Lajmet

Izraeli pret që luftimet me Hamasin të zgjasin së paku edhe dy muaj

Ushtria izraelite ka thënë se procesi i dorëzimit të pengjeve do të jetë “i ndërlikuar”.

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se operacioni ushtarak i Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë “fuqishëm” pas armëpushimit që u arrit të premten, dhe se luftimet pritet të zgjasin së paku edhe dy muaj.

“Do të jetë pauzë e shkurtër. Kur të përfundojë, luftimet do të vazhdojnë fuqishëm dhe do të ketë presion që do të mundësojë rikthimin e më shumë pengjeve”, tha ai gjatë vizitës së trupave izraelite.

“Do të kenë luftime së paku edhe dy muaj”, shtoi ai.

Ushtria izraelite ka thënë se procesi i dorëzimit të pengjeve do të jetë “i ndërlikuar”, duke paralajmëruar se mund të ketë ndryshime në marrëveshje në çdo moment.

“Asgjë nuk është finalizuar derisa të ndodhë realisht. Dhe edhe në mes të procesit, ndryshimet mund të ndodhin në çdo moment”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari në konferencë për media./UBTNews/

Lajmet

Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit i bashkohet AAK-së

Publikuar

nga

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri sllovak në gjendje kritike

Publikuar

nga

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit, Robert Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Plagoset kryeministri sllovak

Publikuar

nga

Kryeministri sllovak, Robert Fico mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën dhe u dërgua në spital.

Ai u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Presidentja sllovake Zuzana Caputova e dënoi sulmin brutal ndaj kryeministrit.

“Jam e shokuar. I uroj shërim të shpejtë kryeministrit Robert Fico”, tha ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Publikuar

nga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Ai në një konferencë për media tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

Hamza tha se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksionuese, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjera, të ratifikuara në Kuvend të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara