Sport

Italia në telashe para ndeshjes me Spanjën

Ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 20:45 në mitikun “San Siro”.

Published

on

Italia ka nisur mbrëmjen e djeshme grumbullimin për fazën finale të Ligës së Kombeve, pasi do të përballet me Spanjën të mërkurën në mbrëmje në “San Siro”, megjithatë trajneri Roberto Mancini nuk mund të jetë aspak i qetë.

Fillimisht “të kaltrit” humbën sulmuesin titullar Ciro Immobile, i cili u dëmtua në sfidën e Europa League ndaj Lokomotivës së Moskës të enjten në mbrëmje dhe trajneri thirri për ta zëvendësuar, Moise Kean nga Juventusi.

Mbrëmjen e djeshme është dëmtuar gjithashtu edhe Matteo Pessina, mesfushori 24-vjeçar i Atalantës, që gjatë Europianit nuk ishte një titullar, por pati rezultuar shpesh vendimtar me aktivizimin e tij nga pankina.

Edhe Pessina nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren italiane, ndërsa trajneri Roberto Mancini po mendon se me cilin do ta zëvendësojë 24-vjeçarin dhe favorit për momentin është mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, që po bën mjaft mirë në këtë fillim sezoni.

Lista paraprake e Mancinit kishte në përbërje të gjithë kampionët e Europës, me përjashtim të Spinazzolës së dëmtuar, që u zëvendësua nga kapiteni i Romës, Pellegrini. Itali-Spanjë do të luhet të mërkurën në orën 20:45 në mitikun “San Siro” dhe skuadra fituese do të kualifikohet për në finale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Belgjikë-Francë.

Sport

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Futboll

Published

on

By

Sot fillon zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës 2026/27, përballja do të jetë mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të cilët do të hapin kampionatin.

Drenicasit do t’i presin gjilanasit në sfidën që do të filloj nga ora 16;30, kjo do të jetë ndeshja e parë dhe e vetme që do të zhvillohet sot.

Më pas java e parë do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën.  /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Dominim i plotë i Dritës: Përmbushjes së objektivit evropian i mbetet vetëm edhe një hap

Published

on

By

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka siguruar me sukses kalimin në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mposhti thellë me rezultat 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këtë triumf bindës dhe me rezultatin e përgjithshëm 9:1 nga të dyja ndeshjet, gjilanasit bëjnë një tjetër hap të madh drejt përsëritjes së suksesit për kualifikim në fazën e ligës. Në raundin e ardhshëm play-off, Drita do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, një kundërshtar që e ka mposhtur edhe në edicionin 2020/21.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet u dominua tërësisht nga vendasit që nga minuta e parë, ku pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3:0 falë dy golave të mesfushorit francez Kemehlo Nguena dhe një penalltie të realizuar nga Arb Manaj.

Me të nisur pjesa e dytë, zëvendësuesi Mike Arthur çoi shifrat në 4:0, ndërsa sulmuesi Arb Manaj vulosi fitoren e thellë me golin e tij të dytë personal në minutën e 60-të. Kjo sfidë shënoi edhe rikthimin fitues në stol të trajnerit Ardian Nuhiu, i cili u shpreh i kënaqur me karakterin e ekipit, por nëgjiroman theksoi se fokusi i menjëhershëm i skuadrës do të jetë ndeshja e së dielës në Superligë kundër Llapit, përpara se të mendojnë për përballjen evropiane ndaj ekipit nga Andorra. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara