Botë

Izraeli njofton OKB-në për shkëputjen e lidhjeve me agjencinë për palestinezët

Published

on

Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë lidhjet me UNRWA-n, agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë.

Ky njoftim vjen pasi ligjvënësit izraelitë votuan për ta ndaluar këtë organizatë.

Me udhëzimin e ministrit të Jashtëm Izrael Katz, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes mes shtetit të Izraelit dhe UNRWA-s”, tha Ministria e Jashtme izraelite përmes një deklarate.

Organizata UNRWA, punëtorët e së cilës morën pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe shumë nga punëtorët e së cilës janë operativë të Hamasit, është pjesë e problemit në Rripin e Gazës dhe jo pjesë e zgjidhjes”, citohet të ketë thënë Katz.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Lufta në Gazë nisi pasi ky grup më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.

Muajin e kaluar, Parlamenti i Izraelit miratoi vendimin për mbylljen e operacioneve të UNRWA-s në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor, pavarësisht dënimit nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë nga aleati Uashingtoni.

Nëse zbatohet ndalimi i agjencisë së OKB-së, e cila për më shumë se shtatë dekada ka ofruar ndihmën e nevojshme në mbarë territoret palestineze dhe për refugjatët palestinezë në vende të tjera do të jetë një goditje për punën humanitare në Gazë, thanë ekspertët. Por, Katz ka hedhur poshtë këto argumente, duke thënë se vetëm një pjesë e ndihmës është dërguar në Gazë nga UNRWA.

Edhe tani, shumica e ndihmës humanitare në Gazë dërgohet nga organizata të tjera dhe vetëm 13 për qind dërgohet nga UNRWA”, tha Katz.

Shteti i Izraelit është i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë të lehtësojë hyrjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës në një mënyrë që nuk do të rrezikojë sigurinë e qytetarëve të Izraelit”, shtoi ai./REL/

 

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara