Kulturë

Janet Jackson zbulon anët e errëta të jetës së saj

Nga problemet me peshën te marrëdhënia me të vëllain.

Published

on

Pesha e një mbiemri “të rëndësishëm”, vitet e kaluara nën hijen e të vëllait, adoleshenca dhe çrregullimet e të ngrënit. Për të gjitha këto, Janet Jackson flet me zemër të hapur për veten në dokumentarin “Janet”, që do të shfaqet më 28 janar në Amerikë. Këngëtarja zbulon disa anë të errëta të së shkuarës së saj dhe marrëdhënien e saj me Michael.

Veçanërisht në qendër të vëmendjes janë problemet që këngëtarja 55-vjeçare ka pasur gjithmonë me ushqimin dhe trupin e saj:

“Unë jam një ngrënëse emocionale, gjithmonë e kam ngushëlluar veten duke ngrënë nëse kam qenë e stresuar apo e sëmurë…”, tha artistja.

“Kishte raste kur Michael më provokonte, për trupin tim, duke më thirrur, derrkuce, pelë apo lopë. Më pas ai qeshte. Qeshja dhe unë, si adoleshentët, bënim shaka mes vëllezërve, por brenda isha lënduar dhe kjo më ndikoi padyshim te vetëbesimi im.”

“Problemet e mia me peshën dhe vështirësitë për të pranuar trupin tim filluan në të vërtetë kur fillova të aktroj në Good Times. Jam zhvilluar shumë herët dhe që në moshë shumë të re kam pasur forma të dukshme, sidomos gjoksin, por më kanë fashuar për të më bërë të dukesha e sheshtë”, thotë Xhenet, duke folur për eksperiencën e saj në kastin e serialit televiziv, që e bëri të famshme dhe në të cilën ajo luajti Penny-n, një vajzë e re nga një familje e dhunshme, e cila u birësua nga Woods gjatë sezonit të pestë.

Në vitin 2006, Janet arriti të peshonte mbi 80 kilogramë, më pas në vitin 2011 ajo u bë zëdhënëse e Nutrisystem.

Sa i përket marrëdhënies së saj me vëllain e saj të rritur Michael, Janet zbulon se si mbiemri Jackson ishte një barrë e madhe për t’u mbajtur, veçanërisht gjatë proceseve gjyqësore dhe betejave gjyqësore të Michael. “Ishte zhgënjyese për mua, ne gjithmonë e kishim ndarë jetën tonë, edhe pse ishim vëlla e motër, madje edhe akuzat ndaj tij nuk kishin të bënin me mua, doja të isha pranë tij, ta mbështesja sa më shumë”.

Problemet ligjore të Michael filluan në vitin 1993 me akuzat e 13-vjeçarit Jordan Chandler, i cili pretendoi se ai ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme nga ylli i popit në shtëpinë e tij në Neverland Ranch. Të dy arritën një marrëveshje jashtë gjykatës në janar 1994 për 23 milionë dollarë.

“Michael përfundoi duke i dhënë para familjes. Ai thjesht donte që të përfundonte, por të gjithëve iu duk se ai ishte fajtor”, thotë Xhenet, e cila tregon për pasojat që e gjithë kjo kishte në karrierën e saj: “Coca-Cola më kishte ofruar një kontratë që më vonë e tërhoqi. Nuk ishte shumë e lehtë për mua të isha motra e Michael Jackson-it”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje përkujtimore në Bernë për 95-vjetorin e Dritëro Agollit

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën Kornhausbibliothek një mbrëmje të veçantë kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli.

Në aktivitet morën pjesë nxënës shqiptarë, mësues dhe dashamirës të kulturës shqiptare në Zvicër, të cilët u njohën me jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Ambasadori Ermal Dredha e vlerësoi Agollin si një krijues që e shndërroi përvojën e njeriut të zakonshëm në art, duke theksuar se veprat e tij mbeten aktuale për shkak të trajtimit të vlerave universale si dinjiteti njerëzor, dashuria dhe raporti i njeriut me kohën.

Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga Mimoza Nazarko dhe nxënësit, si dhe me materiale filmike dhe incizime nga zëri i vetë Agollit.

Ambasada falënderoi Brikela Andera, bibliotekën Kornhausbibliothek dhe Muzeu Kadare–Agolli për kontributin në realizimin e aktivitetit, i cili mundësoi ekspozimin e dorëshkrimeve dhe materialeve krijuese të autorit.

Pas Bernës, aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë do të vazhdojnë në Gjenevë, ku gjatë vjeshtës pritet të organizohet një veprimtari kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellma Istrefi, ndërsa producent është Shkumbin Istrefi.

Në këtë film luajnë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Selman Jusufi, Blerta Ismaili, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu merr pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”

Published

on

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”, e cila trajton rrëfimet dhe përvojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se irisi, i vendosur në qendër të ekspozitës, paraqet një shenjë unike të identitetit njerëzor dhe simbolizon praninë, dinjitetin dhe historinë personale të secilit individ.

Ajo vlerësoi punën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizatës “Pro Peace”, duke theksuar rëndësinë e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe nevojën për t’u përballur me stigmën që ka përcjellë shumë prej tyre pas luftës.

Sipas Haxhiut, personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës janë pjesë e historisë së Kosovës dhe meritojnë njohje, kujdes, drejtësi dhe jetë me dinjitet.

Ekspozita “Sy më Sy” synon të nxisë reflektimin dhe ndërgjegjësimin mbi përvojat e të mbijetuarve, duke sjellë para publikut histori që për vite të tëra kanë mbetur në heshtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare organizon aktivitet për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë më 25 qershor një takim nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet ligjërata me titull “Fjalim për njeriun e fjalës”, e cila do të prezantohet nga Ag Apolloni.

Takimi do të zhvillohet më 25 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Aktiviteti synon të nderojë jetën, veprën dhe kontributin e Rexhep Qosjes në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar, me rastin e jubileut të 90-vjetorit të lindjes së tij.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara