Shëndet

Ja arsyet pse ju dridhen duart

Published

on

Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.

Dr. Baibing Chen, i cili punon në Ann Arbor, Michigan, thotë se sheh shumë pacientë me dridhje të duarve që shqetësohen se mund të kenë një çrregullim serioz të trurit, siç është Parkinsoni.

Para se t’i vlerësojë për gjendje neurologjike, Dr. Chen kontrollon çfarë ilaçesh po marrin. Ai sheh nëse pacientët marrin pseudoefedrinë, e shitur nën emrin tregtar Sudafed, ndër të tjera për bllokim të hundëve ose sinuseve, pasi dridhjet janë efekt anësor i këtij ilaçi pa recetë.

Kjo ndodh se dekongjestionuesi stimulon sistemin nervor qendror e nxit lirimin e norepinefrinës, një neurotransmetues i lidhur me vigjilencën dhe gjallërinë – gjë që çon në efekte anësore si nervozizmi, ankthi dhe dridhjet.

Simptomat shtohen kur ilaçi merret në doza të larta ose nga të ndjeshmit, vlen për amfetaminat që përdoren për trajtimin e ADHD-së, si Adderall. “Këto mund të rrisin aktivitetin e sistemit nervor dhe ndonjëherë të shkaktojnë dridhje ose lëkundje,” thotë Dr. Chen në TikTok.

Më tej, neurologu analizon përdorimin e antidepresivëve, ai thotë se frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës që janë klasë antidepresivësh që rrisin nivelet e serotoninës në tru, mund të shkaktojnë dridhje.

FDA ka miratuar pesë SSRI për trajtimin e depresionit: Citalopram, Escitalopram, Fluoxetine, Paroxetine dhe Sertraline. Disa s’kanë efekte anësore, e shumë efekte zhduken pas javëve të para, përveç dridhjeve, ilaçet shkaktojnë shqetësime, djersitje dhe dhimbje koke.

Dr. Chen thotë se antidepresivi triciklik amitriptilina shkakton të njëjtën reaksion. Antipsikotikët që përdoren për trajtimin e simptomave psikozike si halucinacionet, deluzionet dhe mendimi i çrregullt, shkaktojnë dridhje.

Litiumi, një stabilizues i humorit, është “i njohur për të shkaktuar ose përkeqësuar dridhjet, veçanërisht në nivelet e larta në gjak”.

Dr. David Osser, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, thotë se dridhjet e shkaktuara janë “ të zakonshme dhe të padëshiruara nga pacientët”, dhe ankthi i përkeqëson ato. Për t’i zbutur sugjeron mbajtjen e nivelit të ulët të litiumit dhe reduktimin e ilaçeve tjera që shkaktojnë dridhje, si kafeina. Një tjetër shkaktar, sipas Dr. Chen, janë ilaçet për astmën, ilaçet e përshkruara për pacientët me astmë, si albuterol, salmeterol e arformoterol, shkaktojnë dridhje. Deri në 20% e njerëzve që marrin këto ilaçe zhvillojnë dridhje.

Dr. Chen përmbyll informacionin e tij duke renditur disa ilaçe të tjera që duhen pasur parasysh për shkaktimin e dridhjeve.

Ilaçet kundër krizave epileptike shkaktojnë dridhje se ndërveprojnë me sistemin nervor qendror, ilaçet antiaritmike që përdoren për trajtimin e rrahjeve të çrregullta të zemrës kanë ndikim të ngjashëm. Steroidet janë tjetër grup në listën e Dr. Chen që shkaktojnë dridhje.

Me prednizonin, një nga steroidet më të përshkruara në SHBA, disa nga efektet anësore që ndodhin, nëse përdoret në sasi të mëdha ose për periudha të gjata, përfshijnë ndjesi shpimi gjilpërash në fytyrë dhe gjymtyrë, ngërç të muskujve dhe dridhje të pakontrollueshme të duarve.

Mjeku përmend një shkaktar; Stimulantët. Kafeina, që konsumohet përmes çajit, kafesë, pijeve me gaz, shkakton dridhje të duarve nëse konsumohet në sasi të mëdha, veçanërisht te individët që janë të ndjeshëm ndaj efekteve stimuluese. /UBT News/

Shëndet

Si të lehtësoni dhimbjet e kockave në mënyrë natyrale?

Published

on

Dhimbjet e kockave po bëhen një problem i zakonshëm, sidomos te njerëzit që nuk bëjnë shumë aktivitet fizik.

Shumë kërkojnë ilaçe qetësuese, që dëmtojnë stomakun e mëlçinë nëse përdoren me tepri. Natyrisht, ekzistojnë alternativa të shëndetshme.

Vlerat e vajit të ullirit:

I pasur me polifenolë, që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Parandalon inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Vlerat e kripës së detit:

Përmban magnez dhe minerale që forcojnë kockat dhe muskujt.

Ndihmon sistemin imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin.

Kura me vaj ulliri dhe kripë:

Përbërësit: 1 gotë ujë, 20 lugë gjelle vaj ulliri, 10 lugë gjelle kripë deti.

Përziejini dhe masazhoni zonën e dhimbshme 3–20 minuta çdo ditë për 10 ditë.

Rezultatet: Lëvizshmëri më e mirë, dhimbje e reduktuar dhe qarkullim i përmirësuar.

Në disa raste, lëkura mund të skuqet, por një peshqir i ngrohtë dhe pak pudër mund të ndihmojnë. Kjo kurë është natyrale dhe e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i shijes, pse nuk duhet të shkrini mishin para gatimit?

Published

on

Shkrirja e mishit të pulës dhe i mishrave të tjerë mund të jetë rrezik për shëndetin!

Ja përse nuk është mirë të veproni kështu!

Kur mishi qëndron gjatë në temperaturë dhome, krijimi i baktereve është i pashmangshëm, madje barten edhe në duart tuaja, në lecka të kuzhinës, në enë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.

Edhe më keq është shkrirja e mishit në furrë me mikrovalë, pos që temperatura e lartë i përshtatet zhvillimit të baktereve, dëmtohet edhe tekstura e mishit. Ajo që është më së miri duhet që një natë para se ta gatuani gjellën, mishin duhet ta zhvendosni nga frizi në frigorifer.

Ekziston edhe një metodë e shpejtë – mishin futeni në qese plastike, lidheni qesen mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të ftohtë. Është shumë me rëndësi që uji të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mishin. Assesi mos e përdorni ujin e ngrohtë, por vetëm të ftohtë.

Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nëse nuk keni kohë, fare nuk ka nevojë ta shkrini mishin e pulës!

Bëjeni me erëza dhe futeni në furrë apo zieni si zakonisht dhe çdo gjë do të jetë sikur ta kishit shkrirë, vetëm që përpunimi termik patjetër duhet të zgjatë dyfish më shumë.

Kjo mënyrë nuk rekomandohet vetëm kur e fërgoni mishin, vazhdimisht do të lëshojë ujë e do spërkatë në të gjitha anët. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A ndikojnë tatuazhet në rrezikun për kancer të lëkurës?

Published

on

Një studim nga Universiteti Lund në Suedi tregon se njerëzit me tatuazhe kanë 29% rrezik më të lartë për zhvillimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, që shpesh lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve UV.

Megjithatë, tatuazhet nuk duket të ndikojnë tek karcinoma planocelulare, një lloj tjetër i kancerit të lëkurës.

Studimi përdori qasjen “rast-kontroll”, duke krahasuar personat me melanomë ose karcinomë planocelulare me individë pa kancer, dhe analizoi faktorë si madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i solarit, tipi i lëkurës dhe stilin e jetës.

Rezultatet treguan se rritja e rrezikut për melanomë ishte më e dukshme tek personat me tatuazhe të bëra mbi dhjetë vjet më parë.

Arsyeja mund të lidhet me faktin që boja e tatuazheve mund të stimulojë inflamacion kronik, i cili teoretikisht rrit rrezikun për kancer.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk ka prova të qarta për një lidhje shkak-pasojë, dhe nevojiten hulumtime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat biologjikë dhe ndikimin e pigmentëve të ndryshëm ndaj rrezeve UV.

Në përfundim, tatuazhet nuk mbrojnë lëkurën nga dielli dhe mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut për melanomë, por rezultatet duhet interpretuar me kujdes dhe nuk nënkuptojnë se tatuazhet shkaktojnë direkt kancer. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mavijosjet në lëkurë pa arsye, pse ndodhin dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Nëse keni mavijosje të shpeshta pa ndonjë shkak të dukshëm, kjo zakonisht lidhet me dobësimin e kapilarëve.

Por, çfarë e shkakton këtë dhe cilat janë shkaqet e mundshme sipas mjekëve? Ja disa arsye kryesore:

Diabeti

Mund të ndikojë negativisht në qarkullimin e gjakut, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve. Simptoma tjera përfshijnë etje të shpeshta, plagë që shërohen ngadalë, lodhje, shikim të turbullt dhe njolla të bardha në lëkurë.

Ndryshimet me moshën

Me moshën, sistemi i enëve të gjakut dobësohet dhe indet humbasin elasticitetin, duke bërë mavijosjet më të shpeshta, sidomos në këmbë.

Mosbalancimi hormonal

Mungesa e estrogjenit, e zakonshme gjatë menopauzës, shtatzënisë ose marrjes së ilaçeve hormonale, dobëson kapilarët dhe muret e tyre, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve.

Mungesa e vitaminave dhe elementëve ushqyes

Mungesa e vitaminave B12, C, K dhe P, ose bilanci i hekurit, mund të dobësojë enët e gjakut dhe të çojë në mavijosje. Burime të këtyre vitaminave janë: çaji jeshil, molla, kungulli, hudhra, banane, vezë, djathë dhe peshk yndyror.

Sëmundjet e gjakut dhe të enëve të gjakut

Sëmundje si varikoza, Willebrand, trombocitopenia apo leuçemia mund të shkaktojnë mavijosje. Konsultohuni me mjek nëse keni edhe dhimbje, këmbë të fryra, gjakderdhje nga hundët ose mishrat e dhëmbëve.

Përdorimi i ilaçeve

Disa ilaçe, si aspirina, analgjezikët, medikamentet anti-inflamatore, anti-astmatikët, shkaktojnë mavijosje. Nëse vini re lidhje ndërmjet ilaçeve dhe mavijosjeve, konsultohuni me mjekun tuaj.

Ushtrimi i tepërt fizik

Peshat ose aktiviteti fizik dobëson kapilarët e shkakton mavijosje. Edhe fëmijët mund të kenë mavijosje për shkak të çantave shkollore.

Si të dalloni mavijosjet e zakonshme nga ato të rrezikshme?

Pas një dëmtimi, mavijosjet janë të kuqe e bëhen blu, të purpurta ose të zeza. Brenda 5-10 ditëve bëhen jeshile ose të verdha, dhe brenda 10-14 ditëve marrin ngjyrë kafe dhe pastaj zbehen. Nëse nuk zhduket pas dy javëve ose ka ngjyrë të pazakontë, duhet të vizitoni mjekun.

Kushtoni vëmendje shpeshtësisë dhe intensitetit të mavijosjeve, konsultohuni me një hematolog për të identifikuar shkaqet e mundshme.

Kontrolloni dietën tuaj dhe suplementoni vitaminat e nevojshme vetëm pas konsultimit mjekësor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara