Lajmet

Jasharaj: Viti shkollor do të nisë me vështirësi, i gabuar eksperimenti i MAShTI-t me tekstet shkollore

Ai shtoi se SBAShK-u me kohë ka reaguar për këtë çështje.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBAShK), ka deklaruar se viti i ri shkollor do të fillojë me vështirësi, me të cilat i krijoi Ministria e Arsimit. Ndërkaq e ka quajtur eksperiment të gabuar vendimin që blerja e teksteve shkollore të bëhet nga ana e prindërve.

“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do duhej ta gëzonte edhe qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për tu heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MAShTI do të duhej t’i bënte. Ky vit shkollor do të filloj i përcjellë me vështirësi të cilat i krijoi MAShTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se SBAShK-u me kohë ka reaguar për këtë çështje, derisa kritikoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci që po mban inate me sindikatën e arsimit.

“Zonja Nagavci po e mban inatin nga grevat sepse nuk po takohet me SBASHK-un, këshillin e prindërve, DKA-të e as me Asociacionin e Komunave. Ajo doli me një lajm që i ka shqetësuar edhe prindërit dhe neve si mësimdhënës. Ajo sjell vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari që një pjesë e qyteteve nuk ka fare, dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova të aplikojnë dhe të presin rimbursimet”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka kërkuar nga ministrja Nagavci që të dal me qëndrim dhe zgjidhje për rreth 400 punonjës të arsimit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. Ai ka thënë se për një vit atyre u ishte siguruar që të mos punonin dhe t’i merrnin pagat, por se ende nuk ka zgjidhje për ta për vitin e ri shkollor.

Në një takim me kryetarët e nivelit komunal të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Jasharaj kërkoi nga MAShTI që të arrihet një zgjidhje për mësimdhënësit që vuajnë nga sëmundje të rënda.

“Ne kërkojmë nga ministrja Nagavci që të marrë qëndrim dhe të kemi një situatë të zgjedhur për kolegët tanë me sëmundje të rënda, ngase ata janë pezull. Një vit u është siguaruar që të mos punojnë e të marrin paga. Ky numër mbetet i lartë. Janë diku 400 punonjës të arsimit me sëmundje të rënda, si kanceri etj, por nëse MAShTI nuk bën zgjedhje ata do të detyrohen që të shkojnë në shkollë sa për të ruajtur vendin e punës, e sa të ushqejnë familjet e tyre”, tha Jasharaj.

Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës për tekstet shkollore dhe tha se “viti shkollor do të fillojë keq” për faj të ministres Nagavci. Tha se SBAShK-u do të vazhdojë luftën e vet me Ministrinë e Arsimit për kërkesat e tyre.

Lajmet

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 22-26 gradë.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.

Continue Reading

Lajmet

Katër persona humbin jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Kroaci

Published

on

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në perëndim të Kroacisë.

Sipas policisë kroate, aksidenti ka ndodhur në zonën Campanozh, ndërmjet rajoneve Kashtijun dhe Medulin, pranë aeroportit sportiv të Medulinit.

Mediat kroate, duke iu referuar burimeve jozyrtare, raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan të vogël gjerman që ishte nisur nga Austria me destinacion Medulinin.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për të siguruar zonën.

Autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë detaje rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit pritet të publikohen pas mbërritjes së hetuesve të Agjencisë për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Kosova të veprojë shpejt për sigurimin e furnizimit me energji

Published

on

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka deklaruar se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji elektrike dhe se në të ardhmen do të varet gjithnjë e më shumë nga vendet fqinje.

Në një editorial të publikuar së fundmi, Prattipati theksoi se Kosova duhet t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror që janë planifikuar në rajonin e Ballkanit, duke vlerësuar se ato mund të ofrojnë një burim të qëndrueshëm energjie për vendin.

Sipas saj, gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, do të plotësonte kapacitetet vendore dhe do të forconte partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, ka shkruar Prattipati.

Ajo paralajmëroi se Kosova duhet të veprojë shpejt për t’u bërë pjesë e këtyre projekteve, pasi mundësia për përfshirje po ngushtohet.

Sipas saj, vonesa në marrjen e një vendimi mund të bëjë që furnizimet amerikane me gaz natyror të lëngshëm të orientohen drejt vendeve të tjera, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikane.

Prattipati theksoi se administrata e presidentit Donald Trump ka prioritet uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse dhe ftoi Kosovën të ndërtojë një partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, ka deklaruar ajo.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara