Lajmet

Jasharaj për koeficientin: S’po di çka t’i them anëtarësisë, është krijuar huti

Ai kërkoi nga Kurti që të mos ngjallë pakënaqësi.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se vazhdimisht po pyetet nga anëtarësia që cili do të jetë koeficienti në Ligjin e Pagave.

Jasharaj tha se janë të shqetësuar që po mbahet fshehtë koeficienti, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin u është përmendur vlera prej 120 eurosh, por që nuk dihet ende.

Vlera e koeficientit uron Jasharaj që të jetë e pranueshme për të gjithë dhe të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët.

“Kur është pyetja te koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBAShK, po edhe sindikatat tjera janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i bashkimit të sindikatave të Kosovës, zotëri Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti, e opinioni e di edhe mediat e dinë, janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe të iu themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”.

“…urojmë që vlera e koeficientit të jetë e pranueshme, e dëshirueshme dhe të arrihet ajo që e presin të gjithë në sektorin publik, të ne që nga çerdhet në universitet po edhe të punësuarit e tjerë që të kemi ngritje page ngase ngritje paga në Kosovë nuk ka pasur me vite të tëra, ndërsa ngritje të çmimeve ka pasur edhe ka edhe tani, dhe kjo paga aktuale e secili është zhvlerësuar në masë të duhur, uroj që të ndodhë kështu, uroj që në shkurt ta kemi të implementuar Ligjin e pagave me një koeficient i cili garanton ngritje të pagave në tërë sektorin e arsimit, por edhe në sektorët tjerë”.

Ligji i Pagave ka gjasa të përfundojë në Kushtetuese pas kërkesë së IKD-së drejtuar Avokatit të Popullit, për këtë Jasharaj shpreson që mos të gjende “defekte” dhe të fillojë së zbatuari në shkurt.

“Uroj që të mos ketë defekte në ligj uroj që Kushtetuesja të mos i thotë jo ligjit dhe shkurti të na gjejë me ligjin e pagave por me një ligj atë që e kanë pritë të iu realizohet anëtarësisë sonë dhe të tjerëve që të kanë një ngritje të pagave po them të cilën nuk e kanë pasur tani e disa vite me radhë. Besoj se Qeveria Kurti nuk do të lejojë të kemi situata të pakënaqësisë në të ardhmen, shkurti do të jetë muaji që do t’i gëzojë edhe punëtorët e arsimit, neve na gëzon fakti së paku në bazë të numrit të koeficienteve se kemi bërë një lëvizje goxha të mirë për çerdhet që kanë qenë shumë keq, për punëtorët tekniko-ndihmësit”, deklaroi ai.

Kur foli për ndaljen e shtesave nga janari, ai tha se ndonëse është premtuar nga Qeveria një pako tjetër, sigurisht ekzekutivi po pret që të hyjë në fuqi Ligji i pagave e mos të ketë ndihma të tjera.

“Po të iu themi të vërtetën ne fare nuk kemi pasur marrëveshje për 50 euro, ngase ato janë konsideruar si pako për shkak të situatës, kërkesa jonë ka qenë ajo që ishte dhe nuk është realizuar, por ka pasur deklarata se mbase një pako e re mbështetëse do të bëhet nga janari për këtë vit, një gjë e tillë ende s’ka ndodhë, së paku ne nuk kemi informata dhe jemi në pritje mbase Qeveria do të dalë me ndonjë vendim, apo ndoshta Qeveria po pret që në shkurt të fillojë implementimi i Ligjit të pagave dhe me këtë e konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë mbështetje të veçantë sepse edhe ne edhe të tjerët, presim që ligji i pagave do të bëj ndryshim të pagave, gjegjësisht do të bëjë një ngritje të pagave edhe në sektorin e arsimit”, shtoi ai.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara