Sport

Java e 20-të fillon në Ferizaj, Arbëria pret Prishtinën

Published

on

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme. Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.

Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.

Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.

Dueli i sotëm do të jetë i treti këtë edicion për dy ekipet, ku një herë kanë barazuar dhe një takim tjetër i ka takuar Prishtinës me rezultat 1-0.

Vendasit kërkojnë të befasojnë Prishtinën për të mbledhur sa më shumë pikë dhe për mos të rrezikuar fundin, në anën tjetër kryeqytetasit vetëm fitorja i mbanë ende në luftë për titull.

Ndeshja mes Arbërisë dhe Prishtinës fillon nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj dhe gjykohet nga Shpëtim Murtezi me ndihmësit Safet Berisha e Hekuran Osmani.

Sport

Gjermania shënon fitoren e parë

Published

on

Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll, ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Gjermanët pas disfatës së pësuar nga Sllovakia, të dielën mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje e grupit A, u zhvillua në Koln të Gjermanisë. Gjermania e nisi mirë ndeshjen.

Realizoi gol në minutën e shtatë nëpërmjet Serge Gnabryt. Por Irlanda e Veriut nëpërmjet Isaac Price barazoi shifrat. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Por gjermanët nuk lejuan befasi. Shënuan dy gola në pjesën e dytë për fitoren 3:1. Fillimisht Nadiem Amiri shënoi për 2:1 në minutën e 69-të, kurse tre minuta më vonë gjermanët shënuan edhe golin për 3:1. Golin e tretë për Gjermaninë e shënoi Florian Wirtz.

Sllovakia është në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse nga tri pikë kanë Irlanda e Veriut dhe Gjermania.  Luksemburgu mbetet pa pikë.

Continue Reading

Lajmet

Sonte Kosova përballet me Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në aksion, ku dardanët do të përballen me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Suedinë, është shprehur i bindur se skuadra do të luajë më mirë se ndaj Zvicrës.

Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se kombëtarja skandinave është favorite, por ka theksuar se e rëndësishme është që Kosova të paraqitet ndryshe nga ajo ndeshje.

“Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në atë ndeshje, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të përpiqemi t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar edhe ndeshjen e Suedisë, është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë cilësorë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje”, ka thënë Foda.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Sport

Real Madridi po përgatit largimin e njërit prej yjeve të tij më të mëdhenj

Published

on

Një nga yjet e tyre më të mëdhenj mund të largohet nga Real Madridi në ditët në vijim, në vendet ku ende nuk është mbyllur afati kalimtar.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, David Alaba ka a tërhequr interes në Turqi në ditët e fundit të tregut të transferimeve. Më 12 shtator, ai mund të jetë pranë një largimi surprizë nga Real Madridi.

Besiktasi, një nga klubet më të mëdha, po e ndjek me vëmendje situatën e mbrojtësit austriak e ka nisur hapat për ta afruar në radhët e veta.

Alaba, figurë kyçe në mbrojtjen e Realit në vitet e fundit, ka ruajtur formë të lartë pavarësisht konkurrencës dhe prurjeve të reja në skuadër.

Përvoja, lidershipi e shkathtësia në pozita mbrojtëse e bëjnë atë një objektiv tërheqës për Besiktasin, që kërkon të forcojë repartin mbrojtës për të qenë konkurrues në arenën vendase dhe ndërkombëtare. Propozimi i klubit turk përfshin një kontratë të rëndësishme financiarisht dhe një projekt sportiv ambicioz, me garanci për më shumë minuta loje dhe rol lideri në skuadër.

Kjo e bën ofertën joshëse për Alabën, që mund të konsiderojë një sfidë të re në ligë dinamike dhe me tifozë të zjarrtë si ajo turke.

Real Madridi është i vetëdijshëm për interesimin, por nuk ka vendosur ende për një largim të mundshëm.

Klubi nuk ka urgjencë për të ndarë rrugët me një nga lojtarët më me përvojë, por është i gatshëm të negociojë nëse oferta është në interes të palëve. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të mësuar nëse David Alaba do të transferohet në Superligën turke apo do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit edhe për sezonin aktual.

Continue Reading

Sport

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!

Published

on

‘Ylli’ i UFC-së, Conor McGregor, synon të kandidojë për president të Irlandës, por përballë tij qëndron një pengesë e madhe: ai nuk ka përmbushur ende kriteret ligjore për t’u futur në listën e kandidatëve.

Kandidatura e tij, e bazuar në një platformë populiste dhe kundër immigracionit, kërkon mbështetjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve që të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’i siguruar nominimin.

McGregor publikoi një video jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin, ku rikonfirmoi qëndrimet kundër politikave aktuale të vendit dhe premtimin për të adresuar rritjen e fëmijëve pa strehë në Irlandë nëse zgjidhet president.

Në mesazhin e shoqëruar me videon, ai u bëri thirrje mbështetësve të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’ia siguruar nominimin.

Sipas ligjit zgjedhor irlandez, çdo qytetar duhet të jetë të paktën 35 vjeç dhe të nominohet nga të paktën 20 anëtarë të Oireachtas (parlamenti i Irlandës) ose nga të paktën katër autoritete lokale për t’u futur në listën zgjedhore.

Yamal shqetëson Barcelonën, dëmtohet në ndeshjen me Spanjën. McGregor, i cili deklaroi se kishte siguruar nominimin, kërkon ndihmë publike për ta arritur këtë. Ai u shpreh se këshilltarët lokalë janë shtylla kurrizore e komuniteteve dhe duhet të përfaqësohen më mirë.

Continue Reading

Të kërkuara