Lajmet

Jasharaj jep detaje për intervistimin nga Policia, thotë se lëvizjet i ka kufizuar

Ai hodhi akuza në drejtim të Qeverisë, thotë se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

Published

on

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin të djeshëm ndaj tij.

Jasharaj ka thënë se intervistimi ka shkuar mirë dhe se ka treguar në detaje për takimin që kanë mbajtur gjatë së hënës në një shkollë të kryeqytetit.

Fatmirësisht, thotë se nuk është goditur por që hedh akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

Po rreth angazhimeve te veta rreth rastit të djeshëm që ndodhi në shkollën ‘Ismail Qemali’, kanë ardhur ta marrin deklaratën time. E dhashë atë pjesë time, e thash se një njëri që nuk ka qenë pjesë e institucionit arsimor por as grevist dhe me t’u kryer takimi me mësimdhënësit teksa më përcollën me duartrokitje, një person më kapi me dorën e majtë dhe ndoshta ka pasur tendencë që të më godasë por që fatmirësisht ishin aty kolegët e mi. Kam dalë nga shkolla me të vetmin qëllim që të mos krijohen tensione shtesë. Nuk kam pasur asnjë goditje përveç që ka tentuar të më mbajë për dore”, u shpreh Jasharaj.

Duke folur për rastin e djeshëm, Jasharaj ka thënë se lëvizjet i ka kufizuar për të vetmin qëllim që mos të ketë raste të tilla. Ai apelon te institucionet gjegjëse që të dialogojnë me Sindikatat.

Mund të jetë edhe ajo që plaku të jetë i nxitur sepse nuk ka qenë i ftuar për atë takim dhe madje nga linçimet që po më bëhen, mund të jetë i nxitur nga dikush tjetër dhe fati deshi që të mbyllet me kaq. E lus kryeministrit që të ulët dhe të bisedojë me ne, sepse fyerjet, sharjet nuk më largojnë nga rruga, sepse këtë betejë e mbaj, pavarësisht situatave që kanë ndodh dhe do të ndodhin. Uroj që të jetë e fundit, lëvizjet i kam kufizuar me këshillën e kolegëve të mi, jo për frikë nga unë. Po, i kam kufizuar lëvizjet jo për shkak të frikës por për t’i ikur asaj që kinse po shes trimëri. Sa më shpejt që Qeveria ulet me ne për dialog, situatën do ta kemi të qetë, përndryshe me tensione e me shantazhe, asgjë nuk zgjidhet”, tha tutje Jasharaj.

Lajmet

Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh

Published

on

By

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.

Ndërkaq, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

Continue Reading

Lajmet

I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro

Published

on

By

Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, ka konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.

Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, Dogana ka konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

“Me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme”, thuhet në njoftim,.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera totale e mallrave arrin rreth 49 mijë euro.

“Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale”.

Continue Reading

Lajmet

Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Continue Reading

Lajmet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Continue Reading

Të kërkuara