Kulturë

“Java e Modës” në Milano, rikthehen emrat e mëdhenj

169 evente janë planifikuar në Milano.

Published

on

Me nisjen e pandemisë, industria e modës hasi sfida të mëdha dhe shumë prej eventeve të planifikuara, u anuluan. Por edhe pse situata vijon të jetë problematike, duke krijuar pasiguri dhe pikëpyetje, muaji shkurt duket se premton një agjendë të mbushur plot me projekte të reja.

Sfilatat e organizuara me shumë kujdes, premtojnë të mahnitin kryeqytetin e modës, Milanon, në kuadër të “Javës së Modës”, kushtuar koleksioneve vjeshtë/dimër 2022-2023. Eventet do të nisin ditën e nesërme dhe do të mbarojnë më 28 shkurt, ndërsa turi do të zhvillohet në të gjithë qytetin.

Çfarë nuk duhet humbur?

Organizimi – 169 evente janë planifikuar në Milano: 67 sfilata (nga të cilat 57 fizike dhe vetëm 8 digjitale), 69 prezantime (59 fizike dhe 10 digjitale), 8 prezantime me takim dhe 9 evente. Pritshmëritë e kësaj “Jave të Modës” kushtuar modës së grave, janë të gjitha të përqendruara tek emrat e mëdhenj, duke përfshirë edhe Giorgio Armani.

Rikthimi i emrave të mëdhenj dhe hapësira për artistët e rinj – Ky edicion i “Javës së Modës” në Milano shënon rikthimin e Gucci, Bottega Veneta, Diesel, Trussardi dhe Plein Sport. Por jo vetëm kaq, pasi Dhoma Kombëtare e Modës Italiane, i jep edhe më shumë hapësirë ​​promovimit të talenteve, duke shtuar mundësitë për zhvillim të brezit të ri të stilistëve italianë dhe ndërkombëtarë. 

Si të ndiqni shfaqjet? – Edhe për këtë edicion, Java e Modës në Milano mund të ndiqet në platformën CNMI (milanofashionweek.cameramoda.it).

Continue Reading

Rajoni

Koncert Koral në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe 25-vjetorit të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe shënimit të 25-vjetorit të themelimit të UBT-së, u mbajt një koncert koral i veçantë, i cili solli para publikut fuqinë e muzikës, artit dhe bashkëpunimit artistik.

Të pranishmit patën kënaqësinë të shijojnë performancën e Korit të Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit në UBT, nën dirigjimin e profesoreshës dhe dirigjentes, Lindita Isufi. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, kori prezantoi një program të pasur artistik, rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe dashurisë së studentëve për muzikën.

Pjesa e parë e koncertit iu kushtua krijimtarisë shqiptare, duke sjellë interpretime të veprave:

  • Dashnor tu bana – Shime Deshpali
  • Ishin dy kunata – Rafet Rudi
  • Po vijnë krushqit – Tish Daija
  • Unë biri yt Kosovë – Feim Ibrahimi

Përmes këtyre veprave u pasqyruan tradita, kultura dhe identiteti ynë muzikor, duke përcjellë emocione të veçanta te publiku.

Në pjesën e dytë, kori solli disa nga këngët më të njohura të repertorit ndërkombëtar:

  • Creep – nga Radiohead
  • Mamma Mia – nga ABBA
  • Siyahamba
  • Shkon djali termale – Çesk Zadeja

Koncerti dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe muzikës si ura komunikimi ndërmjet kulturave, duke bashkuar zërat, emocionet dhe shpirtin krijues në një harmoni të vetme.

Continue Reading

Aktualitet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Vendi

Përzgjidhet projekti fitues për Memorialin e Adem Jasharit në Prishtinë, “Zâni i Lirisë” merr vendin e parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përzgjedhur projekti fitues për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ku vendin e parë e ka zënë koncepti “Zâni i Lirisë”.

Sipas Ramës, projekti fitues është përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues dhe do të realizohet në kryeqytet, duke bartur peshën historike, kombëtare dhe emocionale që përfaqëson figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

“Zâni i Lirisë” synon të jetë më shumë se një monument përkujtimor. Koncepti është menduar si simbol i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

I frymëzuar nga fjalët e njohura të Adem Jasharit, memoriali do ta shndërrojë zërin e tij në një simbol të përhershëm të lirisë, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke përcjellë mesazhin e sakrificës ndër breza.

Sipas Komunës së Prishtinës, memoriali do të jetë një hapësirë që do të nderojë figurën e Komandantit Legjendar dhe do të shërbejë si pikë referimi për kujtesën kolektive të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Published

on

Është miratuar Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, një dokument i rëndësishëm që synon mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të veçanta kulturore dhe historike.

Pas investimeve të realizuara në revitalizimin e qytetit të vjetër, ky plan përcakton mekanizmat dhe masat konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë historike, arkitektonike dhe peizazhit kulturor të Janjevës, duke siguruar që këto vlera të mbeten pjesë aktive e jetës së komunitetit.

Janjeva konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë, me histori dhe identitet të pasur. Përmes këtij plani synohet mirëmbajtja, aktivizimi dhe menaxhimi afatgjatë i trashëgimisë së saj, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin lokal.

Po ashtu, plani parasheh zhvillimin e turizmit kulturor në harmoni me ruajtjen e vlerave historike, duke e shndërruar trashëgiminë në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të zonës.

Miratimi i këtij plani vlerësohet si një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e rijetësimit dhe promovimit të Janjevës si një qendër me rëndësi të veçantë kulturore dhe historike.

Continue Reading

Të kërkuara