shpreh aktorja, për takimin e tyre.
Siç e pranoi Aniston, fansat janë shumë të interesuar për çdo grimcë detaje në jetën e saj të dashurisë, një çështje që ylli tenton ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave.
Kulturë
Sonte nis edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK
Published
24 minutes agoon
November 6, 2025By
UBT News
Sonte, në orën 21:00, në Prishtinë, do të ngrihet perdja për edicionin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK, një ngjarje që do të zgjasë tri net dhe do të sjellë në skenë artistë të njohur e talente të reja.
Në garë do të jenë 20 këngë, nga artistë brenda e jashtë Kosovës, duke dëshmuar interesimin e madh për këtë ngjarje të rëndësishme.
Drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, ka bërë të ditur se përgatitjet janë realizuar nga punëtorët e RTK-së, nga dizajni dhe grafika, te skenografia e ndriçimi. Ai tha se skenografia ndërthur elemente tradicionale me moderne, duke reflektuar frymën e bashkimit të brezave.
“Sivjet kemi zbatuar një qasje të re organizuese: gjithçka që do të shfaqet në skenë është prodhim i drejtpërdrejtë i RTK-së. Në tri netët festive do të dëgjojmë zërat e të rinjve, që lindin nga tradita por shkojnë drejt së ardhmes”, deklaroi Gërvalla.
Ai shtoi se Organizata Evropiane e Transmetuesve po ndjek përgatitjet, duke vlerësuar përpjekjet e Kosovës për pjesëmarrjen e saj të ardhshme në garën evropiane të këngës, Euro Song.
“E kemi dëshmuar se Kosova është gati për ‘Euro Song’. Pavarësisht sfidave rajonale, EBU na ka ndjekur me interes dhe e ka vlerësuar progresin tonë, sidomos duke pasur parasysh kushtet e kufizuara financiare me të cilat punon televizioni publik”, shtoi ai.
Ndërkohë, drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, u shpreh se ky festival është shndërruar në platformë të fortë artistike dhe teknike për artistët vendorë.
“Festivali i Këngës është bërë institucion dhe përbën një arritje të jashtëzakonshme për vendin tonë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij rrugëtimi”, tha Boshnjaku.
Skenaristi i edicionit të tretë, Genc Salihu, bëri të ditur se fokusi do të jetë më shumë te muzika, duke reduktuar elementet dramaturgjike.
Ai paralajmëroi edhe një retrospektivë për historinë e këngës në Kosovë, si dhe ndarjen për herë të parë të Çmimit për Vepër Jetësore “Okarina e Artë”, që do t’i jepet një artisti me kontribut të gjatë në muzikë.
Festivali do të moderohet nga Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj, ndërsa do të zhvillohet më 6, 7 dhe 8 nëntor në Prishtinë.
Gjatë këtyre netëve, 20 artistë do të garojnë për pesë çmimet kryesore, ndërsa publiku do të ketë mundësi ta ndjekë spektaklin drejtpërdrejt në RTK dhe nga salla, pasi rezervimet për biletat tashmë kanë nisur.
Këngët dhe artistët garues në ‘Fest 3’:
Almir Kraba – “Nuk ka si ti”
Arjeta Palushaj – “Andrra”
Arsi Bako – “Rreze Zjarr”
Art Lokaj – “Ty”
Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”
Dea Berisha – “Afër”
Egzon Pireci – “Kënga Jonë”
Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”
Florent Abrashi – “Unë dhe ti”
Kiara Juba – “Nirvana”
Klea Dina – “At”
Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”
Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”
Santino de Bartolo – “Naze Naze”
Semi Tafaj – “Vazhdoj”
Teutë Halili – “Amin”
Vlera Kastrati – “Nanë”
Vjosa Shehu – “Alo”
Xuxi – “Identitet”
Zergjina Hasanaj – “Pres”
Lifestyle
Si të zgjidhni mes serumeve dhe kremrave për zonën rreth syve?
Published
18 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Zgjedhja mes serumeve dhe kremrave për zonën e syve mund të duket e komplikuar.
Të dy produktet përmbajnë përbërës të dobishëm, por shërbejnë qëllime të ndryshme.
Serumet kanë teksturë të lehtë e të lëngshme, duke ofruar trajtim të synuar për probleme specifike si rrathët e errët, ënjtjet apo vijat e holla.
Kremrat, nga ana tjetër, janë më të dendur dhe më hidratues, duke e mbajtur lëkurën të ushqyer dhe të lagësht.
Si të zgjidhni produktin e duhur:
Nëse problemi kryesor janë rrathët e errët ose ënjtjet, zgjidhni serum.
Nëse shqetësimi është thatësia ose lëkura e pjekur, krema do të ofrojë hidratimin e nevojshëm.
Serumi kundrejt kremit
Ekspertët shpjegojnë se serumet për zonën e syve janë të formuluara për të çuar përbërës aktivë, si peptidet dhe antioksidantët, në thellësi të lëkurës. Ato kanë molekula më të vogla, gjë që lejon depërtimin më të thellë dhe thithjen e shpejtë.
Kremrat veprojnë si hidratues tradicionalë, mbajnë lagështinë në lëkurë e e forcojnë, duke e bërë ideal për lëkurë të thatë ose të ndjeshme.
Kur të përdorni serum dhe kur krem për zonën e syve?
Më e mira është të përdorni të dy produktet në kombinim.
Aplikoni fillimisht serumin, që ofron trajtim të përqendruar.
Shtoni një shtresë kremi, për hidratim dhe mbrojtje afatgjatë.
Nëse vendosni të përdorni vetëm një produkt:
Për rrathë të errët, ënjtje ose vijëza të holla, më efektiv është serumi.
Për lëkurë shumë të thatë ose të pjekur, krema ofron ushqyes dhe lagështi më të gjatë.
Këshilla për aplikimin:
Përdorni lëvizje të buta, me majat e gishtave, pa tërhequr lëkurën.
Një sasi e vogël mjafton.
Prisni që serumi të përthithet plotësisht para se të vendosni kremin.
Aplikoni gjithmonë nga cepi i brendshëm drejt jashtë, duke shmangur vijën e qerpikëve. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Ilir Shaqiri përuron romanin e ri “Polifoni e mendjeve të lira” në Gjermani
Published
21 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Në një atmosferë kulturore e reflektuese, ku letërsia u bëri homazh lirisë, kulturës dhe identitetit kombëtar, në qytetin Soltau të Gjermanisë u përurua romani më i ri i autorit Ilir Shaqiri, me titull “Polifoni e mendjeve të lira”.

Ngjarja mblodhi studiues, krijues dhe dashamirë të letërsisë nga trojet shqiptare — Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe viset e tjera — duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe artistike.
Ilir Shaqiri shprehu falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit që e nderuan me praninë dhe kontribuan në suksesin e promovimit.

Ai falënderoi nikoqirin e ngjarjes, mikun e tij Isa Gashi për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e shkëlqyer të aktivitetit.
Romani “Polifoni e mendjeve të lira” sjell një reflektim të thellë mbi lirinë, mendimin kritik dhe identitetin në kohët moderne, duke ofruar një zë të veçantë dhe të domethënshëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare. /A.Z/UBT News/

Kulturë
Melisa Leka, talenti shqiptar që po bën bujë në serialin “Dark Side of the Ring
Published
23 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Aktorja shqiptare Melisa Leka, me origjinë nga Malësia e Madhe dhe e lindur në Toronto, po tërheq vëmendjen në skenën ndërkombëtare të televizionit.
Ajo është bërë pjesë e sezonit të gjashtë të serialit të njohur “Dark Side of the Ring”, një produksion i Vice Productions që trajton historitë më intriguese nga bota e mundjes profesionale.
Ky rol shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e Melisës, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në ndërtimin e një emri të suksesshëm në tregun televiziv kanadez.
Përveç aktrimit, Melisa është figura aktive e komunitetit shqiptar në Kanada. Ajo angazhohet në promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare përmes pjesëmarrjes në Grupin e Valleve “Fluturimi i Shqipes”, duke mbajtur gjallë artin dhe trashëgiminë e vendlindjes së prindërve të saj.
Me energjinë dhe pasionin që e karakterizojnë, Melisa Leka po bëhet një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar se me talent dhe përkushtim mund të arrihet suksesi edhe në skenën ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/
Sonte nis edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK
Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet
Trepça humb në momentin e fundit nga PAOK-u grek
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
114 të vdekur nga tajfuni, Filipinet shpallin gjendje katastrofe
Chelsea- Karabakh Agdam përfundoi me barazim
Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova në Tetovë
Çaji i zi: Pija e dytë më e konsumuar në botë
Ferronikeli redukton fuqinë punëtore
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
