Me nisjen e pandemisë, industria e modës hasi sfida të mëdha dhe shumë prej eventeve të planifikuara, u anuluan. Por edhe pse situata vijon të jetë problematike, duke krijuar pasiguri dhe pikëpyetje, muaji shkurt duket se premton një agjendë të mbushur plot me projekte të reja.
Sfilatat e organizuara me shumë kujdes, premtojnë të mahnitin kryeqytetin e modës, Milanon, në kuadër të “Javës së Modës”, kushtuar koleksioneve vjeshtë/dimër 2022-2023. Eventet do të nisin ditën e nesërme dhe do të mbarojnë më 28 shkurt, ndërsa turi do të zhvillohet në të gjithë qytetin.
Çfarë nuk duhet humbur?
Organizimi – 169 evente janë planifikuar në Milano: 67 sfilata (nga të cilat 57 fizike dhe vetëm 8 digjitale), 69 prezantime (59 fizike dhe 10 digjitale), 8 prezantime me takim dhe 9 evente. Pritshmëritë e kësaj “Jave të Modës” kushtuar modës së grave, janë të gjitha të përqendruara tek emrat e mëdhenj, duke përfshirë edhe Giorgio Armani.
Rikthimi i emrave të mëdhenj dhe hapësira për artistët e rinj – Ky edicion i “Javës së Modës” në Milano shënon rikthimin e Gucci, Bottega Veneta, Diesel, Trussardi dhe Plein Sport. Por jo vetëm kaq, pasi Dhoma Kombëtare e Modës Italiane, i jep edhe më shumë hapësirë promovimit të talenteve, duke shtuar mundësitë për zhvillim të brezit të ri të stilistëve italianë dhe ndërkombëtarë.
Si të ndiqni shfaqjet? – Edhe për këtë edicion, Java e Modës në Milano mund të ndiqet në platformën CNMI (milanofashionweek.cameramoda.it).
Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës, do të mbajë koncertin e radhës më 19 mars 2026 në Prishtinë.
Ky koncert i veçantë do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30, Ky koncert vjen në një moment të rëndësishëm, pak para debutimit të saj në sallën ikonike të Filharmonisë së Berlinit.
Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, programi i mbrëmjes ndërthur repertorin romantik me krijimtarinë bashkëkohore, duke përfshirë Requiem für Mignon nga Robert Schumann, veprën Ballin lartë! nga Valton Beqiri dhe kryeveprën monumentale Stabat Mater nga Antonín Dvořák.
Organizatorët ftojnë dashamirët e muzikës klasike që të rezervojnë vendet e tyre dhe të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, e cila pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Filharmonisë së Kosovës.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka bërë një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes digjitalizimit të materialeve.
Kjo bibliotekë ka arritur të digjitalizojë gjithsej 1,256,357 imazhe, duke përfshirë libra të rrallë dhe të vjetër si dhe periodikë historikë të kohës. Vetëm gjatë periudhës tetor 2025 – mars 2026, është realizuar një pjesë e konsiderueshme e këtij procesi, i cili sjell në formë digjitale një segment të rëndësishëm të historisë së gazetarisë në Kosovë.
Digjitalizimi synon të lehtësojë qasjen e publikut në këto materiale dhe njëkohësisht të sigurojë ruajtjen afatgjatë të tyre. Përmes këtij projekti, pasuria bibliotekare bëhet më e qasshme për studiuesit, studentët dhe lexuesit e gjerë, duke e afruar historinë e shkruar më pranë çdo qytetari.
Biblioteka Kombëtare thekson se procesi i digjitalizimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për të përfshirë sa më shumë materiale dhe për të forcuar qasjen moderne në trashëgiminë kulturore të vendit.
Pranvera ka ardhur me aromë të librave të rinj dhe klasikëve që nuk humbasin kurrë vlerën e tyre. Për lexuesit shqiptarë që duan të eksplorojnë histori, emocione dhe kulturë, këto pesë vepra janë zgjedhja perfekte për muajin e parë të pranverës.
“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” -Ismail Kadare
Një kryevepër që përshkruan pushtetin dhe luftën në mënyrë alegorike dhe universale.
“Komisari Memo” – Dritëro Agolli
Një roman i mbushur me humor, ironik dhe reflektues mbi jetën në Shqipërinë e viteve të kaluara.
“Lulet e ftohta” – Fatos Kongoli
Një portret i thellë i izolimit dhe sfidave të individit në një shoqëri të shtypur.
“Netë shqiptare” – Mitrush Kuteli
Tregime të shkurtër që japin pamje autentike të zakoneve dhe jetës shqiptare.
“Hasta La Vista” – Petro Marko
Një roman aventurash dhe luftë që tregon shqiptarët në kontekste ndërkombëtare.
Këto pesë libra janë një mundësi e shkëlqyer për të rifreskuar bibliotekën tuaj dhe për të eksploruar kulturën shqiptare nga perspektiva e autorëve më të njohur. Mos i lini pa lexuar këtë pranverë!
Në hartën e letërsisë shqiptare, disa emra dallojnë si drita udhërrëfyese për kulturën dhe historinë tonë. Ndër këta, Ismail Kadare është padyshim figura që ka vendosur standardin më të lartë. Vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nuk është thjesht një roman historik, është një pasqyrë e thellë e pushtetit, luftës dhe ekzistencës njerëzore. Ky libër i kapërceu kufijtë e kohës dhe vendit, duke sjellë zërin e Shqipërisë përtej maleve dhe lumenjve të saj, dhe duke e vendosur letërsinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Për çdo lexues që kërkon të kuptojë shpirtin e shqiptarëve dhe kompleksitetin e historisë së tyre, ky roman mbetet një pikënisje e domosdoshme.
Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman, autori i të cilit është Ismail Kadare. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.
Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën.Gjenerali hedh ato eshtra ne humnere dhe nga ai moment prish raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.