Lajmet

Ja sa premtime kanë përmbushur kryetarët e komunave përgjatë këtij mandati

Published

on

Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur. Kështu ka bërë të ditur instituti GAP, i cili ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, sipas këtij instituti, kësaj here dominon përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësisë dhe administratës, për dallim nga vitet e kaluara kur kryesisht dominimi në përmbushjen e premtimeve ka qenë tek fusha e infrastrukturës.

Blendi Hasaj nga ky Institut, ka theksuar se mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandatet e mëhershme.

“Mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandate e mëhershme. Në mandatin aktual të kryetarëve të komunave kemi të identifikuar 1 mijë 816 premtime, pra është dyfishuar numri i premtimeve nga kandidatët për kryetar…Ajo çfarë dallohet në vlerësimin e tanishëm, të tretin me radhë dhe të parafundit për këtë mandat që po hymë, është bërë një progres evident nga viti i kaluar, pra krahasuar me vlerësimin e fundit të cilin e kemi bërë, i kemi tani më shumë se 300 premtime shtesë që tani janë përmbushur. Mirëpo një vlerësim tjetër ka mbetur ndoshta pak më problematike në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi për 421 premtime, i kemi rreth 421 premtime që ende nuk kanë filluar ndonëse e dimë që kanë mbetur kohë edhe një vit deri sa atyre të ju përfundoj mandati”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, analisti politik në Institutin GAP, Bekim Salihu ka treguar përqindjen e premtimeve të përmbushura dhe premtimeve që ende nuk kanë filluar të zbatohen nga kryetarët e komunave.

Ai u shpreh se për 23 për qind të premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

“Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur, 17 për qind konsiderohen gjysmë të përmbushura, 18 për qind të premtimeve janë të filluara, ndërkaq 23 për qind e premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. Shprehur numerikisht 765 premtime janë përmbushur, 304 premtime konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime konsiderohen të filluara apo është hasur ndonjë nismë konkrete në përmbushjen e tyre, ndërkaq 421 premtime akoma nuk ka asnjë nismë në përmbushje, që nënkupton që këto premtime konsiderohen si premtime që nuk kanë filluar”, tha Salihu.

Ndërkaq, ka shtuar se në administratë janë përmbushur 66 për qind e premtimeve, ndërsa, infrastrukturë 20 për qind.

“Shikuar sipas fushave, administratë janë përmbushur 66 për qind e premtimeve, arsim 54 për qind, bujqësi 50 për qind, ekonomi 52 për qind, infrastrukturë 20 për qind, kulturë 45 për qind, shëndetësi 66 për qind, shërbime Publike 25 për qind, sociale 50 për qind, sport 36 për qind, urbanizëm 27 për qind. Bazuar në këto përqindje, rezulton se, ndryshe nga vitet e mëparshme që kësaj here dominon përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësisë dhe administratës, për dallim nga vitet e kaluara kur kryesisht dominimi në përmbushjen e premtimeve ka qenë tek fusha e infrastrukturës”, tha Salihu.

Ndërsa, Salihu ka theksuar se problemet më të mëdha tek Prishtina dalin të jenë në fushën e infrastrukturës.

“Kreu i Prishtinës ka përmbushur numrin më të madh të premtimeve në fushën e administratës, ku nga 8 premtime 5 janë përmbushur. Ndërkaq, ngecjet ose problemet më të mëdha tek Prishtina dalin të jenë në fushën e infrastrukturës ku nga 43 premtime të dhëna vetëm katër rezultojnë të përmbushura”, shtoi ai.

Ai po ashtu ka nënvizuar se në fushën e shëndetësisë, natyra e premtimeve që kryesisht rezultojnë të përmbushura gjatë kësaj periudhe ka të bëjë me modernizimin e pajisjeve, cilësinë dhe përgjegjësinë gjatë ofrimit të shërbimeve, kontrollet specifike mjekësore për raste dhe kategori të caktuara, e deri tek premtimi që do të përmirësojnë kushtet e punës dhe shërbimeve në ambientet e shëndetësisë primare.

Ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës.

Lajmet

Kosova shënon fitoren e parë në volejboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra ka arritur fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur bindshëm Algjerinë me rezultatin 3:0 në sete.

Volejbollistet kosovare treguan dominim gjatë gjithë përballjes së të premtes. Seti i parë u mbyll me shifrat 25:19, ndërsa në dy setet vijuese Kosova kontrolloi tërësisht lojën, duke i lënë kundërshtaret në vetëm 10 pikë në setin e dytë dhe 14 në të tretin.

Kjo fitore vjen pas disfatës 3:0 që Kosova pësoi përballë Greqisë të enjten mbrëma. Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Maqedonia e Veriut e Turqia, ndërsa në grupin tjetër garojnë Italia, Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Serbia.

Ky është suksesi i parë për delegacionin e Kosovës në “Taranto 2026”, ku vendi po përfaqësohet me gjithsej 163 sportistë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

MAShT-i me thirrje prindërve: Mos blini tekstet shkollore pa u publikuar katalogu zyrtar

Published

on

By

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë para nisjes zyrtare të procesit mësimor në të gjitha shkollat në Kosovë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një komunikate u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria njofton se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar, për çfarë arsye katalogu përfundimtar me çmimet përkatëse nuk është publikuar ende në faqen zyrtare. Pas përfundimit të këtyre negociatave, MASH-i do të bëjë publik katalogun si dhe do të përcaktojë shumën e subvensioneve për çdo nxënës.

“U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore,” thuhet ndër të tjera në komunikatën e ministrisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përmes këtij njoftimi, u bëhet apel edhe librarive e shitësve që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave zyrtare. Ministria udhëzon prindërit që për çdo informacion të mëtejshëm t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Më 28 gusht mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë, emetohen 25 milionë euro obligacione

Published

on

Ministria e Financave ka njoftuar se më 28 gusht 2026 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të ankandit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi i përcaktuar nga tregu garantohet gjatë gjithë periudhës pesëvjeçare dhe investimi është i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të interesuarve që, për informacione rreth pjesëmarrjes në ankand dhe blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara