Magazinë

Jenna Ortega rrëfen anën e errët të suksesit në Hollywood: “Kjo është frika ime më e madhe”

Published

on

Jenna Ortega mund të jetë kthyer në një nga figurat më të dashura të Hollywood-it me rolin e saj si “Wednesday”, por me famën vjen edhe një ankth i thellë që nuk shihet nga të gjithë. Në një rrëfim, ajo foli hapur për sfidat e të qenit një vajzë e re që rritet në qendër të vëmendjes dhe për frikën që e shoqëron.

“Gjëja më e frikshme është ideja se mund të humbas vetveten.”

Ortega shpjegoi se presioni për të qenë  “në formë”, për të përmbushur pritshmëritë e industrisë e të mediave sociale, e tjetërsojnë. E rrethuar nga sy që e vëzhgojnë në çdo hap, pranoi se ndonjëherë druhet se autenticiteti i saj mund të zëvendësohet nga një imazh që nuk e përfaqëson.

“Hollywood-i të imponon një ide të caktuar se si duhet të jesh, si të dukesh, si të sillesh. Sfida më e madhe është të mos humbas veten në këtë zhurmë.”

Ajo theksoi se do të mbetet e sinqertë me veten, edhe nëse kjo do të thotë të zhgënjejë pritshmëritë e të tjerëve që duan ta shohin “të përsosur”.

Duke folur për fillimet e karrierës, Jenna rrëfeu se nuk ndihej e dëgjuar.

“Të jesh e re dhe e vendosur është diçka që shumë njerëz nuk e përtypin lehtë, sidomos kur je vajzë. E di shumë mirë si ndihesh kur nuk ke zë dhe kjo është një ndjenjë që më tmerron.”

Ajo shtoi: “Nuk dua të kthehem më në atë situatë. Për mua është thelbësore ta përdor zërin tim në mënyrën më të mirë, me profesionalizëm dhe mirësi.”

Megjithëse frika për të humbur veten është aty, Jenna Ortega theksoi se është e vendosur që të mos e lërë atë frikë ta mposhtë. Ajo shtoi se do të jetë zëri i atyre që ndihen të pa dëgjuar, sidomos për vajzat që përballen me sfida të ngjashme në një botë që shpesh kërkon më shumë sesa ofron.

Magazinë

Callum Turner zbulon detaje nga lidhja me Dua Lipën: Takimi i parë ishte si në film

Published

on

Aktori britanik Callum Turner ka rrëfyer për herë të parë se si nisi lidhja e tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në një intervistë për The Sunday Times Style, Turner tha se para takimit të tyre të parë, kishin pasur disa “takime të humbura” gjatë viteve – në festa, përmes miqve të përbashkët apo në vende të ndryshme – por kurrë nuk ishin përballur realisht.

“Ka pasur dy, tre, katër, pesë raste ku kemi shmangur njëri-tjetrin për pak minuta. Ajo ka shkuar në një festë dhe unë kam ardhur vetëm pak më vonë. Në një rast ajo kishte dalë në 1:45 të mëngjesit, unë mbërrita në 2,” tregoi Turner.

Moment i veçantë ndodhi në Los Anxhelos, kur u ulën pranë njëri-tjetrit e zbuluan se po lexonin të njëjtin libër – “Trust” nga Hernan Diaz.

“I thashë që sapo kisha përfunduar kapitullin e parë, dhe ajo më tha, ‘Edhe unë sapo përfundova kapitullin e parë.’ I thashë, ‘Atëherë jemi në të njëjtën faqe.’ Ishte si në një film. Ishte momenti i parë ku mendova: ‘E kuptoj. Shenjat janë të qarta.’”

Lidhja e tyre u bë publike më herët këtë vit, dhe së fundmi është konfirmuar edhe fejesa mes dyshes.

Pavarësisht orareve të ngjeshura, Turner dhe Dua përpiqen të ruajnë afërsinë përmes vizitave të shkurtra dhe komunikimit të përditshëm. Ai tregoi se kohët e fundit kishte fluturuar drejt Bostonit për vetëm dy ditë, ku kaluan kohë së bashku në një nga restorantet më të mira që kishte provuar ndonjëherë.

Turner njihet për rolet e tij në filma si Fantastic Beasts, ndërsa Dua Lipa vazhdon aktivitetin e saj me projekte muzikore dhe filma, përfshirë rolin në Argylle dhe kolonën zanore të filmit Barbie. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Parashqevi Simaku ndan mesazhin emocionues për djalin e saj, Luke

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur ndjekësit e saj me një postim të ndjerë për djalin e saj, Luke, ku shpreh dashurinë dhe mallin e pafund për të, edhe pse janë larg.

“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne. Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen gjithmonë afër. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” shkroi artistja, duke e shoqëruar mesazhin me simbole dashurie dhe zemrash.

Postimi ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit, që janë prekur nga fjalët e saj e kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes nënës dhe birit.

Dashuria e nënës, siç tregon Simaku, mbetet një forcë e pakufishme, që nuk shuhet nga largësia dhe pengesat e jetës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ashton Kutcher: Pamja ime më ka penguar në karrierë!

Published

on

Ashton Kutcher, 47 vjeç, ka reflektuar hapur mbi ndikimin e pamjes së tij fizike në rrugëtimin artistik, duke pranuar se bukuria shpesh ka qenë një pengesë në vend të një përparësie.

Gjatë promovimit të serialit të tij të ri, The Beauty, në New York Comic Con, aktori i njohur tha se fiziku i tij tërheqës ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si është përzgjedhur për role në Hollywood.

“Ka role që i kam marrë për shkak të mënyrës si dukem, por edhe shumë të tjera që nuk i kam marrë për të njëjtën arsye,” deklaroi ylli i filmit Dude, Where’s My Car?. Ai shtoi se ndonëse kjo mund të tingëllojë si një problem “i mirë”, për të ka qenë shpesh burim frustrimi.

Kutcher, i cili ka ndërtuar gjithashtu një karrierë të suksesshme si producent, theksoi se industria e filmit është vizuale dhe pamja fizike ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si perceptohet një personazh.

“Kur po përpiqesh të tregosh një histori me imazhe, mënyra se si dukesh luan rol kyç në atë që përçon personazhi,” u shpreh ai.

Në serialin The Beauty, bazuar në librat komikë nga Jeremy Haun dhe Jason A. Hurley, Kutcher luan rolin e një miliarderi të teknologjisë në një botë ku përsosmëria fizike është e mundur, por me një kosto të frikshme.

Aktori e përshkroi rolin si një nga përvojat më të pasura të karrierës së tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Selena dhe Hailey rikthehen në qendër të vëmendjes, “paqja” mes tyre nuk zgjati shumë

Published

on

Gocat e famshme janë sërish në fushëbetejë! Selena Gomez reagoi ndaj një “thumbi” të Hailey Bieber, të cilin modelja e publikoi në Instagram më 18 tetor – postim që tani është fshirë.

Në një Story të mëvonshëm, këngëtarja dhe aktorja e “Only Murders in the Building” shkroi: “Thjesht lëreni vajzën rehat! Ajo (Hailey) mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak. Është çështje rëndësie, jo inteligjence! Jini të sjellshëm! Të gjitha markat më frymëzojnë.”

Selena shtoi gjithashtu: “Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të gjithë të mund të ndalojmë njëherë e mirë.”

Reagimi i saj erdhi menjëherë pas deklaratës së Hailey-t, e cila në një intervistë u shpreh se e shqetëson krahasimi i vazhdueshëm midis markës së saj të kozmetikës Rhode Beauty dhe markave të tjera të ngjashme.

“Është e bezdisshme kur të vënë në garë me të tjerët. Nuk më pëlqen kjo! Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar, krijojnë një histori në mendjen e tyre dhe nuk është detyra jote ta ndryshosh,” – tha Hailey.

“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndihem në konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”

Kjo fjali e fundit u interpretua si kunjë e drejtpërdrejtë ndaj Selena-s, ndonëse një përfaqësues i Hailey-t tha për Page Six se komentet nuk kishin lidhje me të. Duket se Selena e mori personalisht, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një përplasje të vjetër mes dy vajzave që prej kohës së marrëdhënies së gjatë të Selena-s me Justin Bieber, i cili u martua me Hailey-n në vitin 2018.

Në qershor, fansat dyshuan për një tjetër ftohje midis tyre pasi të dyja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale.

Marrëdhëniet mes tyre dukeshin të ishin përmirësuar në vitet e fundit: në vitin 2022, Hailey deklaroi në podcastin “Call Her Daddy” se “midis tyre ka vetëm dashuri”, dhe Selena ishte dakord.

Madje në vitin 2023, këngëtarja u bëri thirrje fansave të ndalonin ngacmimet online ndaj Hailey-t, dhe të dyja u bënë virale pasi pozuan së bashku në Academy Museum Gala. Por, siç duket, paqja nuk zgjati shumë e drama mes vajzave sapo është rindezur. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara