Lajmet

Ja se çka ndodhi në ditën e 17-të në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

Zelensky thotë se “fronti i parë” është kudo.

Published

on

Tensionet mbeten të larta në Ukrainw, pasi nata bie në kryeqytetin e Ukrainës më shumë se dy javë pasi Rusia filloi pushtimin e vendit.

Këto janë përditësimet më të fundit që duhet të dini tani:

Forcat ruse afrohen më afër Kievit: Në Kiev u raportuan shpërthime në orët e para të së shtunës, pasi kryeqyteti është nën presion. Sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra nga qendra e Kievit. Sulmet ruse vazhdojnë të godasin strukturat civile: Një hotel historik në qytetin verior të Chernihiv u shndërrua në gërmadha gjatë natës, si dhe rrjeti lokal i energjisë elektrike.

Zelensky thotë se “fronti i parë” është kudo: Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë teksa përballet me pushtimin rus, ai tha disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më… “Ato sapo janë zhdukur”. Ai shtoi se negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës duhet të fillojnë me një armëpushim.

Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov, kryetarit të qytetit të Melitopolit, i cili u arrestua nga ushtarët rusë të premten, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesa për armëpushim: Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin që të thërrasë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një telefonate 75-minutëshe. Thirrjet për një armëpushim vijnë pasi OKB raporton se të paktën 1500 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ukrainasit thonë se rusët kërkojnë kontrollin e centralit bërthamor: Zyrtarët rusë kanë mbërritur në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.

Sulmet në qytetet kryesore: Të paktën dy shpërthime u ndjenë herët të shtunën. Qytetet Kharkhiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy janë gjithashtu nën një sulm të vazhdueshëm rus. Kjo vjen pasi forcat ruse zgjeruan ofensivën e tyre në perëndim të Ukrainës për herë të parë të premten, me sulme që synonin aeroportet ushtarake, duke përfshirë një në Vasylkiv, në jug të Kievit, të shtunën. Në lindje, ka prova në rritje se qyteti i Volnovakha ka rënë në duart e forcave ruse dhe aleatëve të tyre në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Sipas inteligjencës amerikane të mbrojtjes, qyteti jugor Kherson duket se është pushtuar.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara