Lajmet

James Rubin përfundon dëshminë në Speciale

Published

on

E përditësuar:

10:41 – Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj ketij te fundit, Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .

“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.

10:30 – Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së i ka përfunduar pyetjet për ish-ndihmësin e sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin. Seanca në Hagë po vazhdon me pyetjet shtesë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo është dita e tretë që ish-diplomati amerikan po paraqitet në bakën e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.

Gjatë paradites sot, Rubin tha se në Kosovë nuk ka parë brigade, batalione apo njësi formale të UÇK-së.

“Kishin uniforma, disa kishin e disa jo, nuk i konsideronim si Polici Ushtarake”, tha ai gjatë intervistimit nga gjykatësit.

“Kam lexuar komunikata por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte”, theksoi Rubin.

Pas pyetjeve të trupit gjykues, ZPS-ja tha se nuk ka pyetje shtesë dhe seanca po vazhdon me pyetjet e avokatit mbrojtës së Thaçit, Luka Misetiq.

Rubin është dëshmitari I [parë që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi e ka sjell në gjykatore. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe dhjetë dëshmitarë të tjerë në mbrojtje të Thacit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre./D.B/KP

08:10

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, edhe sot do të dëshmojë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, ai dha dëshminë e tij i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se gjykimi që po i bëhet Thaçit, është i padrejtë.

Ai treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.

Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së, dëshminë e tij e filloi me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.

Derisa foli edhe për disa periudha të ndryshme gjatë luftës dhe rolin e Hashim Thaçit, si drejtor politik i UÇK-së, por edhe personalitete tjera me rëndësi si ai i Adem Demaçit./S.K/EO/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara