Lajmet

Jasharaj: Nëse Ligji i Pagave kalon, janari mund të jetë i qetë

Jasharaj tha se janari mund të jetë i qetë dhe se greva mund të mbyllet tërësisht.

Published

on

Viti 2022 po konsiderohet si viti më i vështirë për kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, pasi për më shumë se një muaj, arsimi në vend u përballë me greva.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka folur edhe për Ligjin e Pagave, për të cilin thotë se kanë marrë zotime se i njëjti do të votohet të enjten. Kritika ka pasur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast thotë se përkundër shkresave për dialog, kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Së bashku me kolegë e kemi vlerësuar si vitin më të vështirë pas luftës vitin 2022, ngase që nga fillimi është vërejtur një mungesë e qasjes së duhur, gjegjësisht kemi pasur një qasje të gabuar të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave por edhe ndaj dialogut, ngase edhe për kundër dhjetëra shkresave qoftë në emër të BSPK-së por edhe të SBAShK-ut, nuk janë përfill kërkesat tona për dialog dhe çdo gjë e kanë vendosur ata siç kanë menduar vet, dhe më e keqja e kësaj ka ndodhur sepse nuk kishim informacione të duhura dhe na iku ai premtimi që e dha Sveçla se në mars do ta kemi ligjin e pagave, e të cilit i besuam në deklarata, por ndodhi që nuk u bë”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se versioni i dalë në medie për Ligjin e Pagave është i mirëseardhur. Ai thotë se ka marrë zotime nga ministrja Arbërie Nagavci se Ligji është në përputhje me kërkesat e SBAShK-ut.

“T’u them të vërteten kur dol ai versioni i parë që Qeveria e mohoi, ne edhe ndaj atij versioni reaguam dhe në bashkëpunim me MAShT-in ne dërguam versionin tonë duke i thirrur ekspertët e fushës dhe dërguam mendimin tonë për koeficientin që nga çerdhet deri në universitet dhe një pjesë e kulturës është me ne dhe edhe ata dërguan komentet që ne pastaj i dërguam në MAShT, dhe kjo e fundit i mori përsipër që të punojë në një version të tyre dhe na kishin thënë se i tyri dhe i yni janë goxha të ngjashëm dhe nuk paraqiste ndonjë problem”, tha Jasharaj.

Teksa ka folur për mundësinë që këtë vit të kalojë në lexim të dytë Projektligji i Pagave, Jasharaj tha se janari mund të jetë i qetë dhe se greva mund të mbyllet tërësisht.

“Opinioni duhet ta kuptojë qartë sepse ne nuk kemi mundur të vendosim ndryshe ngase e kishim një rezultat ndryshe, ngase e kishim një rezultat të ngushtë pro pezullimit dhe për të vazhduar grevën dhe e vetmja mundësi kur kemi situata të tilla të mos mbyllet greva, kjo nënkupton se greva mbetet si opsion i hapur dhe këtë afat e kemi lënë deri në janarin e vitit 2023. Po shkuan gjërat ashtu siç duhet po dolën të vërteta deklaratat e zonjës Nagavci dhe deputetët e bëjnë punën e tyre (e votojnë Ligjin e Pagave), atëherë në janar mund të kemi lajme të mira dhe mund të merret vendimi për mbyllje të grevës”, u shpreh Jasharaj.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara