Sport

Ja kur hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll

Published

on

Të mërkurën, më 19 shkurt, në orën 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë kanë arritur të kualifikohen tetë skuadra, të cilat do të garojnë për katër vende në gjysmëfinale.

Skuadrat që janë kualifikuar për çerekfinale janë: Drita, Prishtina, Vëllaznimi, Drenica, Malisheva, Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Sport

Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në Kupën e Rusisë

Published

on

By

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në xhiron e katërt të Kupës së Rusisë, duke realizuar dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës.

Spartaku triumfoi të enjten mbrëma në udhëtim ndaj Rodina Moskës me rezultat 4:2, në një përballje ku Daku pati rol vendimtar.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 48 dhe 64, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2:2 e më pas duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 3:2.

Daku qëndroi në fushë deri në minutën e 79-të, duke kontribuar gjithashtu edhe me një asistim.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Spartaku kryeson Grupin A me 10 pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e Superligës

Published

on

By

Malisheva dhe Prishtina kanë luajtur baras 1 me 1 në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi i zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj” nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të, falë golit të Xhemal Ibishit.

Prishtina reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 76-të përmes Assane Diattas, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë.

Skuadra nga kryeqyteti mbetet e pamposhtur këtë sezon dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj kampiones në fuqi, Dritës.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbrëmje me përballje interesante në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Published

on

By

Futbolli evropian vazhdon sot me një numër të madh ndeshjesh në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku priten përballje interesante mes skuadrave të njohura.

Në Ligën e Evropës, vëmendja do të jetë te përballja mes Salzburgut dhe Milanit, që nis nga ora 18:45. Në të njëjtin orar zhvillohen edhe ndeshjet Lyon – Crystal Palace dhe Torrense – Sunderland.

Ndërkohë, nga ora 21:00, Benfica përballet me Celticin, Celta Vigo pret Juventusin, ndërsa Hoffenheimi luan kundër Besiktasit.

Ndeshje interesante priten edhe në Ligën e Konferencës. Nga ora 18:45, Universitatea Craiova përballet me Getafen, Hajduk Spliti me Ajaxin dhe Lugano me Crvena Zvezdën.

Programi vazhdon nga ora 21:00, me përballjet Brighton – Kauno Zalgiris dhe Freiburg – Jablonec.

Të dyja garat pritet të sjellin një mbrëmje dinamike futbolli, me skuadrat që synojnë rezultate pozitive në arenën evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona me fanellë të veçantë për El Clasicon ndaj Real Madridit

Published

on

By

Barcelona do të paraqitet me një fanellë të re në përballjen ndaj Real Madridit, e cila do të zhvillohet më 25 tetor në stadiumin “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, klubi katalunas do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit me Spotify, duke ndërthurur futbollin, muzikën dhe modën në një edicion të veçantë për El Clasicon.

Këtë herë, në qendër të bashkëpunimit do të jetë artisti amerikan Tyler, The Creator, marka e të cilit, “Golf Wang”, do të shfaqet në fanellat e futbollistëve të Barcelonës gjatë përballjes me rivalin historik.

Fanella e re pritet të dalë në shitje në dyqanet zyrtare të klubit nga e enjtja e ardhshme, me çmime që fillojnë nga 499.99 euro.

Ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme, këtë herë artisti amerikan do të ketë një rol më të gjerë, pasi përveç prezantimit të markës së tij në fanellë, do të udhëheqë edhe drejtimin krijues të fushatës vizuale dhe audio.

Ky bashkëpunim është pjesë e strategjisë së Barcelonës dhe Spotify për të sjellë elemente të muzikës dhe kulturës në futboll, veçanërisht në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara