Lajmet

Japonia do të organizojë turne grupore si lëvizje për të lehtësuar rregullat kufitare të Covid

Kufinjtë e vendit kanë qenë të mbyllur që nga pranvera e vitit 2020.

Published

on

Japonia do të provojë turne në grupe të vogla me udhëtarë nga SHBA, Australia, Tajlanda dhe Singapori duke nisur nga ky muaj, tha qeveria, ndërsa eksperimenton me lehtësimin e rregullave të rrepta kufitare Covid.

Kufijtë e vendit janë mbyllur për pothuajse të gjithë ardhjet që nga pranvera e vitit 2020, si lëvizje për të frenuar infektimin me Covid-19.

Autoritetet vetëm kohët e fundit filluan të lejonin disa studentë dhe vizitorë biznesi të hyjnë në vend.

Nuk ka plane për heqjen e plotë të kufizimeve kufitare, siç kanë bërë vendet e tjera, ky lehtësim është vetëm turistë nga katër vendet që i bashkohen pakove turistike me itinerare të paracaktuara, u shpreh Agjencia Japoneze e Turizmit.

“Kompanitë japoneze të udhëtimit do të organizojnë turne dhe guidat lokale do t’i shoqërojnë”, tha një zyrtar i agjencisë për AFP.

Pjesëmarrësit do të duhet të vaksinohen tre herë kundër Covid dhe të kenë sigurim mjekësor privat.

Nuk do të ketë asnjë ndryshim në kërkesat aktuale të testimit për të hyrë në Japoni, me vizitorët që duhet të dorëzojnë një test negativ për Covid të marrë 72 orë para nisjes dhe të testojnë përsëri pas mbërritjes.

Agjencia aktualisht është duke diskutuar planin me rajonet që pritet të jenë me interes për turistët e huaj, tha zyrtari.

Se sa turistë do të jenë në gjendje të bashkohen në çdo turne nuk është vendosur ende./UBTNews/

Lajmet

Dy të arrestuar për vjedhjen e bizhuterive në muzeun e Luvrit në Paris

Published

on

Mediat franceze kanë njoftuar se dy të dyshuar janë arrestuar për vjedhjen e xhevahireve të çmuara të kurorës nga muzeu i Luvrit në Paris.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se njëri prej burrave ishte marrë në paraburgim ndërsa po përgatitej të merrte një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle, njofton BBC.

Sendet me vlerë 88 milionë euro (76 milionë paund; 102 milionë dollarë) u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar, kur katër hajdutë me vegla elektrike hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës.

Ministri i drejtësisë i Francës ka pranuar se protokollet e sigurisë dështuan, duke e lënë vendin me një imazh jo të mirë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

India dhe Kina rifillojnë fluturimet direkte, përmirësohen marrëdhëniet

Published

on

Fluturimet direkte midis Indisë dhe Kinës kanë rifilluar, ndërsa marrëdhëniet midis vendeve duket se po përmirësohen.

Fluturimi IndiGo 6E 1703 nga Kolkata u ul në qytetin jugor kinez të Guangzhou të hënën, duke transportuar rreth 180 pasagjerë, njofton BBC.

Fluturimet midis dy vendeve u pezulluan për herë të parë gjatë pandemisë Covid në fillim të vitit 2020 dhe nuk u rifilluan pasi një përplasje vdekjeprurëse në një zonë kufitare të diskutueshme të Himalajeve përshkallëzoi tensionet.

Por të dy vendet kanë rindërtuar vazhdimisht marrëdhëniet dhe vitin e kaluar ata arritën një marrëveshje historike mbi patrullat kufitare./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Published

on

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor, datë kjo e zgjedhur nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.

Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. /S.K/KP/International Institute of Mass Media/

Continue Reading

Lajmet

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Published

on

Janë bërë 10 vjet që kur Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, më 27 tetor 2015 në Strasburg.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara