Kulturë

Jay-Z flet për fëmijët e tij në një intervistë të rrallë

Published

on

Jay-Z ka folur për fëmijët e tij në një intervistë të rrallë.

Reperi 51 vjeçar foli për The Sunday Times dhe zbuloi se gjëja më e mirë që ai gjithmonë përpiqet të bëjë për fëmijët e tij, është mbështetja e në çdo hap.

“Të ndjehesh i dashur është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije” – tha Jay-Z për Blue Ivy dhe binjakët Sir dhe Rumi, të cilët i ka me gruan e tij Beyonce, transmeton Klan Kosova.

“Për sa kohë që fëmija juaj ndihet i mbështetur dhe i dashur, mendoj se gjithçka është e mundur. Qëllimi është që të sigurohemi të krijojmë një ambient të dashur, të jemi të vëmendshëm ndaj tyre”, tha artisti.

Kohëve të fundit, Jay-Z dhe Beyonce festuan 13 vjetorin e martesës.

Continue Reading

Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Continue Reading

Kulturë

​“New Generation” në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj

Published

on

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në koncertin “New Generation”, nën kujdesin artistik të tenorit të njohur Ramón Vargas dhe me pianisten Jess Rucinski, disa të rinjtë talentuar nga mbarë bota sollën një mbrëmje të mrekullueshme operistike në Prishtinë.

Programi përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart, Bellini, Gounod, Verdi dhe Kálmán. Artistët e rinj interpretuan arie dhe duete të njohura nga opera si Gianni Schicchi, Il Barbiere di Siviglia, L’elisir d’amore, Roméo et Juliette, Le nozze di Figaro, La Traviata dhe Norma.

Ky koncert ishte një dëshmi e fuqishme e potencialit të brezit të ri të këngëtarëve operistikë, të cilët po marrin përkrahje përmes këtij festivali ndërkombëtar që promovon talentin dhe artin në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë

Published

on

By

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive.

Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i shtrenjtë sa Positano, në Bregun e Amalfit, në Itali.

Në fakt, ekzistojnë katër vende tërheqëse të “Botës së Vjetër” të cilat ofrojnë akomodim dhe ushqim me kosto më të lirë:

1-Vlora, Shqipëri; 2-Liqeni i Ohrit, Shqipëri/ Maqedoni e Veriut; 3-Nessebar, Bullgari; 4- Batumi, Gjeorgji.

Vlorë, Shqipëri

E vendosur midis maleve dhe detit, Vlora është destinacioni kryesor turistik në bregdetin e Shqipërisë, “perla e fshehur” e një vendi që është bërë pika e nxehtë e verës së ardhshme të Evropës.

Vlora është një qytet i qetë me një qendër historike të rinovuar së fundmi, me një trashëgimi të pasur kulturore, dhe një vijë bregdetare mahnitëse – të mbushur me apartamente të larta, bare plazhi të gjalla dhe taverna mikpritëse që shërbejnë ushqime të freskëta deti gjatë gjithë ditës.

Vlorë, Shqipëri

Ky qytet i bukur bregdetar do të mundësojë fluturime direkte brenda Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është planifikuar të hapet në vitin 2026.

Çmimet mesatare në Vlorë, Shqipëri

Vakt i Lirë – (Restorant) 8 dollarë

Vakt me 3 pjata për 2 persona – (Restorant i nivelit të mesëm) 28 dollarë

Akomodim i lirë – (Hostel) 14 dollarë

Akomodim i nivelit të mesëm (Hotel/B&B/shtëpi pritjeje me 3 yje) 59–69 dollarë

Hotel me 5 yje (Luksoz gjithëpërfshirës) 184–295 dollarë

Tarifa e taksisë (Për 0, 5 milje) 1,90 dollarë

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në kufirin malor midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra të Evropës, me një ekosistem unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike.

Një anije lundron mbi liqenin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra evropiane, 18 Mars 2023

Imagjinoni një varg qytetesh buzë liqenit të kryqëzuara me rrugë me kalldrëm, me anije shumëngjyrëshe të ankoruara pranë porteve të tyre piktoreske, kisha mahnitëse të lashta dhe madje plazhe me guralecë – të shtrira pranë klubeve të lundrimit.

Mos humbisni Qytetin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë.

I ndërtuar kryesisht midis shekujve VII dhe XIX, ai ka manastirin më të vjetër sllav (Shën Pantelejmonin) dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin që datojnë nga shekulli XI deri në fund të shekullit të XIV.

Continue Reading

Magazinë

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Published

on

Beyonce e përfundoi turneun e saj “Cowboy Carter” me një koncert spektakolar në Las Vegas dhe e shfrytëzoi performancën lamtumirëse për të mbledhur një numër të madh të ftuarish surprizë.

Ajo ribashkoi grupin legjendar “Destiny’s Child” për kënaqësinë e një publiku të madh në koncert.

Gjatë koncertit në Allegiant, Michelle Williams dhe Kelly Rowland iu bashkuan Beyonce për të performuar një përzierje të hiteve siç konfirmohet nga videot nga rrjetet sociale. Në një nga videot, mund të shihni se si treshja, u ngjit në skenë dhe e filloi performancën me “Lose my Breath” para një publiku entuziast.

Rowland dhe Williams e ndihmuan Beyonce-n të interpretonte këngën e saj “Energy” nga albumi i saj ‘Renaissance’, gjatë së cilës ata performuan “mute challenge”-in e njohur.

Ata e përfunduan ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001 “Bootylicious”.

Ky ishte ribashkimi i parë i “Destiny’s Child” në skenë që nga performanca e Beyonce në ‘Coachella’ në vitin 2018.

Continue Reading

Të kërkuara