Kulturë

Java e modës në Paris, Armani prezanton koleksionin e ri

Stilisti rrëfeu se pandemia nuk ka ndikuar në prodhimet e tij por theksoi se koleksionet duhet të prezantohen para një audience.

Published

on

Stilisti italian Giorgio Armani prezantoi një koleksion Haute Couture në Javën e Modës në Paris ku ndërthuri vezullimin e Hollywood-it dhe kostumet plot shkëlqim. Para një numri të kufizuar të ftuarish, modelet sfiluan në ambientet e ambasadës italiane në Paris duke mahnitur me koleksionin vjeshtë/dimër. 

Në të mbretëronin veshjet e derdhura dhe fustanet me pala në ngjyrë pastel si dhe xhaketat velvet të zeza. 86-vjeçari gjithashtu sugjeroi kostume në ngjyra të ftohta por edhe sete të pastra në ngjyra jeshile dhe rozë. Stilisti veteran riparaqiti gjithashtu në koleksion rreth 15 veshje nga shfaqja e tij Privé e muajit janar, sepse dëshironte që njerëzit t’i shihnin ato nga afër dhe sepse sipas tij “Haute Couture” është një shembull i qëndrueshmërisë në kohë.

Stilisti rrëfeu se pandemia nuk ka ndikuar në prodhimet e tij por theksoi se koleksionet duhet të prezantohen para një audience.

“Koronavirusi nuk ka ndikuar në punën time. Unë jam i lumtur që do ta prezantojmë këtë koleksion përpara një publiku, sepse mendoj se të gjitha veshjet duhet të shihen në një mjedis të vërtetë dhe në një trup në lëvizje për t’u vlerësuar plotësisht”.

Megjithatë, Giorgio Armani i mbeti besnik idesë se moda nuk ndjek trendet. Besimi i tij se stili duhet të jetë i përjetshëm dhe jo të përshtatet vazhdimisht me trendet e reja ka qenë në zemër të kompanisë së tij që nga fillimi.

Continue Reading

Magazinë

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Published

on

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.

Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.

Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.

“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.

Continue Reading

Magazinë

Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit

Published

on

Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.

Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.

Por pastaj… ai foli.

McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”

Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”

Dhe kaq. Roli iku.

Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.

Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!

Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”

Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.

Continue Reading

Magazinë

Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Frikë për rikthim të sëmundjes? Pamja e fundit e Kate trazon rrjetin

Published

on

Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se Kate Middleton kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim te fansat.

E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.

Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.

“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat.

Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë e ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.

“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.

Derisa të ketë një deklaratë zyrtare nga pallati mbretëror, publiku vijon të lutet dhe të shpresojë për shëndetin e plotë të Kate Middleton.

Continue Reading

Të kërkuara