Lajmet

Jasharaj: Qeveria ta ketë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria Kurti që ta ketë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primare vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marrë ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave.

“Qeveria të mos ta lënë në grupin e dytë por ta vënë në primar vaksinimin edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ministri Vitia ka thënë se po pret një ardhje të një kontingjenti në emër të donacionit që janë të pranueshëm për Kosovën dhe na ka premtuar se do të bëjë gjithë angazhimet nëse i lejojnë mundësitë dhe kapacitetet te numri i vaksinave që pas të moshuarve, siç parashihet me manual, t’i jepet përparësi punëtorëve në sektorin e arsimit”, deklaroi ai.

Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore.

“Këtë kërkesë ne nuk e kemi bërë që të jemi të privilegjuar, por mësimdhënësit që të jenë më të mbrojtur me vaksinë dhe me këtë mbrojtje do të ishin më të sigurt dhe procesi mësimorë këtë vit do ta përfundonim në shkolla, pra i mbetet qeverisë dhe mundësive që ka. Kishte ide që të kërkohej ndihmë nga Shqipëria dhe institucionet tona kanë kërkuar, por vaksina që është e pranueshme për Kosovën është e harxhuar për momentin në Shqipëri dhe çfarë vaksine do të vijë këtu do të jetë një vaksinë e lejuar nga shteti ynë dhe ne po kërkojmë hise që të jemi ndër të parët për t’u vaksinuar në mënyrë që të jemi sa më të mbrojtur dhe të jemi në shkolla”, tha Jasharaj për EO.

Jasharaj thotë se janë pajtuar me vendimin e qeverisë që mësimdhënësit mos të vaksinohen në Shqipëri. Por e siç thotë ai se vaksinimi në Shqipëri do të ishte i vështirë pasi që vetëm në arsimin parauniversitar janë të angazhuar rreth 30 mijë mësimdhënës.

“Është krijuar në Kosovë për vaksinat kineze dhe ruse e kemi atë parandjenjë dhe vaksinimi është vullnetar dhe kemi pasur të mësimdhënësit dhe jemi pajtuar me ta që vaksinat që shteti i Kosovës do ta pranon si vaksinë të përdorshme për qytetarët tjerë të jetë edhe vaksinë për ne, sepse vaksinimi në Shqipëri do të ishte më i vështirë sepse jemi numër shumë i madh i të punësuarve në sektorin e arsimit dhe mësimdhënësit janë pajtuar dhe ne u pajtuam me ministrin Vitia që edhe mësimdhënësit të vaksinohen me vaksinën që do të jetë e lejuar në shtetin tonë, dhe presim që të vaksinohemi këtu në Kosovë, nga përkundër vullnetit të shtetit shqiptarë që i përgëzojë do të ishte i vështirë sepse diku në procesin mësimor janë të angazhuar 30 mijë vetëm në arsimin para universitar dhe është telashe që të vaksinohen dhe të ju sigurohet udhëtimi deri në Shqipëri”, deklaroi ai.

E sa i përket kompensimit të orëve të humbura gjatë këtij viti shkollor, ai ka thënë se janë shtatë ditë, por që kjo është në dorën e drejtorive komunale të Arsimit se si do t’i kompensojnë.

“Këtij viti shkollor ia kemi borxh shtatë ditë pune, të cilat ju është mbetur nivelit komunal, drejtorive arsimore që ta bëjnë një plan dhe të  gjithë jemi pajtuar se duhet mbajtur shtatë ditë pune shtesë dhe ka ide që të punohet disa të shtuna dhe ka ide që fundi i vitit të zgjatet për disa ditë”, tha Jasharaj.

Pas një jave pushim pranveror, sot do të rikthehen në bankat shkollore nxënësit e klasave nga 1
deri 5. Ndërsa nxënësit e klasave nga 6 deri në 12 do të zhvillojnë mësimin online, kjo si shkak i
pandemisë COVID-19 dhe masat që u morën nga Qeveria.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara