Lajmet

Jasharaj letër Konjufcës: Na duhet një ekip i pavarur për shëndetin mental

“Po të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën” shkruan Jasharaj mes të tjerash.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj i është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, përmes një letre.

Ai i ka kërkuar numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje një ekip të pavarur për “shëndetin mental”.

“I nderuari Konjufca na duhet një ekip i pavarur për shëndetin mental. I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament, po se po, të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore për Kosovën. Të lutem bëje ligjore dhe në këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë së Kosovës kryeministri me tërë qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë, disa nga deputetët, që partia në pushtet i zgjedh, disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetarë”, thuhet në kërkesën e Jasharajt.

Ai ka thënë se Kosova aktualisht ka një pamje fatkeqe, të ngjashme me atë të pasluftës, për çka apelon Konjufcën që të ndërmerr masa.

“I nderuar kryetar i Parlamentit në Kosovë këtë kërkesë po ta bëj në emër të ardhmërinë së Kosovës sepse diçka nuk është në rregull. Te ne i gëzohemi pse i kemi çlirimtarët në burg. I gëzohemi se po arrijmë të vëmë në sprova sindikatat, po gëzohemi kush shajmë e fyejmë figurën e mësuesit. Gëzohemi pse nuk ka as edhe një debat për krimet që ka bërë pushtuesi nëpër vite. Gëzohemi që dikush shanë e fyen mësuesin e viteve të 90-ta. Gëzohemi që ‘analistë’ dalin e thonë se paskemi 76% të nxënësve analfabetë. Gëzohemi e thërrasin në studio njerëz ‘analistë’ që thonë se atë që kanë mësuar e kanë mësuar në fakultet, që do më thënë shkronjat i paskan mësuar në fakultet. Gëzohemi kur dikush i madh thotë se Kosova na qenka vend i krimit që duhet ç’kapur e pastaj për ta kapur e ngulfatur. Kryetar na duhet një ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë. Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm”, vijon Jasharaj në letrën e tij. 

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara