Sport

James Rodriguez duket i gatshëm për largimin nga Everton

Published

on

Vetëm një vit pasi u transferua në Everton, James Rodriguez duket se do të largohet.

Kolumbiani u bashkua me Evertonin në sezonin e kaluar më shumë për shkak të raporteve miqësore që kishte me ish trajnerin Carlo Ancelotti, por me largimin e italianit drejt Real Madridit, ndërsa marrëdhëniet me Rafael Benitez nuk jonë të njëjta.

Kur Benitez u pyet për të ardhmen e James, ai nuk dha një përgjigje të drejtë, për të cilën ish sulmuesi i Sunderland, Kevin Phillips beson se është një shenjë që ai mund të jetë në lëvizje, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Padyshim që është një aluzion ose një shenjë. Ai nuk dëshiron ta komentojë atë dhe unë e kuptoj që menaxherët nuk duan ta bëjnë ndonjëherë”, i tha Phillips Football Insider.

“Por kjo është pothuajse një mënyrë për të thënë” Ai është atje, eja dhe merre atë “pa pasur nevojë të thuash ato fjalë.

“Drejtuesve gjithmonë u pëlqen të bëjnë një deklaratë dhe unë mendoj se kjo mund të jetë mënyra e tij për ta thënë duke gjykuar nga mënyra se si ai është përgjigjur në këtë pyetje. Nga përvoja ime, kjo sugjeron që lojtari do të vihet në dispozicion”.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara