Lifestyle

Ja se si të qëndroni larg infeksioneve dhe acarimeve të syve!

Published

on

Kujdesi ndaj syve është më se i nevojshëm pasi shumë lehtë mund të irritohen, sidomos kur ka mot të ndryshueshëm!

“Infeksionet që përgjithësisht ndodhin gjatë sezonit të shirave nuk janë vetëm të frikshme, por edhe mjaft të dëmshme,” ka thënë Kanchan Naikawadi, drejtor menaxhues dhe specialist i kujdesit shëndetësor në “Indus Health Plus”.

Naikawadi ka ndarë disa masa të cilat ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të syve, përcjell Klankosova.tv

Qëndroni higjienik, mos i ndani me askënd sendet tuaja personale si peshqir, syze, lente kontakti etj.

Vishni një palë syze dielli sa herë që dilni nga shtëpia. Ato mbrojnë sytë nga kontakti me çdo substancë të huaj dhe agjentë infektivë si viruset dhe bakteret.

Trajtojini sytë tuaj me shumë kujdes, lani ata me ujë të ftohtë çdo ditë dhe mos i fërkoni ashpër pas zgjimit ose gjatë heqjes së lenteve të kontaktit, pasi kjo mund të dëmtojë përgjithmonë kornenë.

Mundohuni të mos mbani lente kontakti gjatë motit të ndryshueshëm, pasi ato mund të shkaktojnë tharje ekstreme në sy dhe mund të rezultojnë në skuqje dhe acarim.

Hani një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, duke mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm në mënyrë që të luftoni çdo infeksion.

Lifestyle

Kujdes! Pozicioni i fjetjes ndikon në formimin e rrudhave

Published

on

Thuhet se gjumi është gjysma e shëndetit, që të mbushemi me energji gjatë ditës na duhen të paktën 6 deri në 8 orë relaksim. Edhe lëkura merr shkëlqim kur jemi të pushueshëm.

E, kjo arrihet më së miri në një shtrat komod. Edhe pse mund të jetë e papritur, mënyra se si flini mund të rezultojë në rrudha.

Të njohura edhe si linjat e gjumit, ato zhvillohen për shkak se fytyra juaj ndrydhet në një jastëk për orë të tëra çdo natë. Kjo jo vetëm që mund të shkaktojë ënjtje dhe fryrje, por mund të përforcojë linjat e imëta rreth syve, buzëve dhe madje edhe gjoksit.

Pra, çfarë duhet të bëni për ta parandaluar këtë?

Mënyra më e mirë është të flini me shpinë, problemi është se nuk jemi në kontroll të lëvizjeve tona kur jemi në gjumë, gjë që mund ta bëjë këtë një sfidë. Ka, për fat të mirë, shumë produkte në treg që mund ta bëjnë më të lehtë stërvitjen për ta bërë këtë. Gjithashtu ka jastëkë që e mbajnë kokën në pozicionin e duhur. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve?

Published

on

Nëse jeni të brengosur për rënien e flokëve, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni stilimin artificial. Tharësit e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Tharësit shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësin e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia, dhe kur është e madhe ndikon që rrënjët e flokëve të vdesin, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka vdekur.

Duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësin e flokëve çdo ditë, as shamponin, një këshillë që duhet ta aplikoni është ta kontrolloni nxehtësinë e tharësit. Mos e përdorni tharësin e flokëve në nxehtësi maksimale, por më të vogël të parandalohen dëmet.

Është e rëndësishme ta përdorni tharësen e duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Published

on

Forca jonë e brendshme dhe besimi bazohen në frazat që i përsërisim vetes. Sipas kërkimeve psikologjike, terapistëve dhe psikologëve, këto fraza pasqyrojnë vlerat e rrënjosura thellë që prindërit na kanë transmetuar përmes edukimit.

Këto fjali të thjeshta tregojnë se si zëri i brendshëm mund të formësojë pikëpamjen tonë për veten dhe botën. Këtu janë frazat në fjalë.

“Unë mund të përballoj sfidat”

Fraza “Unë mund të përballoj sfidat” pasqyron një besim të fortë në aftësinë e dikujt për të përballuar situata të vështira. Psikologu Nick Wignall thekson se shumë njerëz gabimisht besojnë se motivimi është një dhuratë që vjen nga jashtë. Në realitet, motivimi dhe veprimi ushqejnë njëra-tjetrën – përballja me sfidat ndërton forcën e brendshme dhe të çon në një ndjenjë kënaqësie, shkruan YourTango.

Nëse e themi shpesh këtë frazë me vete, tregon se kemi mësuar të përballemi me vështirësi, edhe kur mungon motivimi. Prindërit tanë mund të na kenë mësuar të mos presim kushte ideale, por të ndërtojmë vetëbesimin tonë hap pas hapi përmes veprimit.

“Të vlerësoj”.

Kjo pasqyron ndjeshmërinë dhe aftësinë për të njohur vlerën e të tjerëve. Sipas hulumtimit të paraqitur në konferencën ” Mirënjohja dhe mirëqenia në punë” nga Mike Robbins, mirënjohja nuk është vetëm njohja e rezultateve, por edhe nxjerrja në pah e vlerës personale të një individi. Robbins shpjegon se shprehja e mirënjohjes ndërton marrëdhënie të forta ndërpersonale e kontribuon në një ndjenjë lidhjeje.

Nëse e përdorim shpesh këtë frazë, prindërit na mësuan rëndësinë e ndjeshmërisë dhe mirënjohjes. Kjo jo vetëm që pasuron marrëdhëniet tona me të tjerët, por gjithashtu forcon aftësinë tonë për të njohur mirësinë dhe vlerën në botën përreth nesh.

“I denjë për dashuri”.

Fraza “I denjë për dashuri” simbolizon besimin në vlerën e dikujt, pavarësisht nga rrethanat. Sipas studiueses Brené Brown , ndjenja e vlerës është çelësi për një jetë të plotë. Ajo thekson se dashuria për veten nuk varet nga suksesi apo miratimi i njerëzve tjerë, pranimi i vetvetes ashtu siç jemi është baza e të gjitha marrëdhënieve të shëndetshme.

Nëse e përsërisim këtë frazë, tregon se prindëri na mësuan pranimin dhe besimin e pakushtëzuar në vlerën tonë. Ky besim na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të thella e të sinqerta, sepse dashuria për të tjerët fillon me dashurinë për veten tonë. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Pse janari është përfundimisht muaji më i keq i vitit?

Published

on

Nuk jeni vetëm ju, por ka shumë arsye pse mund t’ju duket muaji i parë i vitit si “më i keqi”.

Epo, nëse dëshironi t’i dini pesë arsyet, ja tek i keni:

Është muaji i parë i vitit – Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë, mund të kthehet në gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.

Janë të gjithë në dietë – Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjithë janarit është: “Kam ngrënë shumë mish e bakllava, duhet të nis dietën”. Si pasojë, edhe ju ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: Të kaloni pasditet duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.

Rifillon puna – Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë të gjata e të ngrohta, rikthimi në punë shndërrohet në makth. Për të mos harruar që temperaturat e virozat e përkeqësojnë situatën. Kush s’do të donte të ishte poshtë jorganit duke shijuar një film dhe duke ngrënë çokollata?

Jeni më të varfër se kurrë – Data 7 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm të hollat për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave dhe moria e dhuratave që keni bërë u’a kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.

Është muaji i “Blue Monday” – Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si muaj tersi morën fund, mos harroni “Blue Monday” ose “Të hënën blu”, bie në fillim të javës së tretë, është llogaritur nga ish-pedagogu i “Cardiff University” si dita më e dëshpëruar. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara