Shëndet

Ja pse s’duhet t’i ruani kurrë qepët dhe hudhrat në frigorifer

Si t’i ruani qepët dhe hudhrat?

Published

on

Sigurisht që frutat dhe perimet mund të zgjasin për javë të tëra në frigorifer kur ruhen siç duhet, por për qepët dhe hudhrat nuk ndodh e njëjta gjë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org arsyeja pse qepët nuk mund të ruhen në frigorifer është se ato thithin më shumë lagështi, kështu që prishen më shpejt,

Për hudhrën, arsyetimi është paksa i ndryshëm. Ruajtja e hudhrave në frigorifer do të stimulojë mbirjen.
Edhe pse hudhra e mbirë nuk është e dëmshme apo e pashëndetshme, është një tregues se cilësia e saj ka rënë.

Si t’i ruani qepët dhe hudhrat?

Në vend që t’i vendosni në frigorifer, ruajini qepët e plota në një hapësirë ​​të freskët, të thatë dhe të ajrosur mirë.

Lagështia ose mungesa e lëvizjes së ajrit do të përshpejtojë prishjen e tyre dhe rrezet e diellit do të bëjnë që ato të mbijnë. Kur qepët e plota ato ruhen siç duhet, kanë një jetëgjatësi prej rreth 30 ditësh.

Hudhrat gjithashtu duhet të ruhet në të njëjtën mënyrë. Nëse i vendosini ato në një vend të freskët, të thatë, të ajrosur mirë, do të jetojnë edhe më shumë se qepët, rreth 3 – 5 muaj.

Si t’i ruani qepët e qëruara dhe të prera

Qepët e qëruara, por ende të plota (kur hiqet shtresa e hollë e jashtme e fortë e lëkurës) duhet të ruhen në frigorifer.

Ato do të kenë një jetëgjatësi prej rreth 10 deri në 14 ditësh.

Ju gjithashtu mund t’i ruani qepët të qëruara dhe të prera në feta ose të prera në kubikë në frigorifer.

Afati i tyre i ruajtjes është pak më i shkurtër, rreth 7 deri në 10 ditë.

Si të ruani hudhrën e qëruar

Hudhrat e qëruara ose të copëtuara mund të ruhen në frigorifer, mjafton t’i mbështillni fort në mënyrë hermetike.

Hudhra gjithashtu mund të ruhet edhe në formë pureje. Shtypni disa thelpinj hudhrash me pak vaj derisa të formohet një pastë e trashë. Masa duhet të hidhet në një enë hermetike dhe të ruhet e ngrirë në frigorifer.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që pureja e hudhrës të mos mbahet në temperaturën e dhomës, sepse kjo mund të nxisë lehtësisht rritjen e Clostridium botulinum. Një bakter toksik që mund të jetë vdekjeprurës.

Si të zgjidhni qepët dhe hudhrat

AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni qepë me lëkurë të thatë, pa të vara apo njolla. Qepa duhet të jetë e rëndë dhe të mos ketë aromë.

Ndërsa hudhrat duhet të jenë të forta, pa myk të dukshëm në sipërfaqe dhe që nuk kanë mbirë./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara