Kronikë e zezë

Iu gjendet kokainë, arrestohen tre persona

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Published

on

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Tetovë, pasiqë gjatë kontrollit, i është gjetur kokainë.

Siç është informuar personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

“Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë”, është bërë e ditur nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron katër armë zjarri në Prizren, dyshohet se u përdorën në gazmende familjare

Published

on

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit, në kuadër të disa operacioneve të ndara që synojnë parandalimin e përdorimit të armëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Sipas Policisë, gjatë javës së kaluar në Prizren dhe Suharekë janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Në dy raste, armët janë konfiskuar pas informacioneve të pranuara nga qytetarë anonimë, të cilët kishin raportuar për të shtëna me armë në gazmende familjare.

Në tre nga katër rastet, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se të shtënat me armë në ahengje dhe gazmende familjare nuk do të tolerohen dhe se do të vazhdojë veprimet për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

1,517 gjoba dhe 48 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 13 deri më 19 korrik 2026, ka shqiptuar 1,517 gjoba kundërvajtëse për shkelje në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për rritjen e sigurisë në trafik dhe ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara