Bota

Izraeli kryen sulme ajrore pranë qytetit port sirian Tartus

Published

on

Izraeli ka kryer sulme ajrore pranë qytetit port sirian të Tartusit, në bregun mesdhetar të Sirisë. Sipas mediave shtetërore siriane, sulmet ndodhen në periferi të Tartusit, pa shkaktuar viktima deri tani. Ushtria izraelite njoftoi se objektivi ishte një vendndodhje ushtarake në zonën Qardah, ku ruheshin armë të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assad.

Këto sulme janë pjesë e një fushate të Izraelit, i cili ka realizuar qindra sulme ajrore në Siri që prej rrëzimit të Al-Assad në dhjetor të vitit të kaluar, për të parandaluar që armët të bien në duar të grupeve armiqësore.

Izraeli ka shkelur marrëveshjen e shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë dhe ka bombarduar vazhdimisht objektet ushtarake siriane, përfshirë zonat e çmilitarizuara. Kjo ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, ku pjesëmarrësit e një konference mbi dialogun kombëtar në Siri riafirmuan kundërshtimin ndaj agresioneve izraelite dhe kërkuan presion nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar këto sulme./UBTNews/

Bota

Rusia paralajmëron Perëndimin: Nëse na sulmojnë, do të përdorim bombën atomike

Published

on

By

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Perëndimit, duke deklaruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast agresioni. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Shoigu theksoi se çdo sulm ndaj Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë, mund të provokojë një kundërpërgjigje bërthamore.

Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike”, tha Shoigu, duke theksuar seriozitetin e pozicionit të ri të Kremlinit në politikën e parandalimit bërthamor.

Ai iu referua ndryshimeve të bëra në nëntor të vitit 2024 në Bazat e Politikës Shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Sipas Shoigut, këto ndryshime i japin Moskës të drejtën për të përdorur armë bërthamore jo vetëm në rast të një sulmi bërthamor, por edhe përballë një sulmi konvencional që paraqet një kërcënim ekzistencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë ose Bjellorusisë.

Rusia po monitoron nga afër përgatitjet ushtarake të vendeve evropiane”, deklaroi Shoigu, duke shtuar se çdo veprim armiqësor nga shtetet e huaja që perceptohet si kërcënim do të trajtohet me “masa simetrike dhe asimetrike për të shtypur dhe parandaluar veprime të mëtejshme”.

Shoigu, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë si ministër i Mbrojtjes përpara se të emërohej në krye të Këshillit të Sigurimit, e konsideroi këtë rishikim të doktrinës bërthamore si një hap strategjik për të forcuar sigurinë kombëtare të Rusisë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

10 të vrarë nga shembja e minierës së arit në Republikën Demokratike të Kongos

Published

on

By

Të paktën 10 njerëz vdiqën në rrënojat e një miniere ari në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, tha sot guvernatori i provincës së Kivu-së Jugore, Douglas Dunia Masumbuko, i cili u emërua nga grupi rebel M23.

Ai i tha Reuters se numri i të vdekurve në minierën Luhihi kishte arritur në 10 dhe mund të rritet duke pasur parasysh numrin e të plagosurve.

Ai fajësoi për incidentin “ndërtimet e pakontrolluara dhe mirëmbajtjen e dobët të puseve të arit” në zonë.

Aksidentet e minierave janë të zakonshme në këtë vend të Afrikës Qendrore, veçanërisht në vendet e vogla artizanale.

Guvernatori Jean-Jacques Pouroussi, i cili ishte guvernator i Kivusë së Jugut përpara se grupi M23 të merrte pushtetin, konfirmoi se miniera ishte shembur, por nuk dha një numër të viktimave.

Rebelët M23 kanë kapur dy qytetet më të mëdha të Kongos lindore që nga janari në një përshkallëzim të një konflikti të gjatë dhe një betejë për kontrollin e burimeve të mëdha minerale të Kongos, tha agjencia.

Continue Reading

Bota

Peskov: Gati të diskutojmë vazhdimin e tranzitit të gazit në Evropë përmes Ukrainës

Published

on

By

Shitja e gazit është një sipërmarrje tregtare dhe kjo është perspektiva nga e cila Rusia e sheh vazhdimin e mundshëm të tranzitit të gazit në Evropë përmes Ukrainës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai deklaroi se kjo është për shkak se kur “ka një shitës gazi, ka edhe blerës të mundshëm”, raportoi Tass.

Nëse blerësit tregojnë interes, nëse rruga e tranzitit do të funksionojë, atëherë, sigurisht, shitësi do të jetë gati të diskutojë të gjitha këto. Askush nuk mohon apo refuzon asgjë”, tha Peskov.

Ai komentoi spekulimet se transferimi i mundshëm i kontrollit të gazsjellësit në Ukrainë në SHBA do të ishte i dobishëm për Rusinë, duke kërkuar që situata me tranzitin e gazit të mos politizohet.

Megjithatë, nëse pronari i ri pranon të nënshkruajë një kontratë me Gazprom, ne jemi të gatshëm të negociojmë gazin tonë, sepse është një çështje thjesht komerciale”, tha zëdhënësi i Kremlinit në një intervistë për revistën franceze Le Point.

Continue Reading

Bota

Të paktën tre të vrarë në Pavlohrad, teksa Rusia i vazhdon sulmet në Ukrainë

Published

on

By

Të paktën tre njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në qytetin ukrainas Pavlohrad, tha guvernatori rajonal të premten.

Ky sulm vjen një ditë pasi një sulm rus me dronë dhe raketa la 12 të vdekur në Kiev dhe pak pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, t’i ndalë sulmet në Ukrainë.

Agresori përsëri kreu një sulm masiv me dronë në rajon”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit qendror të Dnipropetrovskit, duke shtuar se 11 dronë u shkatërruan mbi këtë rajon.

Lysak tha se kanë shpërthyer disa zjarre në qytet, dhe e publikoi një fotografi të një ndërtese shumëkatëshe të kapluar nga zjarri në disa kate.

Ai shtoi se gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, morën tretman në vendngjarje.

Fatkeqësisht, tashmë janë tre të vdekur në Pavlohrad. Ndër ta është edhe një fëmijë”, tha ai në një përditësim të mëvonshëm.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, shtoi ai.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia i ka lëshuar 103 dronë në sulmet gjatë natës në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme në pesë rajone.

Qyteti industrial i Pavlohradit kishte një popullsi prej rreth 100.000 banorësh para luftës. Ai është një qendër e rëndësishme hekurudhore për rajonin e Dnipropetrovskit, pasi e lidh atë me pjesën lindore të vendit.

Qyteti verilindor i Ukrainës, Harkiv, ishte gjithashtu nën sulm me dronë, tha kryetari i bashkisë Ihor Terekhov, duke shtuar se sipas informacionit paraprak, disa ndërtesa private janë dëmtuar.

Sulmi i së enjtes në Kiev e nxiti presidentin amerikan Trump ta kritikojë si rrallëherë Putinin.

Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në Kiev”, shkroi ai Trump, duke shtuar se “nuk ishin të nevojshme dhe nuk duhej që të ndodhnin tani. Vladimir, ndalu. Në javë po vdesin 5.000 ushtarë. Eja ta bëjmë një marrëveshje për paqe”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërpreu një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, për shkak të sulmeve në Kiev.

Nëse Rusia dëshiron një armëpushim, atëherë duhet të ndalë sulme të tilla masive”, tha Zelensky në Afrikën e Jugut para se të nisej drejt Ukrainës./REL/

Continue Reading

Të kërkuara