Lajmet

“Jasharaj, armik i nxënësve”

Kreu i SBAShK-ut Jasharaj tha se pa dialogun social me Qeverinë nuk do të mbyllet greva.

Published

on

Kryetari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së kanë vizituar shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Vizita është përcjellë me tensione pasi në mesin e mësimdhënësve, por edhe të prindërve që kërkuan ndërprerjen e grevës, duke thënë se paraja nuk është asgjë.

Kryetari i SBAShK-ut gjatë kësaj vizite ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bindë qeverinë të ulet të bisedojë për kërkesat e grevistëve, teksa shtoi se 50 eurot e ofruara nga Qeveria nuk janë kërkesë e sindikatës që ai drejton.

“Bëmë protestë, grevë njëorëshe, por Qeveria nuk deshi dhe tek e fundit doli sa për të treguar që unë bëj çfarë të dua e nuk e dëgjoj askënd. Doli me atë 50-euroshin, që është një shumë që nuk është adresuar si duhet dhe është një shumë që nuk na duhet. Ne për lëmoshë ose mëshirë, e lusim njëri-tjetrin. Ne grevën do ta vazhdojmë dhe greva do të përfundojë vetëm kur të realizohen kërkesat”, tha ai.

Ndërkohë që presidentja Osmani e kryeministri Kurti kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund grevës duke paralajmëruar miratimin e ligjit të ri për paga në Kuvend, kreu i SBAShK-ut Jasharaj u shpreh skeptik se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti për shkak të procedurave që nevojiten.

“Askush nga sindikatat nuk e ka parë kurrë ligjin, veç fjalët e tyre, e kemi kryer ligjin, koeficientet, njerëzit filluan të bëjnë me stilografë paga dhe defekti i këtij ligji është se nuk e kemi parë hiç. Të shkojë në parlament i duhet rreth katër muaj, pastaj e keqja është se atje po thotë se pas gjitha procedurave edhe kur del në gazetën zyrtare, duhet edhe tetë muaj të fillojë ligji, pra edhe nëse është ligji i mirë, hairin do t’ia shohim pas 16 muajve, e deri atëherë çmimet nuk po ndalen hatri ligjit”, tha ai.

Festime Sijarina, mësimdhënëse në shkollën “Ismail Qemaili”, ka thënë se asnjërës qeveri nuk i ka interesuar arsimi, derisa kërkoi nga Jasharaj ta mbyllë grevën dhe të vazhdojë procesi mësimor.

“Marrëveshja që po dëshirojmë është politika jashtë arsimit. Por, të lutem për hir të fëmijëve kryetar, lësho pe kësaj here, ulu dhe bëhu me burrë, se ata që të fyen, tregoju që ne jemi ata dhe deri në fund, vetëm ne jemi ata njerëz me vetëdije të lartë që kurrë në jetë as nuk kemi përfituar prej këtij shteti, vetëm ne jemi të pathyeshmit, le ta dinë secila qeveri”, tha ajo.

Refiqe Hamiti, mësimdhënëse po ashtu në këtë shkollë është kundër grevës. Ajo kërkoi nga Jasharaj që të ndalet greva dhe të vazhdojë mësimi.

“Ju lutem, merr guxim, bëhu më patriot se patriotët që po thirren dhe kthena në bankat shkollore, të dalim para nxënësve, kthena dinjitetin tonë se kemi humb për asgjë, sepse paraja nuk është mbi natyrorja dhe njerëzorja. Unë jam për rrogë, por unë jam që nxënësit të kthehen në shkollë. Si e verifikon që një pjesë e madhe po dëshiron, a ka ndonjë listë që ne duhet të nënshkruhemi, që duhet të përpilohet ajo listë, se a dëshirojmë të kthehemi në shkollë si mësues apo ta respektojmë sindikatën”, tha ajo

Mirëpo kreu i SBAShK-ut Jasharaj tha se pa dialogun social me Qeverinë nuk do të mbyllet greva.

Tensionet gjatë vizitës së sotme të kreut të SBAShK-ut në shkollën “Ismail Qemali”, nisën kur një prind i një nxënësi Musli Rexhepi është përplasur me Jasharajn, duke thënë se ai është fajtori kryesor për grevën në arsim.

Megjithatë, Rexhepi gjithë këtë u mundua ta arsyetojë se ardhja e tij në sallë ku po zhvillohej vizita e kreut të SBAShK-ut, ishte bërë me qëllim që të informohet nëse do të ketë mësim ose jo dhe jo për të tensionuar situatën.

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë këtë vit, erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë te mbledhja e sindikatës të arsimit, me mirëkuptim dhe jo me qëllime tjera. Armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj, vetëm atë personalisht, sepse ai ka marrë një kokëfortësi në veti dhe e ka ndarë arsimin në dy pjesë. Ky është armik. Nëse ka problem le të merret me qeverinë dhe jo me fëmijët tanë”, tha ai.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara