Lajmet

​Izraeli akuzon Hamasin se fshihet pas palestinezëve

“Të gjithë po vuajnë nga kjo organizatë…”

Publikuar

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Peter Lerner, tha për ‘BBC Breakfast’ se “Hamasi fshihet pas palestinezëve”.

Lerner thotë se është “një tragjedi njerëzore në të dy anët. Kjo është një nga arsyet pse Hamasi duhet të largohet. Të gjithë po vuajnë nga kjo organizatë”, shkruan BBC

Ai akuzon Hamasin për vendosjen e “të gjitha aftësive të tyre në arenën civile”, duke përfshirë “dronë shpërthyes në çatitë e shtëpive” dhe “hedhjen e raketave nga jashtë objekteve të OKB-së”.

Ai gjithashtu thotë se më shumë se 7 mijë raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael që nga data 7 tetor.

Më parë, Lerner tha se Hamasi po përdorte spitalet në Gaza si “pozicione komanduese, terrene për skenë dhe mburoja njerëzore”.

Lajmet

​Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim për dëmet e shkaktuara nga sekuestrimi i pronës ruse në SHBA.

Dekreti që përmban dispozitën përkatëse u publikua në portalin qeveritar, i cili udhëzoi qeverinë e vendit të vendoste një procedurë të veçantë për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj Rusisë dhe Bankës së saj Qendrore nga qeveria amerikane ose vendimet gjyqësore.

“Qeveria e Federatës Ruse, brenda një periudhe katërmujore, siguron futjen e ndryshimeve në legjislacionin e Federatës Ruse që synojnë zbatimin e këtij dekreti”, thuhet më tej në document. /AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

Publikuar

nga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën.

Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, vendimi është marrë më 17 maj nga trupi gjykues i cili kishte konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë vepra të tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 17 maj, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës, duke konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se z. Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues vendosi gjithashtu se vetëm në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara mund të kryhet mbikëqyrja e efektshme e komunikimeve të të akuzuarit”, tha Griep.

Gjatë konferencës për informimin javor të DhSK-së, Griep tha se është konstatuar se ekziston rreziku që Shala mund të bëjë kërcënime andaj edhe masa e paraburgimit për atë vazhdon të jetë e arsyeshme.

“Trupi Gjykues rikujtoi se të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria kanë dhënë dëshmi dhe se janë paraqitur prova shtesë të cilat mund të jenë inkriminuese. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues vendosi se ekzistonte rreziku se z. Shala mund t’i realizojë kërcënimet e bëra më parë, veçanërisht duke pasur parasysh atmosferën e përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë. Duke qenë se gjykimi po përparon pa vonesa të papërligjura, Trupi Gjykues konstatoi se koha që i akuzuari ka kaluar në paraburgim vazhdon të jetë e arsyeshme”, tha Griep.

Ndërsa, për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Griep tha se janë miratuar redaktime të sugjeruara nga palët në procedurë për transkriptet e versioneve publike për katër dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi vitin e kaluar.

“Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, më 16 maj, Trupi Gjykues miratoi redaktimet e sugjeruara nga Prokuroria, Mbrojtësi i Viktimave dhe Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve për transkriptet e versioneve publike me më pak redaktimeve të katër dëshmitarëve të cilët dhanë dëshmi nga fundi i vitit të kaluar. Trupi Gjykues urdhëroi gjithashtu që disa pjesë shtesë të transkriptit të riklasifikohen si publike. Ky proces është pjesë e rishikimit periodikisht të transkripteve dhe parashtrimeve për të garantuar që proceset të jenë sa më publike”, tha Griep.

Ajo gjithashtu njoftoi edhe për ndryshimin që bëri Prokuroria sa i takon listës së dëshmitarëve.

“Pas një urdhri të lëshuar nga Trupi Gjykues më 21 shkurt, Prokuroria dorëzoi një njoftim për ndryshim të dëshmitarëve’ për ta thjeshtuar listën e dëshmitarëve të saj. Sipas parashtrimit, Prokuroria nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e 10 dëshmitarëve dhe do të kërkojë leje për të parashtruar me shkrim dëshmitë e 13 dëshmitarëve, në vend se t’i thërrasë të japin dëshmi në sallë të gjyqit. Prokuroria konfirmoi se do të vazhdojë të rishikojë rregullisht listën e dëshmitarëve dhe bëri me dije se ata do të mund të japin një njoftim për ndryshime shtesë në tetor të këtij viti”, tha Griep.

Griep shtoi se me 22 maj, trupi gjykues ka pranuar në prova deklaratat e pesë dëshmitarëve e po ashtu edhe dy të tjerëve pjesërisht./Betimipërdrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia shpall në kërkim Enver Sekiraqën

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën pasi i njëjti javën e kaluar është arratisur nga arresti shtëpiak.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacione rreth vendndodhjes së tij.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Javën e ardhshme takohen liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë

Publikuar

nga

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohen javën e ardhshme në Seul, për të parën herë në bisedime trepalëshe pas më shumë se katër vjetëve, ka njoftuar të enjten presidenca jugkoreane.

Nga zyra e Yoonit, është bërë e ditur se takimi trepalësh mes presidentit jugkorean Yoon Suk Yeol, kryeministrit kinez Li Qiang, dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, pritet të mbahet të hënën në Seul.

Megjithatë përpjekjet e fqinjëve aziatikë për të arritur bashkëpunimin në mes vete ka hasur në pengesa shpesh herë, për shkak mosmarrëveshjeve historike që burojnë nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe garës strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Japonisë u përkeqësuan rëndë për shkak të çështjeve që shkaktoi kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia, edhe pse këto marrëdhenie u përmirësuan dukshëm prej vitit 2023, kur arritën të lënë pas atë histori për të përforcuar bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta, përfshirë këtu edhe programin e avancuar bërthamor të Koresë së Veriut. Por arsenali në rritje bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim të madh për sigurinë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Ndërsa Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut dhe furnizuesi më i madh sa i përket ndihmave, dyshohet se po shmang zbatimin e plotë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe atë po e ndihmon fshehurazi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara