Kulturë

“Jam gati për t’u rikthyer”, Adele tregon se është detyruar ta lë alkoolin për të mbrojtur zërin

“Jam duke u përgatitur për t’u rikthyer”, tha ajo.

Published

on

Adele ka zbuluar se ka hequr dorë nga alkooli në një përpjekje për të mbrojtur zërin e saj të fuqishëm, gjatë një bisede me fansat në Instagram.

Këngëtarja 33 vjeçare, zbuloi se asaj i është dashur të heqë dorë nga pjesa e saj e preferuar, sepse po përgatitej për rikthimin në muzikë me këngën e shumëpritur “Easy On Me”.

Duke folur në Instagram, ajo tha: “Aperol spritz, më pëlqen kjo. Jam duke u përgatitur për t’u rikthyer, prandaj duhet të heq dorë nga alkooli”.

Nuk është hera e parë që Adele është dashur të ruajë zërin e saj të veçantë, pasi i është nënshtruar një operacioni në kordat vokale në vitin 2011. Ajo u detyrua të anulojë një sërë koncertesh dhe paraqitje promovuese pasi humbi zërin e saj.

Një zëdhënës në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit tha se ajo iu nënshtrua mikrokirurgjisë me akord vokal për të ndaluar gjakderdhjen e përsëritur nga një polip beninj.

Gjendja është zakonisht rezultat i enëve të gjakut të paqëndrueshme në kordonin vokal që mund të këputen, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet

Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

By

Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.

Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.

Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.

Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.

Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.

Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.

Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.

 

Continue Reading

Kulturë

11 mars 1981 – Kur zëri i studentëve tronditi Kosovën

Published

on

Më 11 mars të vitit 1981 filluan demonstratat studentore në Universitetin e Prishtinës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

Fillimisht protestat nisën në mensën e studentëve për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe pakënaqësive të shumta me sistemin e kohës. Por shumë shpejt ato u shndërruan në një lëvizje më të gjerë, ku studentët filluan të artikulonin edhe kërkesa politike dhe shoqërore.

Demonstratat u përhapën nga ambientet universitare edhe në qytet, duke përfshirë mijëra studentë dhe qytetarë. Në rrugët e Prishtinës u dëgjuan parulla që kërkonin më shumë të drejta për shqiptarët në Kosovë dhe ndryshime të mëdha politike.

Ngjarjet e marsit 1981 u shtypën nga autoritetet e atëhershme jugosllave me masa të ashpra, arrestime dhe dënime për shumë studentë e intelektualë. Megjithatë, këto demonstrata mbetën një moment i rëndësishëm në historinë e rezistencës dhe ndërgjegjësimit shoqëror në Kosovë.

Sot, 11 marsi kujtohet si dita kur zëri i studentëve u bë simbol i kërkesës për më shumë të drejta, liri dhe barazi.

Continue Reading

Kulturë

Vdes shkrimtari i njohur peruan Alfredo Bryce Echenique

Published

on

Gjiganti i letërsisë peruane Alfredo Bryce Echenique ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Ai njihet më së shumti për romanin e vitit 1970 A World for Julius, i cili përshkruan jetën e shkujdesur të elitës në kryeqytetin e Perusë, Lima, përmes syve të një djali jetim.

Veprat e tij karakterizoheshin nga ironia, melankolia dhe vëzhgimi i mprehtë i pabarazisë shoqërore. Ai fitoi shumë çmime dhe u bë një nga zërat më të njohur të letërsisë në gjuhën spanjolle.

Presidenca e Perusë i bëri homazh Bryce Echenique në rrjetin social X, duke thënë se ai la pas “një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi të përjetshme”.

Bryce Echenique lindi në Lima në vitin 1939 në një familje të pasur dhe stër-stërgjyshi i tij kishte qenë president i republikës. Ai pa nga afër se si elita i shikonte me përçmim peruanët e zakonshëm dhe kjo përvojë u bë frymëzim për romanin e tij.

A World for Julius pati sukses të menjëhershëm në një kohë kur një qeveri ushtarake e majtë po promovonte korrigjimin e pabarazive historike në Peru. Me këtë vepër ai fitoi Çmimin Kombëtar të Letërsisë së Perusë.

Më pas ai botoi edhe romane të tjera si So Many Times Pedro dhe The Exaggerated Life of Martín Romaña, të cilat treguan aftësinë e tij për ironi dhe për të depërtuar në shpirtin njerëzor, që e karakterizonte krijimtarinë e tij.

Megjithatë, ai jetoi jashtë vendit nga vitet 1960 deri në vitin 1999, duke shkruar dhe dhënë mësim kryesisht në Francë dhe Spanjë, para se t’i jepte fund asaj që e quante “mërgimi i tij vullnetar” dhe të kthehej në Peru.

Në letërsinë peruane ai konsiderohet i dyti vetëm pas fituesit të Çmimit Nobel, Mario Vargas Llosa, i cili vdiq vitin e kaluar.

Burimi: BBC

Continue Reading

Kulturë

Ura historike që sfidoi kohën dhe ndryshoi inxhinierinë

Published

on

By

Një nga veprat më të guximshme të inxhinierisë në botë, ura mbi ngushticën Menai Strait në veri të Wales, vazhdon të jetë në përdorim edhe pas më shumë se dy shekujsh. E ndërtuar në vitin 1826 për të lidhur territorin e Uellsit me ishullin Anglesey, kjo urë konsiderohet një nga projektet më revolucionare të kohës së saj.

Ura u projektua nga inxhinieri i njohur skocez Thomas Telford dhe ishte ura e parë rrugore e tipit pezull që u ndërtua në botë. Me një hapësirë prej rreth 1,368 këmbësh dhe e vendosur mbi ujë në një lartësi prej 102 këmbësh, ajo ishte ura më e gjatë në botë në kohën e hapjes së saj, duke mbajtur këtë rekord deri në përfundimin e Brooklyn Bridge në vitin 1883.

Ndërtimi i saj kishte një rëndësi të madhe për lidhjet mes London dhe Dublin, pasi ishte pjesë e rrugës që lidhte kryeqytetin britanik me portin e Holyhead, nga ku niseshin tragetet drejt Irlandës. Para ndërtimit të urës, kalimi i ngushticës bëhej me tragete dhe shpesh ishte i rrezikshëm për shkak të rrymave të forta dhe motit të paqëndrueshëm.

Në kohën kur u ndërtua, projekti u konsiderua jashtëzakonisht i guximshëm për standardet e inxhinierisë së shekullit XIX. Struktura e saj mbahej nga zinxhirë të mëdhenj prej hekuri të farkëtuar dhe u ndërtua duke përdorur metoda që sot konsiderohen si pararendëse të prodhimit në masë.

Edhe pse gjatë viteve janë bërë renovime dhe përmirësime, shumë nga elementet origjinale të urës, përfshirë shtyllat prej guri gëlqeror, vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot. Aktualisht, ura ka kufizime për trafikun modern, por mbetet një lidhje e rëndësishme për komunitetin lokal dhe një atraksion i njohur turistik.

Pas më shumë se 200 vjetësh, kjo urë jo vetëm që vazhdon të përdoret çdo ditë, por edhe konsiderohet një simbol i rëndësishëm i historisë së inxhinierisë dhe i zhvillimit të transportit në Britani.

 Marrë dhe përshtatur nga CNN.

Continue Reading

Të kërkuara