Lajmet

Jashari tregon se a do t’i bashkohet iniciativës së Osmanit

Published

on

Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë të kujdesshëm derisa përmendin emra nga kjo familje për postin e presidentit të ri të vendit. Por, ai nuk e përjashton mundësinë që dikush nga kjo familje të marrë përgjegjësinë e të parit të shtetit.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Skenderajt tregon edhe a do t’i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit, thotë se deri me tani nuk e ka kontaktuar askush për të diskutuar për postin e presidentit të Kosovës.

“Unë personalisht deri me sot jo, por as si familje, por që kjo temë tashmë është bërë tabu, por shpresoj që spektri politik te jenë me të kujdesshëm në këtë drejtim që, para se të bëjnë debate të tilla, ne mediume të ndryshme, të jenë më të kujdesshëm dhe me të sinqertë, jo vetëm familjen Jashari por me të gjitha familjet Jashari, të kenë më kujdes, dhe të bëjnë respekt, sepse është një lëndim shpirtëror, mos të them, edhe një fyerje të keqpërdoren emra të tillë të ndryshme të familjarëve, të dëshmorëve, në momente të caktuara”, ka thënë Jashari.

Megjithatë, ai thotë se në rastet kur nevojitet, familja Jashari ka guximin që të marrë përgjegjësi për vendime të tilla.

“Neve jemi deklaruar si familje që nëpër çdo periudhë të caktuar, momente të caktuara, kemi pasur guxim, kemi pasur kurajë që të marrim përgjegjësi dhe vendime të tilla. Do të presim se çfarë do të na tregojnë ditët në vazhdim. Uroj që të shkojë gjithçka qetë, po ashtu edhe i gjithë spektri politik të jenë të unifikuar, për të mirën e këtij vendi dhe popullit që jetojmë këtu”, ka thënë Jashari.

I pyetur se a do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme, ai deklaron se deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

Në lidhje me vizitën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në komunën e Skenderajt ditë më parë, Jashari deklaroi se u shfrytëzua vetëm për të diskutuar për problemet dhe sfidat që ka komuna që drejton.

“Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur. Arsyeja e vizitës së saj ishte si fundvit, për problemet dhe sfidat që kemi si komunë e po ashtu edhe vizitën në çerdhen ‘Nëna Zahide’, në kopshtin ku janë fëmijët e vegjël, ku janë hapat e parë të rinisë”, ka thënë Jashari.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të garojë me listë të veçantë pas largimit nga LDK. Prej kohësh tashmë qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t’i bashkohen iniciativës së saj, e njëri ndër emrat ka qenë edhe ai i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara