Shëndet

Ja arsyet që duhet të hani më shpesh brokoli

Published

on

Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar atë në regjimin tuaj ushqimor, por katër më të rëndësishmet janë:

Anti-inflamacion

Brokoli ka veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol,  një flavonoid  që kujdeset për përgjigjen inflamatore të trupit. Brokoli përmban sulforafan, një përbërje që parandalon problemet muskulore e skeletore si artritit, ofron mbrojtje për personat me alergji dhe gjendje tjera inflamatore.  Kaempfroli është gjetur edhe në kushtërinjtë e bronkolit si lakra, edhe tek rrushi, luleshtrydhet dhe domatet.

Përmirëson tretjen

Brokoli ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra, përmban dy gram fibra për porcion dhe ka 30 kalori, që do të thotë se mund ta ndihmojë një person të ndihet i ngopur pas një vakti. Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksina dhe kimikatt e dëmshme duke vepruar si një ‘fshesë’ për to.  Për këtë arsye brokoli  ndihmon procesin e tretjes, duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.

Shëndeti kardiovaskular

Zemra përfiton nga ngrënia e bronkolit, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihmon parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë është e dobishme në parandalimin e nekrozës së shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të ulët me oksigjen. Brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që shoqërohet me reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

Anti-kancer

Një tjetër veti e brokolit është aftësia për të luftuar kancerin. Kjo perime është burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izithiocyanate, që ndihmojnë në prodhimin e substancave që shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar që brokoli ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit  të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe të gjirit.

Kjo perime ka gjasa të parandalojë kancerin e zorrës së trashë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Brokoli duhet të gatuhet lehtë, për rreth tre deri në pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij kancer-luftuese të mos shkatërrohen. /UBT News/

Shëndet

Kura shtëpiake për gjunjë të fortë dhe pa inflamacion

Published

on

Me kalimin e kohës, trupi humbet forcën dhe kyçet bëhen më të brishta, sidomos gjunjët të cilët mbajnë peshën e trupit dhe mundësojnë lëvizjen.

Kupa e gjurit ka nevojë për lubrifikim të vazhdueshëm; përndryshe, shfaqen inflamacion dhe dhimbje që shpesh lidhen me artritin, reumatizmën apo dëmtime të tendinave.

Kurat natyrale që ndihmojnë:

Speci i kuq djegës – përmban kapsaicinë, e cila bllokon ndjesinë e dhimbjes dhe redukton inflamacionin.

Uthulla e mollës – ndihmon në shpërbërjen e kristaleve të acidit urik në kyçe dhe zbut dhimbjen.

Vaji i ullirit – qetëson inflamacionin dhe shërben si vaj masazhi.

Xhenxhefili – ka efekt anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e osteoartritit.

Pasta natyrale kundër dhimbjeve:

Përzieni 2 lugë spec djegës pluhur, 1 gotë uthull molle (ose ½ gote vaj ulliri të ngrohtë) e pak xhenxhefil të grirë. Aplikoni në gjunjë për 20 minuta, dy herë në ditë, më pas shpëlajeni.

Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes, por në raste të forta, kërkohet këshilla e mjekut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim?

Published

on

Spirulina, një “super-ushqim” i njohur për përbërësit e tij të pasur me proteina, vitamina dhe minerale, mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Sipas një studimi të fundit, një proteinë specifike në spirulinë ka treguar se mund të relaksojë arteriet, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut, të paktën në kafshë laboratorike.

Spirulina përdoret në forma suplementesh, kapsulash dhe “smoothie”, e rekomandohet për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, diabetin, lodhjen dhe inflamacionin.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ka prova të kufizuara shkencore mbi efektet e saj, dhe kërkimi mbi përfitimet potenciale të këtij alga të gjelbër-jeshile vazhdon.

Hulumtimi i fundit sugjeron se spirulina mund të ketë rol të veçantë në parandalimin ose reduktimin e hipertensionit, një gjendje që preket miliona njerëz globalisht dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në tru.

Ekspertët po studiojnë mënyrën se si përbërësit bioaktivë në spirulinë ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e përmirësimin e qarkullimit.

Për ata që kërkojnë mënyra natyrale për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, spirulina mund të jetë opsion i dobishëm, por specialistët rekomandojnë gjithmonë konsultim me mjekun para se të fillohet përdorimi si suplement i rregullt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Vaj ulliri me limon për energji gjatë ditës

Published

on

Zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni të lodhur, pa energji?

Nëse po, ky kombinim i thjeshtë natyral mund t’ju ndihmojë të ndiheni më gjallë dhe të freskët gjatë gjithë ditës.

Mjafton të shtrydhni një limon ta përzieni me një lugë gjelle vaj ulliri. Pini e do të vëreni ndryshimin.

Ky lëng ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme dhe ju jep energji që në mëngjes. Ky kombinim ka qenë i përdorur që në lashtësi, dhe qytetërime të ndryshme besonin në fuqitë shëruese të tij.

Vlerat shëndetësore

Vaji i ullirit: Është baza e dietës mesdhetare, i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që luftojnë kolesterolin e keq, ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi. Grekët dhe Romakët e lashtë e quanin “lëng i artë” për vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Limoni: Një nga frutat më të shëndetshme, i pasur me vitamina dhe antioksidantë. Kur përzihet me vaj ulliri, krijon një lëng me fuqi të jashtëzakonshme për shëndetin.

Përfitimet e përzierjes vaj ulliri + limon

Shmang konstipacionin: Ky kombinim vepron si lubrifikant natyral për traktin tretës dhe ndihmon funksionimin e mëlçisë dhe fshikëzës.

Mbron zemrën: Acidet yndyrore në vajin e ullirit dhe antioksidantët e limonit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit.

Lufton inflamacionin: Konsumimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionit.

Rregullon funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës: Përdorimi i saj në mëngjes, para ngrënies, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gurëve në tëmth dhe të mbajë organet e brendshme të shëndetshme.

Ky kombinim natyral është mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën me energji dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Tre zakone të thjeshta për t’u mbrojtur nga gripi dhe ftohja

Published

on

Kur temperaturat bien, rreziku për t’u prekur nga ftohjet, viruset dhe gripi rritet ndjeshëm.

Për shumë njerëz, këto viroza duken të pashmangshme, veçanërisht për ata që punojnë në ambiente të mbushura me njerëz apo kujdesen për fëmijë të vegjël që nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës.

Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë, e quajtur Ella, ka ndarë në llogarinë e saj në TikTok tre mënyra të thjeshta që ajo i përdor për të mbrojtur veten dhe familjen nga sëmundjet gjatë vjeshtës dhe dimrit.

1. Ajrosni shtëpinë çdo ditë

Hapja e dritareve për 5 deri në 10 minuta në ditë është thelbësore për shëndetin. “Duhet të lini ajrin e ndenjur të dalë jashtë. Viruset e ftohjes dhe gripit qëndrojnë në ajër, lejoni ajrin e pastër të hyjë brenda. Vetëm pak minuta ajrosje në mëngjes bëjnë diferencën”, – tha ajo.

2. Lani duart rregullisht

Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. “Nuk mund ta them mjaftueshëm – shumë njerëz nuk i lajnë duart. Prekni gjithçka dhe pastaj fusni duart në gojë. Larja e duarve është mbrojtja më e mirë ndaj viruseve”, – paralajmëron Ella.

3. Ushqehuni shëndetshëm

Ajo shton se ushqimi i ekuilibruar është kyç për sistem imunitar të fortë. “Rreth 70% e sistemit imunitar ndodhet në zorrë. Ushqeni bakteret e mira me vitamina, minerale dhe ushqime të shëndetshme. Kështu trupi qëndron gjithmonë në formë”, – përfundon ajo.

Sipas ekspertëve, këto këshilla mund të ndihmojnë çdo person të kalojë muajt e ftohtë pa u prekur nga gripi. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara