Shëndeti

Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët direkt pasi keni ngrënë!

Ky veprim do t’i dëmtojë dhëmbët dhe do t’i heqë atyre shkëlqimin.

Published

on

Larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të mëngjesit është e dmshme, sipas dentistëve. Ky veprim do t’i dëmtojë dhëmbët dhe do t’i heqë atyre shkëlqimin, shkruan “The Sun”.

Në fakt, larja e dhëmbëve pas çdo vakti është një ide e keqe dhe dentisti i famshëm Dr. Richard Marques shpjegon arsyen pse.

Ai tha: “Smalti që vesh dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies për shkak të acideve të pranishme në ushqim, kështu që duke i larë menjëherë pasi hani, rrezikoni ta dëmtoni atë.”

Ushqimet dhe pijet që janë të pasura me acide konsumojnë smaltin që mbron dhëmbët, një proces i njohur si erozioni i dhëmbëve.  Kjo ndryshon pamjen e dhëmbëve tuaj dhe i bën ata më të dobët, duke rritur rrezikun që të shfaqen njolla.

Dr. Marques tha: “Smalti është i rëndësishëm sepse është një nga ‘pengesat’ e trupit që mbron dhëmbët. Nuk mund të restaurohet, kështu që është jetike të kujdesemi për të.

Ai shtoi: “Është një debat i gjerë se kur është më mirë t’i lani dhëmbët, por këshilla ime profesionale është se në fakt nuk ka rëndësi nëse i  lani para ose pas ngrënies. Ajo që ka rëndësi është koha.

Duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi keni ngrënë para se të lani dhëmbët, ose të paktën 10 minuta para se të hani, për të siguruar që përbërësit aktivë në pastën e dhëmbëve të kenë një shans për të bërë punën e tyre dhe për të mbrojtur dhëmbët.

Në vend që të lani dhëmbët pasi të keni ngrënë, mund t’i shpërlani vetëm me ujë për të larguar mbetjet./Burimi:Panorama

Aktualitet

MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.

Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).

Nëse shihni një gjarpër:

– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër

Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):

– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë

Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Continue Reading

Shëndeti

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Published

on

Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe gjithashtu mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.

Ja përfitimet më të njohura të konsumit të rregullt të tyre.

Hidratim i thellë dhe zëvendësim i lëngjeve

Me 96 përqind ujë, trangujt janë shtesë e shkëlqyer për hidratim, veçanërisht gjatë sporteve ose në ditët e nxehta kur trupi humbet lëngje shtesë.

Tretje më e mirë dhe e rregullt

Fibra me përmbajtje të lartë uji lehtëson lëvizjet e zorrëve dhe studimet kanë lidhur konsumin e rregullt me një rrezik të reduktuar të kapsllëkut dhe mbështetje për florën e shëndetshme të zorrëve.

Ato kontribuojnë në humbjen e peshës

Ato kanë pak kalori dhe, falë ujit dhe fibrave që përmbajnë, ndihmojnë me ndjesinë e ngopjes, duke i bërë ato një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të zvogëlojnë marrjen e kalorive, nxisin shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, i cili balancon natriumin, dhe flavonoidet ndihmojnë në qetësimin e proceseve inflamatore dhe uljen e kolesterolit, gjë që rezulton në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe zemrës.

Continue Reading

Shëndeti

Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur

Published

on

Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh se pjesa më e madhe e dhjamit akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme,  mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënie, të pasura me ushqyes e përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina e minerale, mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat tjera, manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.

Arrorët

Karbohidratet e mira janë të rëndësishme, gjenden tek farat dhe arrorët që janë të pasur me larmi ushqyesish. Përfshihen yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina, për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e embla

Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra dhe nuk bëhen të mërzitshme, karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Continue Reading

Shëndeti

Keni dhjamë të tepërt në kofshë? Bëni këtë dhe shtresat zhduken brenda një kohe të shkurtër

Published

on

Dhjami në pjesën e brendshme të kofshëve është më i vështirë për t’u shkrirë, por me këto ushtrime është gjithashtu i mundur

Nëse jeni duke luftuar me depozitat në pjesën e brendshme të kofshëve, e dini shumë mirë se është sfidë e vërtetë t’i largoni ato.

Duhet durim dhe këmbëngulje që rezultatet të jenë të dukshme, prandaj ne kemi gjetur ushtrime që funksionojnë më me efektivitet në këtë zonë të trupit.

Duhet të ndani 15 minuta në ditë dhe në një kohë rekord do të keni këmbë më të holla dhe më të shtrënguara.

Rekomandohet që këto ushtrime të përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ju nuk keni nevojë për asgjë nga pajisjet. Vetëm pak vullnet të mirë dhe pak hapësirë.

Continue Reading

Të kërkuara