Sport

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Madje javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Published

on

Italia vazhdon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Evropës dhe mesjava në kompeticionet evropiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamasit janë në rrugën e duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Ndërkaq ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League./UBTNews/

Lajmet

Si e bindi Ronaldo Joao Felix-in të kalojë te Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është pranë transferimit te skuadra saudite Al-Nassr dhe pas këtij vendimi qëndron një emër i njohur Cristiano Ronaldo. Sipas raportimeve të fundit nga “Foot Mercato”, pikërisht kapiteni i Portugalisë ka pasur një rol kyç në bindjen e Felix për të lënë pas aventurën e shkurtër në Premier League dhe për të nisur një kapitull të ri në Ligën Profesionale Saudite.

Felix, 25-vjeçar, është afër të firmosë me Al-Nassr për një shumë fillestare prej 26 milionë funtesh (rreth 35 milionë dollarë). Skuadra nga Riadi do të bëhet shtëpia e tij e re, ku ai do të ribashkohet me Ronaldon, me të cilin ndan jo vetëm kombësinë, por tani edhe fushën e lojës.

Raportohet se Ronaldo, 40 vjeç, ka përdorur një argument të fuqishëm për ta bindur ish-sulmuesin e Atletico Madrid, e që duket se ka qenë bindës për Felix, i cili pas një periudhe të vështirë te Chelsea dhe një huazimi të shkurtër te AC Milan, është në kërkim të stabilitetit dhe rritjes si lojtar.

Ylli i Al-Nassr thuhet se e ka siguruar Felix-in se luajtja së bashku në nivel klubi do të krijojë një mirëkuptim më të madh mes tyre në fushë, veçanërisht për sezonin e ardhshëm që përfshin deri në 40-50 ndeshje të mundshme.

Kjo, sipas Ronaldos, do të ndikojë drejtpërdrejt në harmoninë e skuadrës përfaqësuese të Portugalisë dhe do të rrisë shanset që të dy të jenë pjesë kyçe e formacionit të Roberto Martinez në Kupën e Botës 2026.

 

Continue Reading

Lajmet

​Gresa Bakraçi shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik

Published

on

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.

Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, që përveç dy medaljeve ballkanike, ka thyer edhe dy rekorde kombëtare në këtë periudhë të shkurtër.

“E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme,” është shprehur Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Gresa Bakraçit si një nga sportistet më të dalluara të Kosovës në atletikë, dhe një model frymëzimi për gjeneratat e reja.

Continue Reading

Lajmet

​Chelsea kryeson garën për Simons

Published

on

Chelsea po bën përparim në përpjekjet e tyre për arritur një marrëveshje me Xavi Simons kanë njoftuar mediat britanike.

Në raportime thuhet se kushtet janë kryesisht të dakorduara tani me Blues e që janë gati të bëjnë një ofertë të parë zyrtare pas diskutimeve me RB Lajpcig.

Arsenali dhe Bayern Munih thuhet gjithashtu se po e ndjekin situatën, por është Chelsea i vetmi klub në negociata serioze.

Continue Reading

Lajmet

​Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Published

on

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë.

“Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë. Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”-tha ai.

Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli duke shtuar se De Laurentiis i bëri një shërbim të keq dhe se fyerja më e madhe ishte që nuk i lejuan të parakalonin me autobus pas Scudetto-s.

Continue Reading

Të kërkuara