Lajmet

Japonia raporton pranverën më të ngrohtë në histori

Temperaturat përgjatë marsit, prillit dhe majit ishin 1.59 gradë Celsius më të larta se mesatarja.

Published

on

Japonia përjetoi pranverën e saj më të ngrohtë këtë vit, tha të enjten agjencia kombëtare e motit, pasi gazrat serrë dhe El Nino shkaktojnë rritje të temperaturave në mbarë botën.

Temperaturat përgjatë marsit, prillit dhe majit ishin 1.59 gradë Celsius më të larta se mesatarja, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Kjo e bëri atë pranverën më të nxehtë që kur agjencia filloi të bënte matje të krahasueshme në 1898.

“Ngrohja globale i ka bërë temperatura të tilla në nivel rekord më të shpeshta dhe ato pritet të bëhen edhe më të zakonshme në të ardhmen me përparimin e ngrohjes globale”, thuhet në deklaratë.

Kombet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se ishte pothuajse e sigurt se 2023-2027 do të ishte periudha më e ngrohtë pesëvjeçare e regjistruar ndonjëherë./UBTNews/

Vendi

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Diskutohet për thellimin e raporteve dhe integrimin euroatlantik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Kurti në këtë takim theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke kujtuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë muajit korrik midis dy vendeve.

Po ashtu, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez, duke e cilësuar rolin e saj si posaçërisht të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e arsyeton me “mbrojtjen e familjes” seancën që do të mbahet e mbyllur ndaj Jeton Sylajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj, të mbahet i mbyllur për publikun.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, seanca u vendos të mbyllet me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe interesit më të mirë të fëmijës së mitur të çiftit, duke vlerësuar se mbrojtja e privatësisë së tij është me interes legjitim.

Jeton Sylaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike e fizike ndaj Zekajt, e ka detyruar të marrë kredi financiare, si dhe e ka kërcënuar seriozisht me jetë përmes telefonatave. Po ashtu, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte nxjerrë dhe djegur rrobat e viktimës në oborr, duke ia dërguar pamjet me video, si dhe kishte ndikuar në shkëputjen e kontakteve mes nënës dhe djalit të tyre 12-vjeçar.

Rasti merr përmasa edhe më të rënda pasi Arlinda Zekaj u vra në fund të muajit tetor në Vitomiricë të Pejës, pak kohë pasi kishte denoncuar dhunën në polici. Dorasi i dyshuar i vrasjes është vëllai i të pandehurit, Albert Sylaj, ndërsa të dy vëllezërit ndodhen tashmë nën masën e arrestimit. /Betimi per Drejtësi/

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Të kërkuara