Lajmet

Ja mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmijët tuaj

Published

on

Edhe pse prindërit të shqetësuar besojnë se po bëjnë atë që është më e mira për fëmijën e tyre, ata ndikojnë negativisht në vetëvlerësimin dhe pavarësinë e fëmijës.

Prindërimi është një nga rolet më kërkuese, sepse së bashku me dashurinë e pakushtëzuar, sjell sfida, shqetësime e vendime që formësojnë zhvillimin e fëmijës.

Prindërit modernë përballen me një sasi dërrmuese informacioni, presione sociale dhe pritshmëri të larta për atë që do të thotë të jesh një “prind i mirë”, duke i bërë ata të bëhen tepër të shqetësuar dhe të kontrollojnë jetën e fëmijës së tyre.

Fëmijët që kanë hapësirë ​​për të eksploruar, për të mësuar nga gabimet personale dhe për të zhvilluar vetëbesim, bëhen më të përgjegjshëm dhe më të qëndrueshëm emocionalisht, të përgatitur për sfidat e jetës.

“Prindërimi neurotik” karakterizohet nga shqetësimi i vazhdueshëm, kontrolli dhe frika për të bërë gabime. Prindërit me këtë qasje shpesh përjetojnë nivele të larta stresi dhe ankthi, pasi kanë frikë nga çdo aspekt i zhvillimit, sigurisë dhe suksesit të fëmijës së tyre.

Këta prindër marrin përsipër përgjegjësi dhe ndërhyjnë në situata që fëmija mund t’i zgjidhë vetë. Kjo përfshin shqetësimin e tepruar për sigurinë, perfeksionizmin e lartë, ndërhyrjen e vazhdueshme në konfliktet e fëmijës dhe mungesën e besimit në vendimet e fëmijës.

Për shkak të kësaj, fëmijët e prindërve të tillë shpesh kanë vështirësi të marrin vendime, të bëjnë miq dhe të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, ndërsa përballen me frikën dhe ankthet e tyre.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara