Lajmet

​Japonia jep donacion në vlerë prej 140 mijë eurosh për Dragashin dhe Mamushën

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie nga Ambasada e Japonisë dhe kryetarët e këtyre dy komunave.

Published

on

Dy projekte në vlerë prej 140 mijë euro, të cilat përfshijnë projektin për sigurimin e deponimit të mbeturinave në Restelicë të Dragashit dhe sigurimin e një radiografie në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë, u nënshkruan sot përmes një ceremonie nga Ambasada e Japonisë dhe kryetarët e këtyre dy komunave.

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka tha se përmes këtij projekti, Komuna e Dragashit do të përkrahet për ndërtimin e Deponimit të Mbeturinave dhe vendosjen e kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë. Ai shtoi se ky projekt do të përmirësojë shërbimin e grumbullimit të plehrave dhe do të kontribuojë për ta bërë qytetin më të pastër dhe më komod për të jetuar banorët e kësaj zone. Yamanaka theksoi se me këtë projekt do të përfitojnë rreth 4700 banorë që jetojnë në këtë fshat.

Ndërkaq, në lidhje me donacionin për Komunën e Mamushës, Yamanaka potencoi se me nënshkrimin e këtij projekti, qytetarët e Mamushës nuk do të kenë nevojë më të udhëtojnë nëpër komuna të tjera për ta bërë radiografinë, ngase QKMF-ja do të pajiset me një aparat të tillë në kuadër të Grantit Ndihmës Japonez për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore për vitin 2023.

Nga ky projekt për sigurimin e pajisjes me rreze X, pritet që të përfitojnë afro 1500 pacientë në vit.

“Kontratat e grantit që do të nënshkruajmë sot janë rreth 140 mijë euro. Përmes këtij projekti, Komuna e Dragashit do të përkrahet për ndërtimin e Deponimit të Mbeturinave dhe vendosjen e kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë. Ai do të përmirësojë shërbimin e grumbullimit të plehrave dhe do të kontribuojë për ta bërë qytetin më të pastër dhe më komod për të jetuar banorët. Me këtë projekt do të përfitojnë rreth 4700 banorë që jetojnë në këtë fshat. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mamushës do të sigurohet një radiografi e cila do tu mundësojë qytetarëve të kenë qasje në ekzaminime mjekësore cilësore, pa pasur nevojë të udhëtojnë në komuna tjera. Pritet që mbi 1500 njerëz të përfitojnë çdo vit nga ky projekt. Çështja e mjedisit dhe kujdesit shëndetësor janë të spikatura në mirëqenien e njerëzve. Kjo është arsyeja që Japonia ka mbështetur këto dy fusha në Kosovë për më shumë se një dekadë”, tha Yamanaka.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini derisa falenderoi ambasadorin e Japonisë në Kosovë për këtë donacion, tha se kjo iniciativë nuk paraqet vetëm mbështetje financiare për këtë komunë, por është edhe një eksperiencë profesionale për të aplikuar praktikat më të mira të popullit japonez.

Xheladini potencoi se kjo mbështetje nga Japonia, nuk është e para për Dragashin, për çka përmendi se para pak kohësh, kanë pranuar katër kamionë e mjete të tjera për transportin dhe mbledhjen e mbeturinave, një pikë grumbullimi për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave në fshatin Brod si dhe rregullimin e vendit të goditur nga orteku u borës në fshatin Restelicë.

“Jam i lumtur që sot jemi mbledhur këtu për të festuar dhe shprehur falënderimin ndaj Ambasadës së Japonisë për zemërgjerësinë e tyre të bujshme dhe mbështetjen në një iniciativë të rëndësishme që do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave të komunitetit jo shumicë në Komunën e Dragashit…Me krenari kemi nënshkruar marrëveshjen për projektin e ndarë nga Ambasada e Japonisë i cili do të na mundësojë të ndërmarrim hapat drejt një menaxhimi më efikas dhe më të qëndrueshëm të mbeturinave…Kjo iniciativë nuk parqet vetëm mbështetje financiare nga ana e Ambasadës së Japonisë por edhe një eksperiencë profesionale që do të na ndihmojë të implementojmë praktikat më të mira nga Japonia në komunitetin tonë lokal…Shpresoj që kjo fazë e re e projektit do të forcojë edhe më tej lidhjet tona dhe do të na lejojë të realizojmë së bashku synimet ambicioze për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Xheladini.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç tha se ky është nënshkrimi i projektit të parë mbështetës me Ambasadën e Japonisë, për çka shtoi se pret edhe përkrahje të tjera në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ai shtoi se është kënaqësi që përmes këtij donacioni të kenë mundësinë të njoftohen nga afër me disiplinën dhe kulturën e njerëzve nga Japonia.

“Kjo është ndoshta projekti i parë me Ambasadën Japoneze që jemi duke e bërë si Komunë e Mamushës…Patëm rastin të bisedojmë edhe në zyrën e ambasadorit për gjendje ekonomike në Mamushë dhe i shpjegova që është qendra bujqësore e Kosovës dhe presim projekte të tjera, mbështetjen e Ambasadës Japoneze në projekte të ndryshe, në arsim, në shëndetësi, në bujarësi për komunën e Mamushës dhe komunitetin që jeton në Mamushë. Është kënaqësi me disiplinën e popullit japonez edhe ne të njoftohemi…Ne presim bashkëpunime të mëtutjeshme me Ambasadën dhe ambasadorin e Japonisë në Kosovë, për projekte të ndryshme bashkërisht çka mund të bëjmë për komunitetin në Komunën e Mamushës”, potencoi Krasniç.

Gjatë kësaj ceremonie të nënshkrimit, u tha se Ambasada e Japonisë do të mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për të zhvilluar vendin dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara