Kulturë

Jennifer Aniston shkëput raportet më të gjithë njerëzit e pavaksinuar

Published

on

Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka vendosur që të shkëpusë marrëdhëniet me të gjithë personat që nuk janë vaksinuar edhe pse mund ta lidhë puna me ta çdo javë.

Në një intervistë për “InStyle” ajo shprehet: Ka ende grupe të mëdha njerëzish që janë kundër vaksinës ose nuk dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë. Kam humbur disa njerëz nga rutina ime javore që kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar (nëse janë apo të vaksinuar) dhe kjo është për të ardhur keq. Mendoj se ke detyrim moral dhe profesional të informosh, duke qenë se nuk testohemi të gjithë çdo ditë. Është pak e ndërlikuar, sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij, por shumë mendime nuk bazohen në asgjë tjetër përveç frikës dhe propagandës”, është shprehur Jennifer Aniston.

Shpesh herë aktorja i ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat e marra ndaj Covid-19 dhe të tregonin sa më shumë kujdes.

Kulturë

​Ambasada e Shqipërisë hap librin e ngushëllimeve për regjisorin Anagnosti

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar regjisorin e shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator, duke hapur librin e ngushëllimeve në nderim të tij.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se ndarja nga jeta e Anagnostit është një humbje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët, populli shqiptar ka humbur një prej korifejve, një prej atyre që e qëndisnin filmin shqiptar. E njoh si një metodist i mirëfilltë, si një regjisor shkolle plot për artin kinematografik. Parapëlqeja tek ai atë momentin e punës së jashtëzakonshme që ai e bënte me aktorët, por mbi të gjitha, kemi humbur personin i cili sillte në ekran karakterin e plotë të shqiptarëve. Me filmat e tij, ai e zbërthente jetën shqiptare në tërë koloridin e vet dhe ka arritur ta përcjellë shkëlqyer këtë te publiku, filmi i tij ka ushtuar fort”, tha Malaj.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i vlerësuar për veprat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh./D.B/KP

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt blen vilën luksoze në Hollywood Hills me histori dhe masa sigurie të veçanta

Published

on

Aktori i njohur Brad Pitt ka bërë një investim të ri të madh në Hollywood Hills, duke blerë një super vilë me histori interesante dhe masa sigurie të shtuar. Lajmi u konfirmua të martën nga The Post.

Vila, e ndërtuar në stil spanjoll, duket si një ëndërr e bërë realitet për çdo yll të Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë, vend për zjarr në ambient të jashtëm, kinema brenda në shtëpi dhe një kopsht me perime të freskëta.

Brad Pitt, 61 vjeç, e bleu shtëpinë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning dhe bashkëshortja e tij, Emilie.

Historia e vilës është po aq interesante sa dhe luksi i saj. Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë, por Pitt e siguroi për 12 milionë dollarë.

Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor, dhe ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe yje të tjerë si Orlando Bloom dhe Ben Affleck.

E ndërtuar fillimisht në vitin 1989, kjo pronë përmbledh luksinë, privatësinë dhe historinë e një prej zonave më të kërkuara në Hollywood.

Continue Reading

Magazinë

Post Malone habit Parisin: Hyn me kalë në sfilatën e koleksionit të tij të parë të modës

Published

on

Reperi i njohur Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë.

Sfilata u mbajt në Hôtel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.

Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftim thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa aktuale në malet e Utah-ut.

Lucchese Bootmaker, një markë tradicionale teksane, siguroi çizmet për modelet. Vetë Post Malone veshi xhinse, kapelë kauboji, çizme kafe dhe atlete aviatori. Kjo dalje vjen pas bashkëpunimit me SKIMS-in e Kim Kardashian, ku u shfaq si model në një fushatë për të brendshme.

Post Malone duket se po shtrin identitetin e tij artistik përtej muzikës, duke sjellë një “perëndim modern” në botën e modës.

Me këtë koleksion, ai konfirmon se nuk është më thjesht një yll muzike, por edhe një emër i ri në industrinë e modës.

Continue Reading

Magazinë

Drama e Bruce Willis, transferohet në një shtëpi tjetër pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore

Published

on

Bruce Willis transferohet në një shtëpi të veçantë për kujdes të përhershëm, teksa gjendja e tij është përkeqësuar.

Aktori është transferuar në një shtëpi të veçantë ku jeton nën kujdesin e një ekipi infermierësh dhe kujdestarësh 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

“Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë”, tha bashkëshortja, Emma Heming, gjatë një interviste me Diane Sawyer në ABC.

“Por është ajo që ai do të kishte dashur për vajzat e tij,” shtoi ajo.

Ylli i filmave Die Hard vuan prej kohësh nga një formë demence progresive. “Bruce do të kishte dashur që Mabel dhe Evelyn të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat”, u shpreh Emma Heming.

Shtëpia e re ndodhet pranë banesës kryesore të familjes, dhe vajzat – që janë 13 dhe 11 vjeçe – e vizitojnë shpesh të atin.

Disa studime të reja hetojnë mundësinë që një ilaç kundër kolesterolit të shërbejë si armë potenciale në luftën kundër demencës, me rezultate pozitive në testimet laboratorike mbi organoide të trurit, sipas raportimeve të ANSA-s.

Willis ka edhe tre fëmijë të rritur nga martesa me aktoren Demi Moore: Rumer, 37 vjeçe, Scout, 34, dhe Tallulah, 31.

Nga ana fizike, aktori “është mirë”, por siç kishte zbuluar Heming pak ditë më parë, truri “po dorëzohet”, ashtu si edhe aftësia e tij për të komunikuar me botën përreth.

Continue Reading

Të kërkuara