Sport

Japonia mposht Amerikën, kjo e fundit nuk regjistroi asnjë goditje drejt portës

Kjo e fundit nuk arriti që të regjistrojë as edhe një goditje të vetme në portën e japonezëve.

Published

on

Kombëtarja e Japonisë e ka mposhtur sot me rezultat solid Amerikën, ndeshje kjo e cila ishte në rolin e miqësores.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Japonia mposht me rezultat 2:0 Amerikën, ku kjo e fundit nuk arriti që të regjistrojë as edhe një goditje të vetme në portën e japonezëve.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Daichi Kamada, i cili kalon Japoninë në avantazh prej 1:0 në minutën e 24’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Kaoru Mitoma, i cili vulos rezultatin final 2:0 në minutën e 88’.

Japonia dhe Amerika hynë në lojë me rekorde identike duke qenë të pamposhtura në 12 nga 14 ndeshjet e tyre të mëparshme. Megjithatë, japonezët vazhduan me fitore për të mbajtur të paprekur formën e tyre të fortë.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e ndeshjes.

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Sport

Pulisic drejt rinovimit me Milanin, kontratë deri në vitin 2031

Published

on

By

Christian Pulisic pritet të vazhdojë aventurën e tij te Milani, pasi klubi italian është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me futbollistin amerikan.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “AS”, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë te kuqezinjtë deri në vitin 2031.

Marrëveshja e re parashikon edhe rritje të pagës, me Pulisicin që pritet të përfitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e amerikanit skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa drejtuesit e Milanit synojnë ta sigurojnë qëndrimin e tij afatgjatë në skuadër.

Pulisic iu bashkua Milanit në vitin 2023 nga Chelsea dhe që atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv.

Në edicionin aktual të Serie A, ai ka regjistruar dy gola dhe një asistim në gjashtë paraqitje.

Rinovimi i mundshëm i kontratës dëshmon besimin e klubit italian te futbollisti amerikan dhe rëndësinë e tij në planet e ardhshme të skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova ndër golashënuesit më të mirë të Juventusit, pavarësisht minutazhës së kufizuar

Published

on

By

Juventusi po përballet me vështirësi në repartin ofensiv këtë edicion të Serie A, duke u renditur në vendin e 13-të për numrin e golave të shënuar, me vetëm 11 realizime në nëntë ndeshje.

Pavarësisht hapësirës së kufizuar në fushë, futbollisti kosovar Edon Zhegrova është ndër lojtarët më efikasë të skuadrës italiane.

Zhegrova dhe mbrojtësi Bremer kryesojnë listën e golashënuesve të Juventusit me nga dy gola, ndërsa Conceicao, Douglas Luiz, Gatti, Kolo Muani, Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe McKennie kanë realizuar nga një herë.

Sipas mediumit “Goal”, shqetësuese mbetet forma e sulmuesve të Juventusit, të cilët së bashku kanë shënuar vetëm një gol në nëntë xhirot e para. Kolo Muani ka realizuar një herë, ndërsa Woltemade ende nuk e ka gjetur rrugën drejt rrjetës.

Mediumi ka kritikuar dyshen sulmuese, duke theksuar se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, mund të mbahen mend si një nga dyshet më të dobëta në historinë e klubit.

Ndërkohë, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe një asistim në vetëm 185 minuta lojë, të shpërndara në shtatë paraqitje.

Edhe pse nuk ka pasur minutazh të madh, reprezentuesi i Kosovës vazhdon të dëshmojë efikasitetin e tij, duke kryesuar listën e golashënuesve të “Zonjës së Vjetër” së bashku me Bremerin.

D.L

Continue Reading

Sport

Hoffenheimi eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Asllani shënon, Avdullahu gabon nga penalltia

Published

on

By

Hoffenheimi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes ndaj Holstein Kielit, skuadër e kategorisë së dytë gjermane, me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja përfundoi 1:1 në kohën e rregullt, me të dy golat që u shënuan gjatë pjesës së parë. Baraspesha vazhdoi edhe pas vazhdimeve, duke bërë që fituesi të përcaktohej përmes penalltive.

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 2:2. Ndërkohë, mesfushori Leon Avdullahu nuk arriti të shënonte penalltinë që do të barazonte rezultatin në 3:3, duke i dhënë përparësi skuadrës vendase.

Penalltinë vendimtare për Hoffenheimin e humbi Mats Rots, duke vulosur eliminimin e skuadrës së Bundesligës.

Avdullahu ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa Asllani u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.

Në këtë përballje mungoi mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, për shkak të lëndimit, ndërsa mbrojtësi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Leon Parduzi, ishte në fushë deri në minutën e 103-të.

Kështu, Hoffenheimi i jep fund rrugëtimit në Kupën e Gjermanisë, ndërsa Holstein Kieli siguron kalimin në fazën tjetër të garës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara