Lajmet

Jasharaj paralajmëron padi ndaj dy ministrive: T’i marrin seriozisht kërkesat tona, greva opsion

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), pritet të dorëzojë shumë shpejtë dy padi ndaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) shtesat prej 100 eurove, kurse nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) llogaritjen e orëve të mësimit plotësues.

“Ne do të bëjmë dy padi, njërën do ta bëjmë dedikuar për ministrin Hekuran Murati ngase qeveria e kaluar kishte sjellë vendim që të mbështes sistemin arsimor në kohë pandemie dhe të mbështes të gjithë të punësuarit në arsimin parauniversitar e universitar me një shtesë prej 100 euro në pagat e tyre me arsyetimin që e kemi dhënë ne dhe ata i kanë pranuar për shkak të rrezikut permanent nga Covidi dhe për shkak të shtimit të volumit të punës. Aq më tepër me vendimin e fundit të ministres Nagavci volumi është shtuar edhe më shumë sepse ka filluar së implementuari mësimi plotësueses për ata nxënës që nuk kanë arritje të duhura dhe ne po presim të shohim në muajin që jemi se a do të veprojë ministri Murati. Nëse jo, atëherë SBAShK do ta dorëzojë në gjykatën gjegjëse lëndën për të kërkuar fillimin e procedurës së zbatimit”, deklaroi ai.

Ai thekson që nëse ndodh që orët e mësimit plotësues të mos paguhen, do ta dërgojë edhe ministrinë e Arsimit në gjykatë sepse nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës dhe atë që ligji e thotë.

“Në anën tjetër nëse ndodhë që orët e mësimit plotësues nuk do të llogariten dhe nuk do të shpërblehen ka gjasa që edhe për këtë çështje ta dërgoj ministrinë e arsimit në gjykatë ngase kontrata e thotë qartë, janë 20 orë normë javore dhe ditët e punës janë nga e hëna deri të premten dhe kontrata poashtu neni 11 e saktëson se çdo orë mbi këtë normë duhet të paguhet në vlerën e orës së rregullt. Pra janë këto dy çështje që mund të na përplasin në gjykatë”, deklaroi ai.

Jasharaj ka paralajmëruar edhe grevë, por thotë që nuk do të nguten për shkak se vendi po përballet me sitat jo normale, atë me pandeminë.

“Unë krenohem si kryetar i njerëzve që dinë ta studiojnë dhe vlerësojnë mirë situatën, kolegët e mi që nga çerdhja e deri në universitet na kanë thënë shpesh në takime që të mos ngutemi shumë me veprime pasiqë sistemi arsimor por edhe tërë Kosova është në një situatë tepër të rënduar edhe ekonomike, por edhe në arsim. Do të veprojmë në mënyra tjera që t’i ikim përplasjes me greva sepse edhe ashtu i kemi disa ditë të pakonpensuara dhe mësimdhënësit e Kosovës po bëjnë një betejë të jashtëzakonshme që ta mbyllim sa më mirë këtë vit shkollor”, përfundoi Jasharaj.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara