Lajmet

Izraeli ka shkuar “përtej vetëmbrojtjes”, thotë ministri i jashtëm egjiptian

Published

on

Ministri i Jashtëm i Egjiptit ka thënë se përgjigja ndaj inkursionit të Hamasit të 7 tetorit ka shkuar “përtej vetëmbrojtjes”.

Duke folur në një konferencë ndihme në Paris, Sameh Shoukry tha se ai gjithashtu kundërshtoi çdo përpjekje të Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.

Marrëdhëniet e Egjiptit me Gazën dhe Izraelin kanë qenë thelbësore në lejimin e rrjedhës së ndihmës shumë të nevojshme në enklavë, me kalimin e Rafahut aktualisht i vetmi akses midis Gazës dhe botës së jashtme.

Izraeli ka mbyllur kufijtë dhe vendkalimet e veta me Gazën, siç është Karem Shalom, dhe ka vendosur një rrethim në zonë që nga 9 tetori./UBTNews/

Lajmet

Rama: Buxheti për vitin 2025 po sabotohet, kërkojmë zgjidhje alternative

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas dështimit të seancës së Kuvendit Komunal, ka deklaruar se buxheti i kryeqytetit për vitin 2025 po përballet me pengesa serioze.

Sipas tij, ndonëse buxheti është votuar që në dhjetor 2024 dhe është planifikuar për projektet madhore të qytetit, Parlamenti i Kosovës ende nuk ka miratuar atë.

Rama akuzoi institucionet për shmangie të vazhdueshme dhe tentim sabotimi. “Do të vazhdojmë të punojmë me projekte të reja dhe të kërkojmë fonde nga instanca të tjera”, u shpreh ai.

“Buxhetin e dini që ne e kemi votuar në dhjetor të vitit 2024, i cili është planifikuar për të gjitha projektet madhore të kryeqytetit. Kemi kërkuar që atëherë që Parlamenti i Kosovës ta miratojë, por asnjëherë nuk është ftuar seanca. Tani kemi një çështje tjetër që ende nuk është konstituar. Ne kemi shqyrtuar në mënyrë ligjore se si Ministria e Financave të kërkojë buxhetin, e kemi kërkuar tashmë dy herë, por është shmangur. Tani ne duhet të gjendemi në mënyra të ndryshme, duhet t’i gjejmë fondet përmes projekteve të reja. Është tentuar të sabotohet edhe buxheti, por ne kemi arritur që të bëhet. Nuk po shfrytëzohet mundësia që buxheti i vitit 2025 të aprovohet. Ne vazhdojmë me projektet, nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë instanca të tjera”, tha Rama.

 

Continue Reading

Lajmet

Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Published

on

By

Maurizio Antonini do të jetë ambasadori i ri i Italisë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “X”.

I nderuar që të marr detyrën e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur që të fuqizoj lidhjet mes dy shteteve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe për hir të perspektivës së Prishtinës për integrim evropian”, citohet se ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Bllokada e Kuvendit po pengon dorëzimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe ndarjen e granteve komunale

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se moskonstituimi i kuvendit ka pasoja edhe në procese tjera.

Sipas tij në mungesë të një kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Murati ka përmendur edhe komisionin për Grante Komunale.

Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.”

Murati thotë se është e domosdoshme që opozita “të heqë dorë nga bllokada”.

Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në Shkup: Prindërit e viktimave në Koçan kërkojnë përgjigje

Published

on

By

Një marshim proteste po mbahet në Shkup nga familjet e viktimave të zjarrit në diskoteken Puls në Koçani, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u plagosën pothuajse 200 të tjerë.

Familjet po kërkojnë përgjigje rreth ngjarjeve të asaj mbrëmjeje fatale më 16 mars dhe se si po zhvillohet hetimi.

Tubimi filloi para zyrës së prokurorit dhe demonstruesit do të kalojnë Sheshin Maqedonia për të arritur te Parlamenti.

Hetimi tregoi se në 13 vitet e funksionimit, diskoteka nuk i është nënshtruar inspektimit. Në këtë rast, dyshohen 59 persona, përfshirë 14 oficerë policie dhe tre persona juridikë.

Ky është marshimi i pestë i prindërve dhe të afërmve të viktimave, katër të mëparshëm u mbajtën në Koçan.

 

Continue Reading

Të kërkuara