Lajmet

Jashari fushatën zgjedhore e nis me homazhe te të rënët për liri

Published

on

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka zgjedhur që fushatën zgjedhore ta nis duke përkujtuar të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Jashari bashkë me kandidatët e Listës së Pavarur “Bekim Jashari”, ka bërë fillimisht homazhe te kulla e Ahmet Delisë, për të vazhduar më pas te kulla e Tahir Mehës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga Prekazi kryetari aktual i Skenderajt dhe pretendenti që edhe për 4 vite ta udhëheqë këtë komunë, Bekim Jashari tha se sot nuk po bënë fushatë por thjesht po kujton dhe nderon të rënët për liri.

Nën sloganin “Ideal për Skenderajn”, Jashari kërkoi që të gjithë të jeni më të bashkuar për ta dërguar në vend amanetin e të rënëve e që është zhvillimi i Kosovës.

“Sot ka filluar edhe zyrtarisht por që ne sot nuk jemi duke bërë fushatë, sot kemi filluar duke i nderuar të gjithë ata që na mundësuan që ne me qenë të lirë. Neve filluam ku ka filluar në këtë fshat para më shumë se një shekulli te kulla e heroit tonë kombëtar, Ahmet Delisa, dhe vazhduam te kulla e Tahir Mehës…. Kështu ne sot po vazhduam me këtë agjendë dhe do bëjmë homazhe dhe nderime dhe kujtuar këtë të kaluarën tonë me shumë vuajtje dhe sakrifica që neve të jemi nesër shumë të kujdesshëm në veprimet dhe punët tona që do i bëjmë për të mirën e qytetarëve të këtij vendi. Uroj që të jemi sa më afër njeri-tjetrit më të dashur ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë vend. Vetëm kështu mund të themi se amaneti i dëshmorëve po realizohet, atëherë kur ka një ekonomi dhe një zhvillim stabil të vendit tonë”, u shpreh Jashari.

Derisa sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore përkundër që Kosova vazhdon të ballafaqohet me numra dyshifror të të vdekurve si pasojë e COVID-19, Bekim Jashari, kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt, tha se do zbatojnë të gjitha vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së, dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se a do bëjë fushatë 30 ditore siç e parasheh ligj, apo do ta shkurtojë fushatën e tij.

“Ne do i respektojmë të gjitha masat që kanë dal nga IKSHP dhe vendimet e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk do diskutim ajo gjë. Nuk kemi marrë ende vendim sepse thash sot nuk jemi duke bërë fushatë”, deklaroi ai.

Në kuadër të aktiviteteve të tij, kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari do të vizitojë edhe kullën e Ilaz Kodrës, pllakën përkujtimore të Hasan Prishtinës në Polac, Kompleksinë Memorial të Dëshmorëve në Marinë, Kompleksin e varrezave në Qirez e Likoshan, Rezallë, Izbicë dhe komplekse, varre e vende tjera historike të kësaj komune.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara