Lajmet

Jahja Koka i reciton Ardian Kastratit në fjalimin e tij

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është kundërpërgjigjur Ardian Kastratit të PDK-së, i cili para pak ditësh në Kuvend kishte ironizuar me një pohim të tij se në Kosovë mund të lëshohet raketë dhe për çfarë edhe kishte argumentuar se si mund të ndodhë.

Në Kuvend kastrati kishte pasur të veshur edhe një bluze, në të cilën shihej e shtypur një figurë rakete.

“Në seancën e kaluar, një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive që i kishte vendosur në tula të kraharorit të tij, tallej e lazdrohej me disa metafora, duke lakuar edhe emrin tim”, deklaroi Kokaj. “Ky zotëri dhe kolegët e tij militantë të shumë mediave, po te kishin kryer vetëm shkollën fillore, e lëre më të mesme, do të kuptonin se ç’është shpejtësia parakozmike. E do të kuptonin numrin 7.9 kilometra në sekondë, pra e përsëris 7.9 kilometra në sekondë, meqenëse atyre rosakëve duhet t’iu përsëritet shumë herë që ta mësojnë një herë e përgjithmonë”.

“Dhe më kujtohet që përsëritje të tilla bënte një zonjë e nderuar, Dane, njëfarë defatore. Puna e defit e tupanit kanë zhurmë të madhe por brendësi boshe. Këta kanë një ngjashmëri të madhe sikur ajo zonja, kanë disa hall halle atje, dhe do zhingla në tula të kraharorit, e për ta po e përmendi një poezi të zonjës së nderuar: “Fëmijë a e keni ndi këto ditë çka ka ndodhë? Ish hap pa mahi për rosën ni shkollë. Plot tri ditë ulun nuk mësuen kurgja veç dijshin me bo ga-ga-ga”.

“Pra nuk mësojnë 7.9 kilometra në sekondë, por vetëm ga-ga-ga”.

“Për zotërinë që e shfrytëzoi mungesën time në Kuvend herën e kaluar, i them se nëse vazhdon të shpurdhish prap, atëherë umin e pllugit do ta lëshoj në nivel shkencor, e atëherë do të turpërohesh me muhalifet e tua shkencore”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj sot gjatë fjalimit të tij në Kuvend të Kosovës.

Ky reagim i tij shkaktoi të qeshura tek kolegët e tij partiakë, sidomos te kryeministrit Albin Kurti, i cili dallohej duke qeshur i ulur prapa foltores.

Fjalimi i Kokës, ka detyruar Konjufcën që t’ia tërheqë vërejtjen për fjalorin.

Continue Reading

Lajmet

Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat vjedhin shumë të madhe parash

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Klinë ku kanë vjedhur para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19 mijë euro.

Rasti është nën hetim.

Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Deri 1 orë e gjysmë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova, përditësohen të dhënat e fundit

Published

on

By

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kurse deri 20 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje lokale shiu gjatë ditës.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin që do të lëvizin prej 16 deri në 20 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31 gradë Celcius.

Continue Reading

Lajmet

Jashari: Tare më premtoi për të më sjellë te Milani, ëndrra mu bë realitet

Published

on

Ardon Jashari ka folur në konferencë për shtyp si futbollist i ri i Milanit, ky ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u transferuar veç tek gjiganti italian përkundër faktit se kishte edhe oferta të tjera.

Ai e ka përshëndetur punën e bërë nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili i kishte premtuar se do të bënte gjithçka që është e mundur për ta sjellë në Milano.

Gjithashtu, përfaqësuesi zviceran ka folur për aftësitë dhe karakteristikat e tij, futbollistët modelë dhe për objektivat që i ka me “Rossoneri”.

“Të jem këtu është një ëndërr që u bë realitet, e doja vetëm Milanin. Ka një harmoni të madhe në dhomat e zhveshjes. E dija se nuk do të ishte e lehtë të largohesha nga Club Brugge. Tare më ka thënë se do të bënte gjithçka që është e mundur për të më sjellë këtu. Ishull imi ishte Pirlo, në fillim kam nisur të luaj si ai si trequartista. Jam mahnitur nga Modric, me të mund të rritem shumë.”, tha Jashari.

 

Continue Reading

Të kërkuara