Lajmet

Januzi: Do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore kundër suspendimit, jeta e minatorëve është në rrezik

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të bëjë një zgjidhje sa më shpejtë.

Publikuar

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar se vendimin e Menaxhmentit për suspendimin e tij nga puna e ka marrë një hyje të objekti dhe nuk është njoftuar zyrtarisht.

Për të kundërshtuar vendimin ai tha se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore. Përderisa sqaroi se gjendja e minatorëve është e rëndë madje jeta e tyre është në rrezik, për çka edhe i bëri thirrje Qeverisë që të bëjë një zgjidhje sa më shpejtë.

“Këtë vendim e kemi parë në hyrje të Minierës, konkretisht te roja fizike. Neve nuk na është dërguar ky vendim zyrtarisht, sepse në bazë të rregullave ligjore duhet të dërgohet zyrtarisht mirëpo këtë hap nuk e kanë marrë vetëm e kanë publikuar. Hapat tonë do t’i shqyrtojmë me kohë do t’i përdorim mjetet ligjore të mundshme në të drejtën tonë sepse ne jemi sindikatë jemi organ i pavarur në një formë ne kemi qenë ndërmjetësues. Kemi qenë vetëm ndërmjetësues dhe komunikues, ndërlidhës me minatorët në minierë dhe të gjithë ata që kanë pasur vullnetin për me dialogu me minatorët  e për të cilën nuk ka ndodhur nuk ka pasur dialog të mirëfilltë na kanë sjellë në një situatë të rëndë”, deklaroi ai.

“Gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht shumë e rëndë, jeta e tyre është në rrezik. Unë ju bëj thirrje që të reflektojmë dhe duhet bërë një zgjidhje t’i nxjerrim ata njerëz nga aty”, shtoi ai.

Ai u shpreh i bindur se greva do të vazhdojë dhe se janë të palëkundura deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Minatorët janë të palëkundur në kërkesat e tyre dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje t’i nxjerrim sa më parë ata nga atje. Gjendja e tyre është rënduar”, deklaroi ai tutje.

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara